Home / Opinion / Nuk duhet të frigohemi nga e vërteta

Nuk duhet të frigohemi nga e vërteta

Se kildebilledet

Afrim Morina

          Hegeli thot:-“Njerëzit e lindin kohën dhe koha i lindë njerëzit”

            Nëse nisemi nga ky mendim, që nëpër kohë është arsyetuar, si mendim fillozofik e politik, atëherë duhet shikuar edhe realitetin historik që ka ndodhur te ne, të paktën, që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore. A e kemi përfillur këtë logjikë në trajtimin e historisë kombëtare? Nuk është përfillur!

            Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Akademi e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Instituti i Historisë, ka qenë dashtë ta krijojë një grup punues, nga histroan, politikolog, sociolo, shkrimtar, ushtarak dhe fushave tjera të jetës, që do të merreshin me këtë moto, për të arritur në fund, deri në themelimin dhe luftën që ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovë. Kjo nuk ka ndodhur për shkaqe politike, të zhytur në llumin e historisë dhe humbëtirave të kohës. Ajo i bënte dhe bënë argatin e politikës pansllave.

Parmimi i parë

            “Njerëzit e lindin kohën”, përkon me ata të cilët e kuptuan tradhëtinë që i bëhej nga Jugosllavia në mbarim të LDB. Ata do ta vënë jetën dhe gjithë familjen, në rrezik për t’ua bërë të ditur bashkombasve të vet, se po tradhëtoheshin, prandaj duhet mobilizuar për një luftë shlirimtare. Dikush do të vritet, dikush do të burgoset, dikush do të interrnohet, dikush do të dali jashtë kufijëve, në Shqipërinë londineneze e vende të ndryshme. Një pjesë bukur e madhe do të qëndrojë brenda dhe do të luftojë tërë jetën, edhe pse do të burgoset disa herë. Kjo kategori do ta sjell vitin 1968 dhe do të vazhdojë, kush më shumë e kush më pak, duke i shtuar radhët, për të arritur në vitin 1990. Të pa knaqur me politikën e automisë substanciale, që udhëhiqej nga LDK-ja, përpjekjet do të vazhdojnë, për ndryshimin e këtij kursi dhe do të lind viti 1994 (17 Nëntor), datë kur do të themelohet UÇK-ja. Edhe pas përfundimit të kesaj lufte, një pjesë që nuk u pajtuan me frytet dhe mundësit egzistuese në teren, për të përfituar më tepër se Rezolutën 1244, vazhduan e vazhdojnë përpjekjet për të lindur një kohë tjetër. Kjo ketegori e njerëzve ka emrim VETERANËT E REZISTENCËS KOMBËTARE, që askund nuk përmenden dhe nuk trajtohen, jo vetëm ligjërisht, por as që përfolët për ta. Pa këtë kategori nuk do të ishim në asnjë kohë, të cilat i përmenda më lartë. Pse ndodh kjo? Në të gjitha kohët, “fitimtarët” mundohen të marrin meritat e tyre, duke ia atribuar vetës. Histriria ka dëshmuar, jo vetëm e jona, por kudo në botë, se veteranët e rezistencës kombëtare kanë lënë gjurmët e veta dhe këto gjurmë nuk ka arritur t’i shlyej askush, nuk do të mundën t’i shlyejnë as sot. Meritë e kësaj kategorie është edhe lindja e UÇK-vës, që do të nxjerri në skenë emrat e rinjë në udhëheqëje

Parimi i dytë

“Koha i lind njerëzit” është deshmuar, për të gjitha kohët që i përmendëm më lartë. Pra, janë ndruar udhëheqësit, varësisht nga krijimi i situatve të krijuara, por, gjithnjë të ardhur me “parashutë” nga Serbia dhe jashtë saj, kryesisht nga strumbullari i politikës pansllave- Franca, për të ruajtur Rusinë, që të mos diktohet ndikimi i saj i drejpërdrejtë, në këtë nënqiell. E vetmja shpresë e popullit, se jemi në rrugë të mbarë, është dalja publike e UÇK-së, me njerëz të rinjë.

Po të ishte përfill ky mendim i Hegelit, sot nuk do të kishim përplasje të kohëve, për trajtimin e problemeve histrorike. Nuk do të kishim titular të veteranëve ata të cilët kanë fyer, kanë propagandaur, kanë ngritur akakuza, kundër kësaj epoke, kundër këtyre luftëtarëve të lirësë.

Ku çalon trajtimi i kategorive të luftëtarëve të lirisë, dëshmorëve të kombit, invalidëve të luftës, viktimave civile dhe viktimave të dhunës?

Gabimi i parë:

Nëse me ligje duan të trajtojnë epokën e UÇK-së, atëherë ajo ka ditëlindjen e vet (themelimin), pra, datën 17 Nëntor të vitit 1994 dhe ditën e shëndrrimit të saj në TMK. Njohësit e mirë të rrethanave politike dhe ushtarake, do ta trajtonin brenda kësaj kohe, vlerën dhe meritat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe brenda kopertinave të ligjeve, do të trajtoheshin të gjithë ata që kontribuan në rritën e dhe fitorën e saj.

Duke mos i përfillur këto fakte, kemi edhe kuindërthënie dhe në shprehje vijn mercenarët e kësaj epoke të lavdishme, para veteranëve të vërtetë.

