Home / Histori / ATDHEU!

ATDHEU!

Se dashuria për ATDHEUN/MËMËDHEUN lindi në tokat Arbërore (PELLAZGO-ILIRE) kjo nuk mund të kontestohet nga asnjë historian i Botës.
Gjuha më e lashtë e Botës është PELLAZGJISHTJA – ILIRISHTJA = SHQIPJA (sipas Historianëve më të famshem Botëror).
Shprehja me e njohur nga Pellazgishtja është ajo e Atit “ATI”- BABËS. Shprehja e dytë më e njohur nga Pellazgishtja është ajo e Dheut “DHEU”, që duke u kombinuar së bashku e përbëjn Atdheun shprehjen më të bukur të botës “AT-DHE”!
Për të vërtetuar se shprehja e ATIT dhe DHEUT është më të lashtat në botë, e marrim një shembull të thjeshtë. Këtë e dëshmon Kisha kristiane me librat e saj (dogmat fetare) BIBLEN, ku Jezusi – Profeti i kristianeve (para 2000 vjetësh) i drejtohet Zotit të tij me shprehjen “ATI”!
Në Latinishte u munduan t’a ndryshojnë pakëz këtë shprehje Pellazge, duke e quajtur Atdheun – Patriam. Por edhe në Latinishte prap kjo shprehje tingëllon shqip: Patri – ATI – am – JEM ose IM – ATI IM -.
Më vonë këtë shprehje që lidhë dashurinë për prindin dhe tokën që e kombinuan Pellazget (paraardhësit tanë) e huazuan edhe popujt e tjerë, ashtu siç formuan gjuhët e tyre pas neve e sidomos duke u bazuar në gjuhën tonë.
Gjermania – Vaterland – Vater (Baba) Land (Dheu) – Atdheu ose Dheu i babës.
Franca – Patrie – Dheu, që rrjedh nga Latinishtja e modifikuar nga Pellazgishtja – PATRIM – Ati Im.
Anglishtja – Fatherland – Father (Baba) Land (Dheu) – Atdheu ose Dheu i babës.
Italisht – Patria – Patri (Baba) që prap rrjedh nga Latinishtja e modifikuar ose e vjedhur nga Pellazgishtja PATRIAM – Ati im.
Nuk nevoitet shumë filozofi për të kuptuar lashtësinë tanë, e as dashurinë për Atdheun që na e lanë amanet paraardhësit tanë, por është e dhimbshme që sot Dashuria për Atdheun është e rrallë. Është aq e dobët kjo dashuri për Atdheun nga populli ynë saqe çdo ditë e vjedhim Atdheun, e lendojmë atë, votojmë hajdutë për ta vjedhur e shitur Atdheun. E gjithë kjo sepse kemi filluar të tjetersohemi.
Rroftë ATDHEU ynë!
Rrofshin edhe shqiptaret që e duan Atdheun mbi të gjitha!

About admin

x

Check Also

Avni Dehari, ‘feniksi shqiptar’, flet për MekuliPress: “Vendi i parë, pa një dallim të madh nga i dyti, do t’i ngjante fitores së Pirros me dëme të mëdha për Kosovën. Fitorja e madhe që po vie është garantuese e mosminimit si në të kaluarën e themeleve të qeverisë së re, që do të dalë si vullnet i popullit.”

January 20, 2021 Është ky Avni Dehari, humanisti, poeti, kritiku, këshilltari dhe ...