Home / Opinion / JA SE SI MALTRETOHEN RESPEKTIVISHT VRITEN PACIENTET ME COVID-19 NEPER SPITALET E KOSOVE

JA SE SI MALTRETOHEN RESPEKTIVISHT VRITEN PACIENTET ME COVID-19 NEPER SPITALET E KOSOVE

Te dashur miq e dashamir po e postoj ket me shpres qe te shpetoj ndonje jet. Tmerri qe ndodh neper spitale dhe institucionet e kosoves osht e papranueshme.Babi mka ndrru jet per shkak te analfabetizmit si popull qe jemi qe i besojm ni kengetari(labinot tahirit)e jo nje epidemiologu qe ka kry shkoll per qat lami, babi ka rezultu pozitiv me covid 19 qe mundesit me u mbrojt pa u infektu ne kosov jan thuajse 0 zero, njohurit per simptoma jan te qarta tash e disa muaj, Ethe zjarmni kuqje te syve barkqitje humbje e nuhatjes apo shijes, mvaret prej organizmit te njeriut. Babi im kapas kryesisht zjarmni dhe ethe, mushknit i ka pas si nje djal i ri qe spin duhan, dmth i shnosh. sipas rezultateve te bera para 1 vite ne amerik nuk ka pas ndonje shqetsim per shneten e tij sipas moshes qe e kishte.
Kur kam ardh ne vizit prej usa babi ishte me dhimbje fyti qe thuajse nje ftohje e zakonshme mtha qe ka qen te dr ika dhan paracetamol edhe vitamin c. Po pa permirsim shkon edhe 2 her tjera te dr te ndryshem, qe qellimi veq paret e vizites me ti marr.per fat te keq babit veq tu ju perkeqsu gjendja, tash per her te 4t po e qoj une te dr privat, aj mthot qe osht i dyshimt per covid mthot qe duet patjeter ne spital se mushknit ka nis mi ja prek… Prej aty fillon tmerri qe ekemi perjetu qe smuj me besu qe aq shum kosova ka deshtu ne gjitha aspektet. E qoj ne spital te prizrenit ne repartin e pulmologjis presim rend 30 min, qe perfat te keq per babin 30min shum te gjata edhe eshoh qe reni nuk po zvoglohet hy brenda per me lyp dr. Arifin po aj sgjindet aty kafe kadal me pi,prit aty badjava, nervozohna ja nisi me shajt edhe e marr babin dal prej spitalit, mundona me gjet spital privat po sipas simptomave nuk pot pranojn, mundona me qu ne shkup po pa rezultat. Prej aty e nisi ne spitalin e gjakoves me shpres qe gjetem intervenim, pranohet ne infektiv nga Teuta Dobra aspak komunikuese me familjar?dhe shum tip negativ, vendoset ne nje dhom te veqant arsyja deri sa ti behet rezultati per covid…Aty 6 or pret pa asnje mjekim, e shoh qe nuk esht vend i duhun por intervenimet qe i gjetem shpresoja qe dot behet me mir, ja nis me marr terapi edhe qetsohet situata qohet nkam ja nisi me hec neper dhom, u gzova shum, shkova nshpi me pushu, po ky virus vrastar ne mengjesin e hershem po reagojke me shum, pas 2 dite vin rezultatet rezulton pozitiv. Ja ndrrojn dhomen e qesin ne nje dhom me bacin #Semedin shala me te cilin u familjarizuam se qanim te njejtin hall, i njejti pozitiv po gjendjen ma te mir se babi.
# Ankesa e babit qe mka than ka qen qe ja kan dhan terapin e gabume!! qajo eka bo nervoz shum po une i thojsha mos fol se pe lodh vetin. u mundova mi pyt per qka po bohet fjal mthan jo veq ja kan shtuu terapin,shum e dyshimt per mu. Prej aty gjendja perkeqsohet shum, edhe e transferojm babin ne njesin e koronare, per transferim i ndihmoj une sepse ska kush tjeter veq nje shofer i auto ambulances.