Gabimi i dytë

Ligjiet apo ligji për të cilin po debatohet, duhet ta merr këto data dhe brenda tyre të trajtojë vlerën. Se ka vler UÇK-ja askush nuk mundët ta kundërshton, por vlera duhet nxjerr nga dokumentet arkivore, e jo me teke e marrëshveshje (J.Krasniqi- I. Beqiri), për rehabilitimin e gjithë luftës propaganduese kundër shlirimtarëve, edhe me gazetën “Bota sot”, edhe me pamfletin e propagandës, buletimin e nxjerr nga “vijat e frontit”, të FARK-ut, për t’i dinigruar, poshtruar, përbuzur, lufttëtarët e UÇK-së, duke dalur haptas në anën e propagandës së Millosheviqit.

Nëse arrihet të ketë një ligj të tillë, ateherë duhet të ketë edhe pjesën përfundimtere, denimet për gjithë ata të cilët përçmojnë atë kohë, për të gjithë ata që mundohen ta poshtërojnë atë kohë (që, sot mund ta vërejmë në librat shkollor, kur shkruhet për UÇK-në dhe luftën e saj) të gjithë ata të cilët janë deshmitar të rrejshëm në procese gjyqësore për atë kohë dhe mos të harrojmë, se duhet denuar edhe hetimin e bërë nga LDK-ja për gjenocid dhe terrorizmin që e ka “bërë” UÇK-ja gjatë luftës. Nëse arrijm për të kodifikuar këto, vlera e UÇK-së del vetvetiu dhe nuk ka pse të merret me mbrojtjen e bëmave të veteranëve të UÇK-së, pas nënshkriunit të shëndrimit në TMK. Këtu mbaron imuniteti i veteranëve dhe pas kësaj kohe duhet trajtuar si gjithë qytetarët. Dallimi duhet të jetë ne beneficione, ato që mundet t’i mbuloj shteti.

Një ligj i till duhet bazuar në strukturat komanduese të UÇK-së, me të gjitha drejtoratet e saja, duhet trajtuar të gjiths strukturat komanduese të Zonave Operative dhe njësiteve tjera të UÇK-së. Nuk duhet lënë manipulim për emra e struktura paralele, të cilat sikur të kishin pasur teren veprimi, do të delnim me emblemen e FARK-ut dhe do të na ndodhte sikur në Bosne e Hercegovin.

Vlera dhe merita duhet të jetë për të gjithë ata, që themeluan, ndihmuan në rritën e saj dhe që edhe sot mbrojnë frymën dhe frytet e saja

Pse kemi ardhur në ketë gjendje sot?

Ligji për familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve ka krijuar huti dhe anashkalim të së vërtetës, mu pse nuk është përfillur epoka e veprimt të UÇK-së. Për këtë kam shkruar edhe herve tjera, kur është ngritur si çështje. Kjo ka mundësuar që të rehabilitohen të gjithë, madje Shtabi i Përgjithëshëm i UÇK-së, na del si operativë e Qeverisë Bukoshi dhe Komandantit të saj Ibrahim Rugova. Ky gabim i kodifikuar, nuk le hapësirë për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, me një ligj të veçantë. Këtu u përfshin edhe një numër bukur i madh i veteranëve, madje edhe udhëheqës të Shtabit të Përgjithëshëm, që ky ligj të marri dritën jeshile, në Kuvendin e Kosovës Edhe këta duhet dhënë përgjegjësi juridike e histrorike, pse ranë në këtë nivel përçmues të së vërtetës historrike, pra, përbuzjes së vlerave të UÇK-së. Kjo i bie, që edhe kjo kategori duhet denuar për fshehjen e së të vërtetës dhe mundësinë e kodifikimit, që brenda tij të përfshihen edhe denoncuesit, denigruesit, shpifarakët për UÇK-në, si “Dorë e zgjatur e Serbisë, si e frustuara e saj, si gjenodicialja dhe terorriste, kundër popullit të pambrojtur”.

Veteranët e rezistencës kombëtare dhe ata të UÇK-së, e kanë për mision mbrojtjen e vlerave të UÇK-së dhe duhet të jenë më të zëshëm, e, jo të kërkojnë mbrojtjen e vet, për bëmat pas themelimit të TMK-së. Ky Ligj në diskutim, poqese nuk i ngërthen të vërtetat e cekura më lartë, nuk do të jetë Ligj për ruajtjen e vlerave të UÇK-së, por do të krijoj një hendek edhe më të thellë, në degradim e së vërtetës. Ndërsa Ligji për dëshmorët… ka krijuar hendek shumë të madh, sa vështirë që ky Kuven ta zhbëjë, për t’i dhënë dritë jeshile Ligjit për vlerat e UÇK-së, në kohën e nodhur, hapësirën e veprimit, “mbarimit” zyrtar të misionit të vet dhe të ngërthej në vete edhe sanksionet e përmendura më lartë.

Është një mendim fillozofik, nuk di ku e kam lezuar, për politikanët:- “Politikani për pesë minuta ngrit përmendorën e vet, por, edhe për pesë minuta e rënon atë, me bëmët e veta”. Ky mendim duhet të jetë rrugërrëfyes për veteranët, për politikanët, për intelektualët, për ta mundur të keqën, për ta mundur padrejtësinë, për ta ndriquar epokën e veprimit të tij, për të qenë faqebardhë në histrorin e kombit të vet.

Prishtinë, 14.08.2020

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...