Home / Opinion / DISA SQARIME PER SIMPATIZANTËT DHE MBËSHTETËSIT E PARTISË KOMUNISTE TË SHQIPËRISË:

DISA SQARIME PER SIMPATIZANTËT DHE MBËSHTETËSIT E PARTISË KOMUNISTE TË SHQIPËRISË:

Gjon Bruci
Shpesh herë, në faqet e F/B, ka patur komente, verejtje e sugjerime, nga miq e shokë të ndryshëm, për punën e pamjaftueshme të komunistëve të sotëm, në organizimin dhe realizimin e luftës kundër sistemit borgjezo-kapitalist në vendin tonë. Verejtjet e tyre kanë qenë e janë të drejta, por duke qenë jashtë radhëve të Partisë Komuniste, në disa raste verejtjet e tyre të drejta, shpesh herë i adresojnë jo saktë, apo në mënyrë të përgjithshme:
1 – Pak histori për Lëvizjen komuniste të pasviteve nëntëdhjetë në vendin tonë:
Vetëm tre muaj nga Kongresi i 10-të i PPSH, që u shndërrua në P S SH (Qershor 1991), dhe pikërisht më 10 shtator 1991, Hysni Milloshi me disa shokë, ish anëtar të PPSH, ose jo, riorganizuan Partinë Komuniste të Shqipërisë, mbi bazat politike, ideologjike dhe organizative të PKSH (PPSH), të themeluar dhe të udhëhequr nga shqiptari i Madh Enver Hoxha. Me ardhjen në pushtet të PD dhe Sali Berishës (22 mars 1992), PKSH u nxor jashtë ligjit, duke e detyruar PKSH-në ta realizojë aktivitetin e saj ilegalisht, si në vitet e fashizmit. Megjithatë, ajo nuk e pushoi aktivitetin. Përveç të tjerave, në ilegalitet të thellë, kur disa prej anëtarëve të saj edhe u burgosën, PKSH zhvilloi dy Kongrese të rëndësishme; Kongresin e PKSH dhe të Rinisë Komuniste “Qemal Stafa: Në vitin 1998, PKSH-së iu dha e drejta ligjore e veprimtarisë politike si gjithë partive të tjera të pluripartitizmit shqiptar. Qysh nga kjo kohë e gjer më sot, PKSH, e organizuar dhe e shtrirë në të gjitha rrethet e vendit, nuk e ka pushuar asnjë minutë veprimtarinë e saj politike, në kushte tepër të vështira të përndjekjes se aksesorëve të shtetit, të sulmit të partive të tjera, qofshin edhe të opozitës, të medias së shkruar e vizive, dhe të elementëve reaksionarë, që në këtë kohë “demokracie”, kanë lulëzuar me të gjithë ngjyrat e tyre antikombëtare. PKSH, përveç propagandës kundër sistemit, dhe aksioneve të tjera politike në terren, ka provuar të konkurojë për të hyrë në Parlamentin borgjez, jo për të marrë poste, por për ta përdorur si tribunë, nga ku mund të demaskohet më drejtpërdrejt kasta politike borgjeze, që ka mbërthyer vendin. Por, nuk ia ka arritur qëllimit. Përveç mangësive tona, duhet thënë se, ndonëse populli na ka votuar mjaftueshëm për vende të caktuara në Parlament, komisionet borgjeze të Qendrave të Votomi, e të Numërimit, si dhe vetë KQZ, ku ne nuk kemi asnjë përfaqësues, jo vetëm na i kanë manipuluar votat, por edhe na i kanë vjedhur drejtpërsëdrejti, duke i kaluar në favor të Partive të tyre borgjeze. Keni parasysh, që PKSH hyn në zgjedhje me detyrimin e mbledhjes së mijëra firmave të qytetarëve, të noterizuara, ose me numër të kartës së identitetit; nuk mbështetet me asnjë vlerë monetare nga shteti, dhe ka në dispozicion gjatë gjithë fushatës zgjedhore vetëm 10 minuta propagandë në televizion, 5 minuta në hapje dhe 5 minuta në mbyllje të fushatës. Në radhët e PKSH fillimisht janë ofruar mjaft të rinj e të reja, me të cilët ajo organizoi Rininë Komuniste “Qemal Stafa” dhe Organizatën e