Njesiti koronar shume ma i avancun sa i perket aparatures pastertis dhe stafit.por me nje problem shum te madh (Deshtimit te sistemit te okigjenit.)koh pas kohe. Ne pranim e merr dr. Agron Shabani shum Dr.profesional dhe komunikues, qe kosoves i vyn dr te till po ti kishte kosova veq 10 agrona gjendja do te isnte ndryshe, I bohet babit inqizimi i mushkerive prap me ndihmen time, se munges te stafit.rezultatet jan jo premtuse 70 perqind e mushkrive ja ka demtu veq 30 perqind po funksionojn?ska pas as nje permirsim sa ishte ne infektive ku edhe vjet mjeku quditet se ne qfar gjendje e kan pru babin… por ankesa se ka munges oksigjeni ne spital ishin gjithandej, nga frika se mos po jet babi pa oksigjen, mundohemi me transferu per prishtin. Fillon procedura per transfer babin e shtin ne gjendje kome dhe ne respirator e hypin ne auto ambulanc ne pranin time dhe 2 vellezerve,axhes dhe 2 hallave, ne auto ambulanc pasi qe e hypin babin nje aparat nuk punon,te cilin esht dasht me kontrollu para se me hyp babin ne autoambulanc, shkojn me vrap me marr njo tjeter por babit i keqsohet gjendja oksigjeni i bjen ne 30 dhe vendosin me kthy brenda se i rrezikohej jeta, tu e nxerr nga autoambulanca ne krevat i shtrir pothuajse e rrezuan me kok, per fat nuk pat demtime por, shpresat per mu bo mir u shuan.
Babin e vendosin brenda vizitat nuk u pranuan deri ne mbremje, hy ne vizit gjendja dukej normale oksigjeni ne 92 shum mir veqse ne respirator. Me normat qe i kishte dr. Shpresonte qe ti hiqet respiratori mbas 2 dite te provohet me oksigjenu pa respirator!!
Ne mbremjen e se dieles dhe mengjesin e se henes saktsisht ne oren 12:20 pas mesnate bie sistemi i oksigjenimit te gjith pacijentet rrezikohen, ne familjaret e pacijenteve gjithmon e kemi percjell gjendjen nga jasht afer dritares, dhe shohim qe stafi jan ne panik per shkak te renies se oksigjenit, dhe vrapojm brenda per me ju ndihmu, un vrapova te babi te cilit fillova ti jap oksigjen ne menyr manuale me pomp dore deri sa erdh oksigjeni, trupi ja nisi me mu dridh per shkak se jeta babit u nvar prej meje,e un doktorr sjam. Kjo qe po e them esht e vertetume ne raportin ditor te pacijenteve nga dr.Agron shabani te cilin e ka vulos. Sa i perket dr.Agronit skam as nje vrejtje u munojke i shkreti me stafin e tij po pak ne numer e pacijent shum, per fat te mir te gjith gjall,filluam te dalm jasht perveq Fatlindit ,djali i pacijentit bacit Samedin shales, Fatlindi mbet brenda duke i ndihmu babes edhe rastesisht e ndegjon Drejtorin e spitalit duke bisedu me dr. Qe i thot (kurse oksigjen) se jemi ne munges? qe kjo i bie hiqja dikujt oksigjenin se skem per krejt. Fatlindi ne panik del jasht dhe na tregon se skan oksigjen te mjaftushem sipas drejtorit te spitalit qe ekishte ndegju! Ne familjart hym brenda perseri kerkojm llogari nga dr. Se aka apo ska oksigjen. Dr. E pranon se nuk ka mjaftueshem dhe se pacijentet jan te rrezikuar, per me e pastru vetin aj, na ndal brenda qe eshte plotsisht e ndalune me ndejt ne nje ambijent te izoluar ku virusi eshte aktiv. Ndalesa jon brenda esht e raportuar ne raportin ditor te pacijenteve si dhe e vulosur nga vet doktorri, pa pelqimin e Drejtorit te spitalit. POR qellimi i DR. Ishte qe ne ta shihnim qe po bije oksigjeni dhe faji eshte i spitalit e jo i doktorrit pergjegjes qofse humb jeten ndonje pacijent.
