Home / Opinion / RINGJALLJA E SHPIRTRAVE TË HUMBUR

RINGJALLJA E SHPIRTRAVE TË HUMBUR

Në këtë shkrim që vijoj të kërkoj të paraqesë karakterin e dobët thuajse politik të këtyre shpirtrave të humbur dhe të folurit publik pervers i politikanëve të korruptuar e gjysmanalfabetë të Dardanisë e Shqipërisë dhe Vendimi skandaloz i Gjykatës Kushtetuese të Dardanisë.
Përveç kompleksit të largimit nga pushteti dhe kompleksit të vdekjes së shpirtrave të humbur në skenën politike, për të cilin kam folur disa herë, shohim në këtë rast gjestin dramatik dhe disi histerik për ta bërë edhe më të rëndë situatën politike në Dardani. Gjykata Kushtetuese merr vendim të padrejtë dhe me arsyetim demagogjik, duke tjetërsuar legjitimitetin popullor të qeverisjes. Demagogjia është armiku më i madh i demokracisë, vrasja e këtij legjitimiteti superior do të thotë as më shumë e as më pak se vrasje e demokracisë që t’i detyrojë pasuesit e vet të rrokin idenë se politika e tyre duhet të jetë një lëvizje si ajo e “Lucky Luçanos” si ato të mafiozëve italianë në SHBA. Ringjallja e kësaj politike të humbur duhet të kalonte në duart e krimit të organizuar, si të thuash, dhe këta udhëheqës i regjimit të vjetër politik.
Vështirë se mund të gjesh hyrje më të mirë për këtë çështje, sesa ajo që gjejmë në veprimtarinë e tyre politike. Dalja nga lufta dhe mbledhja për të bërë lëvizjet e tyre politike dhe fetare, mosmarraveshjet dhe fatkeqësia politke, fama dhe dhuna politike; vitet e fundit në Prishtinë. Sidoqoftë kjo frymë e kësaj lëvizjeje që shkonte drejt shkatërrimit dhe sundimit përfundimtar të Dardanisë që janë aq mirë të kapur e të organizuar.
Shpirtrat e humbur shpesh e quanin fushat e Dardanisë si koloni të filozofisë koloniale dhe jo si atdheun e përbashkët. Edi Rama, Isa Mustafa dhe Hashimi Thaçi që adhurojnë Rrahman Morinën, këta dy që dëshirojnë të bëhen udhëheqës politikë të pavdekshëm apo marksistë leninistë, këta që identifikojnë veten me Ali Shukrin, Rrahman Morinën e Edi Ramën, pa krijesën e vet, në lëvizjen psikoanalitike, mjetin për të shpëtuar nga drejtësia Dardane – dhe sunduar Dardaninë në emër të një ideali “kriminal e korruptiv”.
Për ta kuptuar drejt nocionin demagogji provinciale është domosdoshmëri, që fillimisht ta shpjegojmë nocionin “oratori” sepse demagogjia nuk është gjë tjetër pos forma më e përçudnuar e oratorisë së shpirtrave të humbur.
Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese që ka noterizuar zhbërjen e vullnetit të popullit është një provë si do që do të votojë populli në fund është një kastë ajo që do të vendosë. Morali i kësa paturpësie është i thjeshtë. Një pakicë dominante një pari nuk do të lëshojë pushtetin, cili do të jetë vullneti i shumicës, pra i popullit që bën përdhosjen e aspiratave të atyre që votuan në fillim tetorit. Ai ishte konfirmimi i një grushtë komandantësh që shpesh janë sjellë me këtë vend më keq se “shkijet” e vazhdojnë ta shohin si një tokë për të bërë plaçkë lufte.
Në kohë lufte, zakonet e shpirtave të humbur e llafazanësh madje mund të çojnë deri në humbjen e betejave dhe, për këtë arsye, mund të ndikojnë në rezultatin e pasukseshëm në politikën e tyre çoroditëse në masë të madhe… Udhëheqësit e “mëdhenj” si Hashimi, Ramushi, Lima, Mustafa, Edi Rama zotëronin në shkallë të lartë këtë lloj prestigji dhe me anë të saj nënshtronin Dardaninë. Ai që mbështetet të ajo mund të gjitet shumë lart e shumë shpejt, por do prek gjithmonë fundin e majës së turpit e duhet të presë gjithmonë që një ditë këta të rrëzohen nga kjo maje. E kanë kapur shtetin hajnat dhe ne e dimë se hajnat largohen nga bataku i tyre vetëm me forcën e ligjit!
