Home / Opinion / Profesori ndërkombëtar: Qeveria Hoti sikurse e Rrahman Morinës, është kukull për të nënshkruar ndarjen e Kosovës

Profesori ndërkombëtar: Qeveria Hoti sikurse e Rrahman Morinës, është kukull për të nënshkruar ndarjen e Kosovës

Profesori ndërkombëtar: Qeveria Hoti sikurse e Rrahman Morinës, është kukull për të nënshkruar ndarjen e Kosovës

Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi, ka bërë një koment pas krijimit të qeverisë së re të Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Bytyçi thotë se për herë të parë pas çlirimit nga Serbia, sot Kosova ngjan me shkurt-marsin e vitit 1989, duke aluduar në një qeveri sikurse ajo e Rrahman Morinës.

Profesori i njohur thotë se mund të konsiderohet pa frikë si një qeveri e bashkëpunimit midis Beogradit dhe armiqve të Kosovës shqiptaro-folës në Prishtinë.

Me tej, ai ka disa fjalë edhe për kryeministrin e ri, për të cilin thotë se është si një kukull që legjitimon marrëveshjen e ndarjes së Kosovës të nënshkruar nga Thaçi dhe Vuçiq që në qershorin e vitit të kaluar.


Për herë të parë pas çlirimit nga Serbia, sot Kosova ngjan me shkurt-marsin e vitit 1989! Ka një qeveri si të Rrahman Morinës, e cila është plotësisht e varur nga Beogradi. Nga 20 deputetët e minoriteteve, sikur dy prej tyre të kërkojnë votëbesim e të votojnë kundër kësaj qeverie, ajo rrëzohet.

Lista Srpska është partia e dytë e koalicionit, pas LDK-së.

Ndaj ky koalicion mund të konsiderohet pa frikë si një qeveri e bashkëpunimit midis Beogradit dhe armiqve të Kosovës shqiptaro-folës në Prishtinë.

Abdullah Hoti u zgjodh thjesht si një kukull që legjitimon marrëveshjen e ndarjes së Kosovës të nënshkruar nga Thaçi dhe Vuçiq që në qershorin e vitit të kaluar! Thaçi ishte në kërkim të një bashkëfajtori dhe atë e gjeti me ndihmën e Isës te zoti Hoti!

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...