Gruas Komuniste “Margarita Tutulani”. Por sapo këta të rinj afrohen, borgjezia në pushtet ua mbyll çdo mundësi shkollimi e punësimi, dhe rruga e vetme e tyre ka qenë emigrimi jashtë vendit. Duhet pranuar se edhe me klasën punëtore, që është baza e Partisë Komuniste, nuk kemi patur sukses. Klasa punëtore e copëtuar, është manipuluar keqas nga pushteti dhe sindikatat si shtojcë e tyre, sa që po t’u afrohesh punëtorëve të ndarë e të syrgjynosur, refuzojnë “politikën”, duke kujtuar se çeshtjet e tyre mund të zgjidhen jashtë politikës. PKSH, deri në vitin 2005, financohej si parti politike me një shumë simbolike, me të cilën ajo paguante zyrën e partisë. Mbas vitit 2005 e në vazhdim, PKSH nuk merr nga shteti asnjë centim leku, dhe gjithë aktivitetin e saj politik, pagesën e zyrës në qendër, përfshi gazetën “Zëri i së Vëertetës”, që e boton pa ndërpreje qysh nga dita e riorganizimit të saj, e ka mbuluar vetëm me kuotat e anëtarësisë, anëtarësi e cila është nga më të varfërat e shtresave të shoqërisë në vendin tonë..
2 – PKSH dhe grupet apo Partitë psudokomuniste në vendin tonë:
Pas lejimit ligjërisht të veprimtarisë politike të PKSH, në vitin 1998, në skenën e Lëvizjes Komuniste të vendit tonë, doli “Partia e Punës së Shqipërisë”(PPSH). Në vitin 2000, nga PKSH u shkëput një fraksion shokësh, të cilët krijuan “Partinë Komuniste 8 NENTORI”. Disa muaj më vonë, këto dy parti, PPSH dhe PK 8 NENTORI, u bashkuan duke krijuar PKBSH (Partinë e Bashkimit të Komunistëve të Shqipërisë), bashkim që u prish një apo dy vjet më vonë. Partitë në fjalë, veçanërisht PPSH-ja, insitonte për bashkim të të gjithë komunistëve. PKSH fillimisht argumentoi faktin se, Bashkimi i Komunistëve ishte realizuar qysh në vitin 1941 nga Enver Hoxha, dhe kushdo që dëshironte të militonte si komunist, le të vinte të radhitej sipas rregullave në Partinë Komuniste të Shqipërisë. Megjithatë, PKSH, duke anashkaluar dhe parimet leniniste, pranoi këtë bashkim me PPSH, dhe në vitin 2006, u mbajt Kongresi i bashkimit të PKSH e PPSH nën siglën e PKSH-së. Por të nesërmen e kësaj date, një fraksion shokësh të PPSH, megjithëse votoi “Bashkimin”, u shkëput dhe krijoi “PPR (Partinë e Punës së Rindërtuar). Në vitin 2011, bashkimit të PKSH me PPSH-në, iu afrua edhe “Partia Komuniste 8 Nëntori”. Në kongresin që u zhvillua me këtë rast, tre ish kryetarët e PKSH, PPSH dhe PK 8 Nëntori, konkuruan për postin e Kryetarit të PKSH, post që me shumicë votash e fitoi Hysni Milloshi. Në prill të vitit 2012, vetëm gjashtë muaj pas kongresit të PKSH, ndahet nga jeta ish kryetari i saj Hysni Milloshi. Ish kryetarët e dy partive të PPSH e PK 8 Nëntori, të cilët nuk patën fituar postin e Kryetarit në Kongresin e Nëntorit 2011, dhe për pasojë nuk kishin pranuar të merrnin poste të rëndësishme në parti, u sulën të zinin postin e Kryetarit të PKSH të mbetur bosh, çka nxorri në dritë edhe qëllimin dhe thirjjet e tyre të përsëritura për “Bashkim”. Anëtarësia e PKSH_së, nuk ua plotësoi dëshirën dhe qëllimin, ndaj ata të nesërmen u larguan nga PKSH-ja, dhe vunë në funksion “liçencat” e tyre të PPSH-së dhe PK 8 NENTORI”, që mbanin në xhep. Që nga ky vit (2012), e gjer më sot, përfaqësuesit e PPSH dhe PK 8 NENTORI, nuk kanë pushuar asnjë minutë së