Home / Të ndryshme / FJALË TË URTA NGA TREVA E POLLOGUT

FJALË TË URTA NGA TREVA E POLLOGUT

(Vazhdim)
-Kur fuëlën budalla,i miençmi traukët.
-Kur t’shkuëjsh mejk,lidhe pulën për këmën e maxhes.
-Kurva e ka vermën,hajduti bijen.
-Lagu suët,të t’rauj n’muat.
-Lihët ësh’ t’prejshish,rënd ësh t’ndrejçish.
-Lupën pllie kurkush s’ta jiep.
-Luëpës rauju pi para,a mushkës pi mrapa.
-Lumi un’ xhi jëm da,vet gjatauj,e viet e ha.
-Ma i muçëm ë‘ kataundi se huëxha.
-Ma mer ta kesësh nji zug n’duar se 100 xhi fjaruëjn.
-Ma mer vuaja juëte se sa pul’e huj.
-Mas shpejne ene mrietin mund ta shajsh.
-Ma zanat t’keç se inati,nuk ka.
-Mejki mer,s’ka t’pagjujtëm.
-Mejki mer shejfët kur ije n’gusht,nauk kur kije darsëm.
-Me pa pula quare,ene gjielin e ngariendën.
-Me pare,xhitnauk mund t’bgjish,po vetëm bab’ e nën jo.
-Me pushkën mrazët,nuk xhuhet.
-Mer ësht t’kiesësh grue ene t’miençme,ene t’hieshme,po di t’mera mu
nji viend Zuati nuk t’i jep.
-Me zarm e me baraut,nuk ka shaka.
-Mishin e lir ene çient s’e han.
-Mu fejt krejp n’jemiekin e huj.
-Mu hakin,taj dajakin.
-Mu ç’llua dajma para,dunjiher fkie krajen ene mbas.
-Mullejni pa uj nuk bgjun.
-Muri,pa gjurzit e vuëxhli,nuk rej n’këm.
-Nen sa ka çie,du kiese ene jariem.
-Nen sa nuk jep 9,nuk mund t’fituëjsh 10.
-Nen ta biere kujshia dhalltin,pieta harxhitet.
-Nëse e ka hëngër lugjati pietën,temcëja ku ësht?
-Nëse e ki ndrau k’sulën,nuk e ki ndrau krejën.
-Nëse ikish pi t’merës,du bijësh n’t’kieçen.
-Nëse i nejfni njëni-qietrit,ene Zuati du vu nejfe.
-Nëse imi vllazën,kulietrët nuk i kimi muatra.
-Nëse kije cauc për t’martau,ene xhipi du ta lipe.
-Nëse kije grue t’mejr,mu shkua n’gurbiet.
-Nëse nuk mund t’buëjsh si t’dush,buën si t’mundish.
-Nëse mjalta ësht’ e ëmël,nuk haen ene gishtët.
-Nëse quari-quarit ja kallxuan udhën,tu di du bijën n’hendiek.
-N’hambarin buësh,nuk hijn mëjt.
-Njeri martaum-si kali ngarkaum.
-Njeri,nen sa ësht’ i ri,nuk menduan se du mpqaket,
e kur mpqaket,haruan se ka kën i ri.
-Njëna duar ene n’diet nuk mund t’lahet viet.
-N’këmën e huj,pak jën 100 shkupej.
-N’luft nuk lipet fishek uha.
-Nuk mund t’buhësh ag me rena e dallavere.
-Nuk ka njier pa behëne.
-Nuk i raun dhient çieni unët.
-Nuk prejtet druni me nji t’rame.
-Nuk shkuhat n’luft me mushka e magjar.
-Nuk zihet xharpni me dur that.
-N’shpejën xhi nuk ka mac,shutejtin mëjt.
-N’sicëllin kataund,zie ka nji mejk.
-N’thiesin e shkuëçët,nuk hi drithi.
-Pa grue-pa shpej.
-Pa mos e lujt kuçka bishtin,nuk i shkuëjn çient mas.
-Para se me e përduar takatin,përduare mienden.
-Parja-marja.
-Pa shëndiet,nuk ka pasunëj.
-Parja e prejshën njerin.
-Para vaktit nuk piçet kurnji send.
-Për magjarin shal nuk duhet.
-Për nji tuërb xhiz,nuk ndruhat fieja.
-Pi di kieve,ene arausha friget.
-Pi frigës mund t’ikish,pi mares-juë.
-Pi gjuëje-n’gjuëj e n’viesh t’mrietit.
-Pi guëllës vuëgël,dalën mëjt e mdhuëj.
-Pi nji iskre-fjak,pi fjake-hi…
-Pi nji kavi,di likura nuk dalën.
-Pi pushkës mrazët,di viat tautën.
-Pi sicëllit dru,nuk mlidhet jemishat.
-Pi zuartit,ene njenja dunjihiere lun huare.
-Prie dhien,ishi uçët.
-Punua sikur t’ruëjsh 100 vjet,a mendua sikur du vdiesësh sot.
-Qetërkushi mellën drunin,qetërkushi i ha kuakët.
-S’ën kllaukën nji kllauçk n’di furejka.
-Si t’hash kaça,du d’gjiege bitha.
-Smunteja frejk vejn,a frejk nuk shkuan.
-Shati kriefën ka viti.
-Shejt tëmël bgji dhallt.
-Shejtëni rej n’bith t’pqakit .
-Shejfe drunin,pa hi n’dër hije.
-Shejfe kalin n’t’hiecmit ene mapa hi n’pazarllejk.
-Shipja fjaruan nalt,për ashtau shief larg.
-Shpeja e mejr njifet pi n’lëm.
-Tej mu me tuërb,Zuati taj me thies.
-Tenxhieres buësh,nuk i duhet kapaki.
-Termë-nalt,teposh – fell.
-T’prejshish ësht kullej,t’ndrieçish ësht zamiet.
-Trejmi i mer nuk vdies n’shpej.
-Turb’e xhipkës ësht pa fund.
-Udha – me t’hiecme,buërxhi me t’pagjujtme.
-Ujti kejt xhënët i lan,vetëm gjuhën nauk.
-Uki i ha ene dhient me nishën.
-Uki nuk raun damazllejk.
-Vejçi ndër muzatin nuk kërkuhat.
-Vetëm n’hale shkuhat me t’gjutme.
-Vetëm lejlieki e din se cëlli lejliek ësht i kieç.
-Vlla,vlla-kuasi me pare.
-Xharpni e ene gruja nuk kajn din.
-Xhiepi huëxhës ësht’ i fiall.
-Xhi nuk shejtët,nuk bgjihet.
-Xhi du buëjn këmët,kur nuk t’buën kreja.
-Xhi ka kralica,ka ene magjarica.
-Zuati t’jiep,amu nuk ta shtej ene n’hambar.
-Zuati t’raujt pi harëmit t’shpes.
-Zuati t’raujt pi mejkin,se pi dushmënin rauhësh viet.
-Zuati t’raujt pi zarmit,pi ujtit ene pi grues kieçe.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...