Home / Opinion / TUFA E EGËR E ISA MUSTAFËS RREMBEU PUSHTETIN!

TUFA E EGËR E ISA MUSTAFËS RREMBEU PUSHTETIN!

Jusuf Buxhovi! Dëmi që PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja ia kanë bërë Dardanisë është shumë i madh…
• • • •
Shporru Isa Mustafa plaku i Prapashticës me shkopin tënd të kobshëm!
Ai premtimi i famshëm gjatë zgjedhjeve “Beso” u bë i pa besë, fjala Beso u zavëndësua me fjalën tradhto sa të mundesh…
Sot LDK-ja është në duart e uzurpatorëve të licencuar nga autokrati me patericë. Në LDK–ë ende defilojnë njerëz të korruptuar e pazarxhinj ata që thirren në Rugovizëm kur veprat i kanë antirugoviste. Ata që s’kanë as siklet që t’ia shkruajë epitafin e vdekjes kësaj partie…
Analiza e kësaj tufe të mësipërme kërkon të tregojë se qëllimi i Mutafës dhe tufës së tij ishte të themelonte një shtet korruptiv e të kapur, një politik të re dhe shkencore për një tufë politikanësh, që duhet të udhëhiqte shtetin drejt shkatërrimit. Ky njeri nuk ka kurrfarë ideali politik apo kombëtar e migjthatë është në kërkim të një botëkuptimi, të një ideje që t’i përkushtohet rrëmbimit të pushtetit, për një shpjegim të jetës së tij politke që nuk kërkon besim e sakrifica dhe që të përmbushë nevojën e të qenit pjesë e një Lëvizjeje politike të mbushura me afera të shumta korruptive. Pra, një pushtet për të cilin jeta e shoqërisë shqiptare ka humbur çdo lloj kuptimi.
Pra, meqë ndonjë pjesë në përfytyrimin i tufës së Isa Mustafës të së keqes të bën të hamendësosh që duhet të jemi skeptikë, në kuptimin që kemi përmendur tani, me këtë do të kuptohej vetëm një karakteristikë e tij, dhe jo ai vetëm, por edhe për tufën e tij të egër të shoqëruar nga “maskarenjtë e shtypit. Nuk është aspak vogëlsi që të qarkullosh në sallonet e fuqishme të pushtetit. Ai është shumë më i ndërlikuar dhe kundërshtues sesa qëndrimi i tij ndaj shtetit. Ky agresivitet jonatyral i Mustafës bart një tjetër tipar, themelor agresiviteti për portretizimitn e atëhershëm të tij. Pikërisht ekzistenca e këtij tipari në mes tufës së egër, mban nën kërcënim për shkatërrimin e shoqërisë të “paqytetëruar shqiptare”.
Përmes emrit të tij të cilin kam guxuar ta pagëzoj ëpushtues institucionesh), kam nënvizuar në mënyrë të qartë dëmin që i kanë shkaktuar Dardanisë; kjo i detyrohet faktit që, si kritikë në trup e shpirt, PDK-ë, AAK-ë e LDK-ë mos, vallë, duan ta përdorin shtetin në një kuptim të ri, ndoshta më të gjërë, ndoshta më të rrezikshëm në shpërbërjen e tij? Përmes pasionit të tyre për njohjen, mos vallë, ata duhet ta vazhdojnë me përpjekje më të çmendura dhe më të dhimbshme se ato të pranueshme për ta zhburrnuar një shtet demokratik? Nuk ka dyshim, kjo tufë e egër politikanësh nuk mund të bëjnë pa ato polititika të mbrapshta dhe të rrezikshme që i dallojnë nga papërgjegjshmëria e tyre!
Isa Mustafa është një politikan i korruptuar dhe i pabesë. Ai ka notuar në ujërat e turbullta të epokës së komunizmit të Rrahman Morinës. Me një karrierë të gjatë plot me tradhti e intriga me disfata për qytetarin dhe përfitime për vetveten dhe familjen e tij. Ka notuar në epokën e mjegulluar të Bujar Bukoshit dhe epokës së mjegulluar të gjarprit të shtëpisë, Hashim Thaçit, njeriu më i urryer i Dadanisë tani i akuzar nga Tribunali i Hagës dhe dyerve të gjykatave.
O Isë, plaku i Prapashticës …
Patericë e kombshme, ik!
Për rolin tënd pa dinjitet të një servili. Ti zgjodhe sëmundjen e shekullit për të bërë grushtet dhe linçove Vjosën më të votuar e më të suksesshme të vendit. Ashtu veprove kohë më parë me Donika Gërvallën. Si një Ajatollah i Iranit i ke shpallur luftë grave më të zgjuara e ma të guximshme të LDK-së dhe Dardanisë vetëm se janë femra kryengitëse dhe denoncojnë veprimet e tuaja skandaloze. Shporru Isa, për mëkatet tuaja të pafalshme zgjodhe rrugën e tradhtisë, servilit e spiunit.
Zyrtarë të lartë të LDK-së me ndihmën e njeriut më të urryer, Presidentit Thaçi, rrëzuat qeverinë Kurti pa asnjë dinjitet dhe pa pendim, vazhdonin ritualin e turpshëm të shkatërrimit të shtetit dhe mbrojtjen e Isa Mustafës nga aferat korruptive dhe të Hashim Brojës, sa herë që shkijet hynin e dilnin nga Mitrovica, thua se me praninë e Hutit e Hashimit Vuçiqi ndihet më i qetë.