Tani me Dr. ishte plotsisht i sigurt se dot bie perseri sistemi oksigjenit por dilema ishte se sa koh dot jesim pa oksigjen, u maskuam po pergatiteshim pompat manuale te oksigjenit, kam qen afer babit gjat gjith nates, i kom bo masazh ,ja kom flladit ballin me alkohol, oksigjeni ju ngrit deri ne 98 qe eshte perfekt, por kisha frik se kur te bie a dot jem ne gjendje ta mbaj gjall, ekam thirr vllaum ne tel. Ora 3 e mengjesit e hene ,hajde i thash se skan oksigjen,
Ora 6 e mengjesit bie perseri sistemi i oksigjenit por vjen brenda 1 minuti ksi heri me shpejt se heren e par. Qe normal oksigjeni zguxon me u ndal as per nje sekond te vetem. Ndrrimi i stafit behet ne 7 te mengjesit, duhej qe dhe familjart te dilnin jasht. Me nje fjal 2 her shpirtin babit ja kemi pru me pomp manuale te dores. Frika se mos isha i infektuar edhe vet pasi qe isha me shum se 6 or brenda me pacijent un nisem per prizren qe te pastrohem, vllau mbete ne spital dhe per fat te keq marr telefonat nga vllau qe Babi na la ??? e di shum mir qe babi oksigjenin ekishte mbi 96 te cilin e kam te fotografuar si fakt kishte jet por nderpremja koh pas kohe e oksigjenit ja murr jeten… me fal babi qe smujta met ndihmu ma shum qe mbetem te izoluar ne ket vend te deshtuar me njerz te korruptuar si puna e vet drejtorit qe po ben pazarlleqe me gjenazet e spitalit e me ndjenja te familjareve. Fatin e njejt e kishte edhe baci #Samedin shala? dhe 2 te tjer. TMERR TMERR TMERR
Vazhdon tmerri edhe pas vdekjes, kompania qe ishte e kontraktuar per bartjen e kufomave,esht dasht me transferu gjenazen ne mengjesin e se martes,ashtu qysh na than spitali na lajmrun se babi dot vorrosej me drek ashtu qysh na than, nuk po e transferojn babin se nuk jan pagu kompania tash e disa muaj sipas fjalve te kompanis. Spitali nuk po na mundson me marr as privatisht me shpenzimet tona. dallaveret normal jan te Drejtorit se kinse 1000 euro per 1 kufom pi kushton sipas fjaleve te sigurimit te spitalit. Halla Drit esht dasht me thirr ministrin per ket marri qe po behej,ora veq ishte 3 mbas dite babi ne kapell (morg) e vorri qel ktu ne vorrezat e prizrenit malltretim mbas malltretimi. Tash deshtimi tjeter i spitalit ne oren 5 30 shkojm ne morgin e spitalit te gjakoves vjen nje vetur per bartje veq me ni shofer,pa kurfar organizimi, eshte dasht une me vllaun me hy brenda ne morg pa masa mbrojtese mi qel te gjitha kufomat per me vertetu cili eshte babi se nuk kishte as emer as sen?
Kjo eshte shteti kjo eshte realiteti met vertet kam fitu aq shum urrejtje per ket vend sa ska ku shkon me keq mjer ky popull.
Un Valon vehapi qendroj pas kesaj deklarate plotsisht, kam njoftu edhe mediat kosovare, kam njoftu ambasaden amerikane kryqin e kuq ne gjermani. Babin nuk muj me kthy po te pakten verteten dua qe ta din te gjith. Se pacijentat po vriten. Virusi egziston e kam pa me sy te mi se ne qfar gjendje te bjen, qofse nuk mirren masat ne koh. Mosha e re dhe organizmi i fort e kalon leht, por njerez ne mosh me probleme kronike e kan shum problem, e ma e keqja osht se ske ku me u adresu per ndihme!!
Babi im vdiq si pasoj e deshtimit total te shtetit qe jan para kolapsit dhe mos profesionalizmit te doktorreve si dhe dallaveret qe behen me oksigjen, at dit kur vdiq babi ekam perjetu 2 her ramjen e sistemit te oksigjenit por sipas dr. Kishte pas 5 her ramje te oksigjenit ne diten kritike
me falni qe skam perdor drejt shkrim jam mundu me textu sa me shpejt e me zemer te plasun qe populli ta dij te verteten

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...