Home / Opinion / “Dashuria” e Evropes dhe kanibalizmi fqinjeve !..

“Dashuria” e Evropes dhe kanibalizmi fqinjeve !..

Se kildebilledet
Shkruan Akademiku: Hakif Bajrami
– Komandanti i ushtrise se trete serbe, Gjeneral Bozhidar Janku i kerkon Gjeneralshtabit te tij 20.000 bajoneta te reja, sepse ushtareve te tij u ishin demtuar bajonetat ne treven Llapit duke i therrur shqiptaret nga djepi ne kërroçe kudo qe i gjenin. Anri Barbys (korespondent francez) shkruan se, meqe Gjeneralshtabi nuk i kishte, ato u porositen dhe u siguruan brenda kater ditesh nga Vjena. Ato Bajoneta do te perdoren: 5000 cope ne treven e Rrafshit te Dukagjinit, 5000 cope ne treven e Kukesit dhe Lumës dhe 10.000 cope do perdoren ne trevat: Jug i Ferizajt, Shkup, Tetove, Gostivar, Manastir, Diber, Elbasan, Tirane dhe ne 30 Nentor bajoneta e fundit do te thyhet ne Durres duke therrur te zotin e shtepise qe rezistoi ndaj grabitjes se bagetise.
– Ja, kjo eshte rruga “çlirimtare serbe”, – shkruan me ironi Llav Trocki ne Dhjetor 1912.
Ne 28 Nentor 1912 ne Vlore u shpall pavaresia e Shqiperise, por bajonetat greke e serbo – malazeze vazhduan pergjakjen. Ne 30 Nentor 1912 kur ushtria serbe zbarkoi ne Durres, ne te gjitha kishat Serbe do te mbahet meshe solemne per daljen e ushtrise ne detin Adriatik. Pershendetje vllazerore kisha Serbe do te mare edhe nga kisha Ruse, Franceze, Gjermane, Austriake, Italiane dhe Greke. Si rrjedhim bajonetat e pergjakura ne trupin e shqiptareve do te amnistohen ne Petrograd, Vjene, Berlin, Rome dhe Paris, kurse ne Londer, ne 17 Dhjetor 1912 do te filloje pazari i madh me tokat shqiptare. Aty Shqiperia etnike do te copetohet pjese-pjese dhe ai copetim do te mbetet ne fuqi si nje plage qe kullon edhe sot. Evropa “e demokratizuar” vazhdon edhe sot me te njejtin plan. Mbase kane ndryshuar koherat dhe partite me drejtuesit e tyre, por nuk ka ndryshuar asgje nga realitetet e programuara sekrete per asgjesimin e Shqipetareve (Islamit) nga Evropa (shih A. Rajs: -Shqiptaret muslimane duhet te asgjesohen, por edhe ata te krishtere duhet te konvertohen ne grek,serb,malazez,etj… 1912 CPB. K. 12. i censuruar si sekret shteteror 1912).
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, text that says 'Vernichtung der T'imokdivision bei Mitrowitza.'

About admin

x

Check Also

Aktiv

INTERVISTË/ Sadri Ramabaja: Kjo është e vërteta ime ndaj “Syrit të Popullit”!

12/09/2020 Almakos ka realizuar një intervistë me profesorin Sadri Ramabaja, i cili ...