kërkuari përsëri “Bashkim të të gjithë komunistëve”. Por kjo thirrje hipokrite dhe e dalë boje, nuk është pranuar më nga PKSH. PKSH ka deklaruar disa herë, se dyert e saj janë të hapura, për çdo individ që e quan vetemn komunist, dhe ka vullnetin për të milituar si i tillë. Pranimi në radhët e PKSH, siç shkruhet në Statutin e saj, bëhet individualisht dhe me kërkesën me shkrim të këtij të fundit. Mirëpo këtë normë partie “shokët” tanë të “përtej gardhit”, nuk e kanë pranuar. Ata, (drejtuesit e tyre), siç u duk sheshit në dy raste, synojnë të vijnë në PKSH, por medoemos duke qenë në krye të Partisë, e jo si anëtar të thjeshtë. Mirëpo PKSH, si çdo parti politike, ka vetëm një “karrike” për Kryetar, të cilën e meriton ai që jep prova në punën komuniste, dhe që zgjidhet demokratikisht nga Kongresi i Partisë.
Partitë në fjalë, që kanë ardhur e larguar disa herë nga “Bashkimi me PKSH”, nuk kanë munguar të organizojnë edhe “Bashkime” e “Fronte të tjera” midis vetes, siç bënë edhe këto ditë duke krijuar “Frontin e Bashkimit të Komunistëve”. Këta shokë, harrojnë se Komunistët nuk bëjnë “Fonte me komunistët”, sepse komunistët kanë front Partinë Komuniste. Po, komunistët bëjnë “Fronte” me masat e gjera të popullit, siç bëri PKSH e themeluar dhe udhëhequr nga Enver Hoxha, kur organizoi Frontin Antifashist Nacional Çlirimtar.
Për më keq, këto parti që e quajnë vetem komuniste, nuk mungojnë edhe të sajojnë e të shpifin për PKSH, siç bënë këto ditë lidhur më një deklaratë të refuazuar nga ana jonë për Naton dhe ndërhyrjet amerikane në disa vende të mesdheut e më tej, episod që unë e sqarova në një statut të afishuar në f/b para dy-tri ditësh, e që shokët e miqtë që më njohin dhe janë në bashkëshoqëri me mua në portalin elektronik, kanë mundësi ta shikojnë.
Në mbyllje: Partitë e ashtuquajtura komuniste, si PPSH, PK 8 NËNTORI dhe PPR (e Riorganizuar), në letra dhe dokumente kanë të njëjtin program me atë të PKSH. Ndryshimi themelor i ndarjes nga PKSH, nuk janë as programi, as pikëpamjet poltike e ideologjike, por vetëm karrikja e Kryetarit të Partisë. PKSH mendon se Kryetari i PKSH ka dalë dhe duhet të dalë si rezultat i veprimtarisë së tij në jetën dhe veprimtarinë e PKSH. Dhe këtë e verteton në tërren masa e partisë, e cila e voton pastaj në forume, sipas Statutit të përcaktuar të PKSH.
E bëra gjithë këtë sqarim të gjatë, që mbështetësit dhe simpatiznatët e PKSH, të kuptojnë se, në çfarë vështirësisë po punojnë anëtarët e saj. Megjithatë, kjo nuk na i justifikon përgjegjësitë për mangësitë, që kemi çfaqur në punën tonë si komuniste. PKSH është një parti me emër të madh, e cila njihet e respektohet nga të gjitha Partitë Komuniste e Punëtore të Botës, dhe kjo, jo për meritat tona, por falë Emrit të madh të Themeluesit e Udhëheqësit të saj të Lavdishëm, Marksist-Leninistit të mdh ENVER HOXHA.
PARTIA KOMUNISTE E SHQIPËRISË, KA NEVOJË PËR KRITIKA E SUGJERIME NGA DASHAMIRËT E SAJ, POR MBI TË GJITHA AJO KA NEVOJË PËR MBËSHTETJE, NGA ATA QË E SHOHIN VETEN NË KRAHUN E NË INTERESIN E POPULLIT.

About admin

x

Check Also

Aktiv

INTERVISTË/ Sadri Ramabaja: Kjo është e vërteta ime ndaj “Syrit të Popullit”!

12/09/2020 Almakos ka realizuar një intervistë me profesorin Sadri Ramabaja, i cili ...