Home / Opinion / Baci Fadil është një shembull tipik!

Baci Fadil është një shembull tipik!

Baci Fadil është një shembull tipik se, dashuria për truallin e vjetër, të gjyshërve tanë, nuk shuhet asnjëherë. Ai, pas një gjysëm shekulli qëndrimi në Prishtinë, kohën më të madhe e kalon në Llapushnik, në një vend pitoresk, ku ka ngritur një shtëpi, një pemishte me lloje të ndryshme pemësh dhe kopshtin me perime nga më të ndryshmet. Përveç tij dhe bashkëshortes, takova edhe dy djemtë dhe mbesat. Nuk munguan birrat “Peja”, djathë i mirë dhie dhe muhabet. Jo rastësisht i bëra foto edhe një lisi 200 vjeçar dhe ambientit përreth. Fadil Sopi është njëri ndër themeluesit e Shoqatës së Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve të Kosovës “Prishtina” me një veprimtari mjaft të suksesshme në këtë sport dhe aktivitet rekreacioni.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...