Cilët qenë dishepujt e parë besnikë ata të “pestë unazat e së keqes”? Kundërshtarë më të mëdhenj të Adem Jasharit ësipas Jakup KRASNIQIT) ishin fshatarë provincialë dhe jo qytetarë, bujq, çobanë dhish e delesh, roje dikotekash – që ushqenin një dëshirë të zjarrtë të bashkoheshin pas një turpi, një klan, një lëvizje rrugaçësh dhe në të njëjtën kohë pa kurrfarë ideali apo bindje të ndershmërisë së tyre, politike ose zullumqarë ndaj kombit. Ajo është se klani pronto nuk ka ndërmend të lëshojë me asnjë çmim postet nevralgjike dhe pasuruese të shtetit. Ajo është konfirmuese se kjo klikë mund të bëjë aleancë me çdo llojë gangsteri ndërkombëtar si ëMogherini e Grenellka) për të vazhduar të qëndrojnë në pushtet”…
Ku qeveria punon me banda!? Ku nuk pjerdh Presidenti për Dardaninë? Vendi ku vidhet edhe vota. Vendi ku ngrihet qeveria e turpit të rrëzojë Dardaninë, një ves që për fat të keq mbizotëron ende mes shqiptarëve. Një karizëm e një magjepsje që pësuan shumë shqiptarë. Hashim Thaçi u bë një udhëheqës i një revulucioni të një partie të dhunshme. Ai ishte i mbushur me shumë urrejtje qeverisë Kurti, deri sa të tjerët e përqafonin partinë e tij të PDK-së. Shqiptarët nuk duhet të hipin në një tren drejt të së panjohurës.
Është e lehtë ta thuash për ç’ideal është fjala. Shpirtrat dhe ithtarët e tyre ndrydhën vetëdijen e popullit me misionet e tyre; ideja e tyre nuk përkonte drejtpërdrejt me këto qëllime të mbrapshta, thuajse politike e fetare; ajo ishte një metodë terapie dhe teoria psikologjike e pavetëdijes së shpirtrave të humbur etj. Gjithsesi, kjo thuajse shpirtratë e meritojnë një emër kaq të bujshëm, sepse përqafojnë gjithçka të mbrapshtë, është tejet i copëzuar, nuk pretendojnë të jenë të përkryer në vetvete dhe të përbëjnë një sitem të korruptuar.
Sikur besimi të përcaktohej si devotshmëri e verbër ndaj ndonjë njeriu apo ndonjë çështjeje, dhe të matej me gatishmërinë për të dhënë jetën për ringjalljen e shpirtërave të humbur. Kështu pra në qoftë se nervoziteti i shpirtrave ekstrem të humbur, prirja e tyre e madhe për të qenë të pakënaqur me humbjen e pushtetit dhe kapjen e saj, ideja se qeveria e re do e bëjë jetën tonë të lumtur, na çojnë drejt asaj që ne i ndrrojmë vazhdimisht institucionet tona, kurse zëri i fuqishëm i të rilindasve tanë të vdekur është zbehur shumë, na qortojnë vazhdimishtë duke na thënë se populli ndërrojnë vetëm fjalët dhe pamjen. Pushteti i pavetëdijshëm i shpirtit të racës së zullumçarëve është i tillë saqë populli bile nuk i vënë re iluzionet e tyre viktimë të të cilëve jemi ne skllavët e tyre.
Cila qe kjo e vërtetë tek populli? Cila qe bërthama e kësaj politike korruptive psikoanalitike e filozofike? Cila qe dogma nga ku buronin energjitë për të themeluar moralin dhe pamoralin në politik. Kushdo që tregon nga politikanët e deputetët e korruptuar një gjë të keqe që ka kryer vret mendjen lidhur me poshtërsinë që ka bërë; dhe politikani i bëhet skllav i asaj, për çka mendohet dhe kështu ai vazhdon të ngelet skllav i poshtërsisë.
Imazhi mund të përmbajë: 3 njerëz, kostum

About admin

x

Check Also

Aktiv

INTERVISTË/ Sadri Ramabaja: Kjo është e vërteta ime ndaj “Syrit të Popullit”!

12/09/2020 Almakos ka realizuar një intervistë me profesorin Sadri Ramabaja, i cili ...