Home / Opinion / Bejruti dhe Katedralja

Bejruti dhe Katedralja

Përsëri një shembull nga rrafshi planetar ku dëshmohet se mediat po ndërtojnë mendimin se egzistojnë njerëz, kultura e popuj të mëdhenjë, më më vlerë, më të rëndësishëm e më të vecantë, e në anën tjetër po krijojnë bindje se ka njerëz, kultura e popuj të vegjël, të pavlerë e të pa rëndësi fare!
1. Djegja e Katedrales në Paris (Europë) ishte në vëmendje të vazhdueshme të medias botërore. Reportazhi u bë nga pikëpamja e një tragjedie planetare me pasoja të mëdha për kulturën, artin dhe historinë planetare. Lajmi kishte përmbajtje logjike, përpos asaj emocionale.
Si pasojë edhe solidariteti ishte planetar e i paparë; Filantropë, biznismenë, Qeveri e organizata të ndryshme botërore u organizuan, me shumë të drejtë, për ta rindërtuar Katedralen në Europë.
Pamë në media se zjarri shkatërroi Katedralen por, fatbardhësisht, asnjë viktimë në njerëz.
2. Në anën tjetër të botës, një qytet i mrrekullueshëm bregdetar (Lindja e Mesdheut), u shkatërrua nga shpërthimi si pasojë e papërgjegjësisë së politikanëve të korruptuar. Janë mbi 300 viktima; bebe, fëmijë, të rinjë e pleq që janë bërë shkrumb e hi. Ka të lënduar, janë me mijëra… U shkatërruan spitale, shkolla, shtëpi, ujësjellës e monumente kulture.
Por në këtë tragjedi, me plot viktima në njerëz, patëm lajme me më pak thirrje për solidaritet, pamë reportazhe më me pak logjikë, e më me pak sockulturë, për popullin e djegur në Bejrut sesa me Katedralen e djegur në Paris.
Dëgjuam, poashtu edhe e pamë në televizor, se si media planetare, kishte një përqendrim të një lajmi skajorë, të pa patos, të pa histori e kulturëpak për ca njerëz “emocional, të shkretë e të varfër” që egzistojnë në një cep të trazuar të botës.
Lexuam më shumë lajme, nisur nga pikëpamja e një gazetarie senzacionale e konfliktuoze, se sa lajme të një tragjedie me pasoja të mëdha për jetën e njeriut në Bejrut, diku largë, atje jashtë Europës e Perëndimit!
Kjo qasje e medias planetare ta kujton “Orientalism” e Edward Said.
Pakgjë ka ndryshuar në botën e medias, fatkeqësisht!

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...