Home / Lajme / SIGURIA PER JETEN! MOS ARDHTE PUNA, DY DUAR PER NJE KOKE!!

SIGURIA PER JETEN! MOS ARDHTE PUNA, DY DUAR PER NJE KOKE!!

Vetëvetiu lind një pyetje, në tërë historinë e bakterieve, viruseve ka një cikël, dalje në veprim, efektet, pasojat dhe rënia e tyre. Në rastin e Convid-19 deri tani ka vetëm proces lindje me efekte më të forta në të ardhmen. Kjo po ndodh në kundërshtim me racionalitetin e gjërave. Madje ekspertët pretenduan që në temperaturat e larta të verës, intensiteti i Convid-19 do të bjerë. Në fakt kjo nuk ndodhi.
Tradicionalisht mbi analizën e viruseve dhe griprave ky vlerësim është i drejtë, sepse gjendja e tyre kristalore shkatërrohet dhe tretet në mjedise të nxehta.
Njerëzimi me gripërat është përballur kryesisht në periudha të ftohta të stinëve.
Në fakt kjo nuk ndodhi me Convid-19 dhe vërteton se ky virus nuk bën pjesë në virueset e zakonëshme gripale. Nuk është problem në mosnjohjen e tij, por “sjelljet e Convid-19” nuk janë si e tërë familja e viruseve që kanë goditur njerëzimin deri tani.
Mjekët specialist po e evidencojnë Convid-19 si “shumë inteligjent”. Sot stafet mjekësore dhe institucionet po sillen sipas rregullave që imponojnë viruset, mbi përvojën e gjatë të veprimit dhe pasojave të tyre.
Shumë mjekë dhe infermierë madje po veprojnë në mënyrë heroike ndaj Convid-19, duke u qëndruar pranë të prekurve.
Por po këta specialist mbeten konfuz kur shikojnë që në rrethana të ndryshme që bien në kundërshtim me doktrinën mjekësore ndaj viruseve, ata po përballen me ngjarje të panjohura.
Kjo çdo ditë po forcon mendimin se, Convid-19 është një armë bakterologjike e krijuar. Jashtë teorive konspirative, filozofët, politikanët, sepcialistët e mjekësisë duhet të thonë fjalën e tyre. Ky mund të jetë rast i ushtrimit të një komploti botëror ndaj njerëzimit, duke shkaktuar një gjenocid. Është përfolur që në vitin 2015 (Bill Gates), i shoqëruar me filma të Hollivudit në ato skenarë siç paraqitet sot situate me Convid-19.
Ndikimi ekonomik shoqëron procesin. Arma bakterologjike Convid-19 hidhet në qytetet e mëdha ku janë bakat dhe njerëzit kanë kursimet, sigurimet, pensionet. U goditën vendet me moshën mesatare më të lartë si Italia, Gjermania, Spanja, Zvicra me popuj dhe pleq të pasur etj. Klientët e moshuar duhet të ndërrojnë jetë. Situata që njeriu merr vaksinën shoqërohet me situatë pasrendëse të përsëritura, duke bërë që farmaceutika botërore të marr një hapësirë edhe më të madhe se sa sot dhe të prodhojë për 16 ose për 24 miliard shërbime anti Convid-19. “Kupola neomaltusiane” nuk përjashton rastin që, vaksina mund të riprodhohet me parametra të rinj dhe të ribëhet e detyrueshme për njeriun. Jeta e njeriut në tokë do të varet edhe nga vaksina kundër Convid-19. Edhe pse kjo mund të kondiserohet si një teori konspirative, në fakt me ngjarjet që po ndodhin ajo është kthyer në një praktike konsiprative e frikëshme kundër njerëzimit.
Situata botërore mbi pasigurinë e jetës nuk mund të kalojë kaq lehtë si “thika në gjalp” dhe kupola neomaltusiane mund të bëjë çfarë të dojë me jetën e njeriut në tokë.
Nuk mund të mendohet se në tokë nuk ka forca progresi që nuk do t’i kundërvihen këtij procesi skllavërimi. Bota mund të përballet me “dy kryqëzata”, të cilat do të drejtohen kundër njera – tjetrës. Përplasja ka filluar.
Balanca e forcave për të ruajtur ekuilibrin botëror nuk mund të pranojë më një diktat nga një qendër, përballë një bashkësie forcash të fuqishme.
“Xhindet kanë dalë nga shishja”, por në këtë situatë arma bakterologjike Convid-19 i bashkoi të gjithë në një drejtim, përballë një të keqe shumë të madhe.
Kjo praktike konspirative që kërkonte të realizojë sundimin botëror dhe të unifikojë faktorët social – politik dhe ekonomik në emrin globalizëm, shtron pyetjen: Çfarë do të bëhet më tej, kur sot nuk mund të besohen më mbi pasojat prej shifrave dhe statistikave që jepen në një sistem mediatik të kontrolluar?
Faleminderit.

Komento
Ndaj

About admin

x

Check Also

Aktiv

INTERVISTË/ Sadri Ramabaja: Kjo është e vërteta ime ndaj “Syrit të Popullit”!

12/09/2020 Almakos ka realizuar një intervistë me profesorin Sadri Ramabaja, i cili ...