Home / Histori / “Unë e braktisa Parlamentin e ndyrë turk! – Hasan Prishtina

“Unë e braktisa Parlamentin e ndyrë turk! – Hasan Prishtina

Hasan Prishtina
Se kildebilledet
Ismet Sopi
Selanik, 13 gusht 1933
“Të dashur vëllezër!
Nata pesëqindvjeçare aziatike po kalon. Perandoria e kalbur po shembet. Fuqitë e mëdha evropiane po bëjnë plane djallëzore. Fqinjët grabitqarë po i mprehin thikat për të na rënë pas shpine. Populli ynë gjendet para një fataliteti. Nga çdo anë na kanoset rreziku. Të bëhemi syçelë e vigjilentë. T’u dalim zot trojeve tona stërgjyshore. T’i mbrojmë qysh i kemi mbrojtur gjithmonë, me gjak. Këtë mund ta bëjmë vetëm të bashkuar, si një grusht i vetëm.
Unë e braktisa parlamentin e ndyrë turk.
…E pata paralajmëruar haptas parlamentin turk: Po nuk u përmbushën kërkesat tona, do të plasë revolucioni. E ndër të parët që do t’i rrok armët do t’jem unë. Si sinjal të kryengritjes e pata lënë: “Kur t’i mbathi opingat e të dal në Drenicë”. Dhe, e mbajta fjalën. I shita të gjitha magazet e mia në Shkup, se na duhen para, dhe erdha këtu. Sot, në kullën e këtij trimi besnik po e ngrisim flamurin e lirisë, atë të Skënderbeut dhe po i shpallim luftë TURQISË”.
(Pjesë të shkëputura nga fjalimi i Hasan Prishtinës në Kullën e Ahmet Delisë – Prekaz)

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...