Home / Histori / FALSIFIKIMI PERFID I HISTORISË!

FALSIFIKIMI PERFID I HISTORISË!

Bullgaria, e shpallur mbretëri pesë vjet më vonë (1908), duke qenë e kufizuar me Perandorinë Osmane, në vitin 1903 paska zgjedhur përmes Kryengritjes së Ilindenit, vetëm përmes njërit nga gjashtë “Rrethet revolucionare të VMORO-së” (i Selanikut, Manastirit, Shkupit, Strumixhes, Serezit, Edrenes), nga pjesa më e largët prej territorit të Bullgarisë së atëhershme ta “çlirojë Maqedoninë”, në krahinën e banuar kryesisht me shqiptarë, të Manastirit dhe Krushevës!
Historiografia bullgare dhe ajo zyrtare e Maqedonisë, sidomos e periudhës komuniste, gjatë një shekulli pas Kryengritjes së Ilindenit kanë falsifikuar gjithçka në dobi të tyre.
Nga kjo fotografi në faqet e historiografisë bullgare, e cila në gjuhën bullgare përshkruan “një grup refugjatësh në drejtim të Bullgarisë” (30 mijë në atë drejtim nga gjithsej 70 mijë banorë të shpërngulur), shihet qartë se kryefamiljari që udhëheq grupin e banorëve të shpërngulur nga dhuna e terrori pas Kryengritjes së Ilindenit është shqiptar, me plis të bardhë.
T’u besohet historive të rrejshme, me dëshmi dhe dokumente të sajuara, shtrembëruara dhe falsifikuara për Kryengritjen e Ilindenit, për ngjarjet dhe personalitetet e asaj periudhe, duhet të jesh ose politikan shqiptar siç i kemi sot, ose veteran i luftës partizane të 1941, analfabet që ka firmosur me gisht, apo argat në shërbim të propagandave të huaja kundër shqiptarëve.
(3 gusht 2020)
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe jashtë

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...