Gjithmonë në këtë kah e po të donin të kërkonin diçka me anën teatrale të historisë e aspak me thelbin e çështjes kombëtare, ajo çka i kishte ndodhur Dardanisë për 20 vjet e vazhdonte t’i ndodhte ende sot kombit derisa Thaçi shkoi në Hagë dhe Isa Mustafa iku drejt shtratit të korona virusit, i shëmbëllenin një drame me ngjyrim të jashtëm serb, e cila nën logën e përbashkët “Mitrovica dhe manastiret shqiptare me eksterritore nën Serbi”. Dardania e rikthyer në një provincë serbe. Është një e vërtetë e hidhur, por e tillë që tufat e egra të LDK-së, PDK-së, AAK-së, Fatmir Lima, por e tillë që, çuditërish, kanë shkaktuar ftohje të shqiptarëve ndaj historisë së tyre.
Ka një kuçedër shumë kokëshe, qëndrimi i Mustafës ndaj rebelimit antishqiptar ndaj kombit prek një ndër aspektet më të ulta të peronalitetit të tij të dyshimtë, për sa i takon rolit dhe politikës së tij. Përgjithësisht, Mustafa dhe tufa e tij e egër, përgjithësisht, janë vlerësuar nga populli si rebel antishqiptar; këta sfiduan opinionin publik dhe autoritetet e drejtësisë dhe pa këtë poshtërsi nuk do të kishin mundur kurrsesi të mbështesnin dhe të parashtronin idetë e tyre mbi pavetëdijen, kapjen e shtetit, etj. Sidoqoftë, tufa e egër qenë rebelë ndaj kombit dhe kushtetutës. Kur them tufa e egër, nënkuptoj që ishin njerëz që luftonin kundër autotiteteve ekzistuese të vendosura nga sovrani, por ama Mustafa që ishte njeri të bëhej i till ëdhe tufa e egër duhet t’i nënshtroheshin atij) dhe që vazhdonin ta respektonin korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Ti, kufoma e LDK-së, bëre atentat kundër Vjosës me performancën më të lartë të UINDIPIS dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani. Ik Mustafa i ziu, sepse në kohë krize dhe pabesisht vendose të shkarkosh nënkryetaren e LDK-së, vetëm se ajo shprehu qëndrimin e saj kurajoz e të sinqert sepse nuk deshi kualicion me PDK-në, AAK-në e LIMËN. Vjosa nuk pajtohet me politikat e Thaçit për vendin. Arma e saj është me e fuqishshme se arma e juaj prej qyqari dhe gjuetari të shtrigave, por ulërimat e një tufe korbash e hijenash. Ky lloj rebelimi antishqiptar, nga ky këndvështrim psikologjik, mund të ndeshet te shumë politikanë radikalë e antishqiptarë, që janë rebelë epushtues pushteti. Këtë as topi s’e luan dhe të bëhen konservatorë sapo hipin PABESISHT në pushtet.
Sorrat e nuk e friksojnë Vjosën, ky llojë kërcënimi ndeshet te shumë politikanë. Vështrimi dhe guximi i Vjosës u ngritë edhe më lartë në fluturim. Isa Paterica përdore turpshëm e me dinakri fondin e 3%, nuk ke qenë as transparent me fondin “1999 – 2010”. Çfarë ndodhi me kapiltalin e “Dardania Bank” në Tiranë dhe kreditë që s’u kthyen kurrë – kujt ia shitët Bankën me Bukoshin, kush e vodhi degën e saj në Prishtinë më 2003 dhe arkën me 3 milionë euro?
Këto abuzime do të duheshin të hetoheshin në Dardani, por atje peshqit e mëdhenj ende janë të pa trazuar. Shko, Isa, se me aferat tuaja duhet te mirren dhomat e specializuara në Hagë, të përgjigjesh për djersën dhe sakrificat e mërgimtarit, për kafshatën që ua mori fëmijëve për fondin tënd. Largohu, u lugati i kuq që mbahesh në paterica e që shtyhesh vetëm me gra që zvarrit dhe linçon zonjat e Dardanisë vetëm se të janë kundërvënë me guxim, sherohu nga paranoja, gjeneralizmi, stereotipi, paragjykimi, antifeminizmi dhe shko e përballu me ndërgjegjien tënde që nuk e ke. Ndërgjegjen e përlyer me nënshkrimin e tradhtisë dhe zajednicës dhe shitja e Debelldesë e të Çakorrit. Ikja do të ishte i vetmi akt tradicional në karrierën tuaj. Shko se të erdhi koha se tani as paterica e kombëshme nuk të mban më. Ik Isa, ti me bandën tënde e fëlliqet Dardaninë! Do vijë një ditë që drejtësia do të merret me ty e me tufën tënde…
Imazhi mund të përmbajë: 4 njerëz, njerëz që qëndrojnë dhe kostum

About admin

x

Check Also

Aktiv

INTERVISTË/ Sadri Ramabaja: Kjo është e vërteta ime ndaj “Syrit të Popullit”!

12/09/2020 Almakos ka realizuar një intervistë me profesorin Sadri Ramabaja, i cili ...