Home / Opinion / Rrëzimi i qeverisë Kurti dhe përmbysja e vullnetit të 6 tetorit!

Rrëzimi i qeverisë Kurti dhe përmbysja e vullnetit të 6 tetorit!

Albulena Haxhiu
Rrëzimi i qeverisë Kurti dhe përmbysja e vullnetit të 6 tetorit tregon qartë se Hoti e Hyseni janë pjesë e projekteve të rrezikshme të presidentit Thaçi.
Këta që në fillim i kanë zbatuar kërkesat e Serbisë duke hequr reciprocitetin dhe duke hequr dorë nga anëtarësimet në organizmat ndërkombëtar. Këto janë premisat e një pazari të keq. Ndërkohë janë mbajtur disa seanca ku z.Hoti lëre që nuk ka as mbështjetje as platformë e nuk ka krijuar as unitet, por nuk ka treguar as më të voglën fjalë se çfarë po bisedohet në këto negociata.
Ai po thotë që platformë është kushtetuta ndërkohë ndër fjalët e para që ka thënë është se Asociacioni është obligim.
Përtej këtyre tendencave e vizitave tinzare pa mandate, e pa legjitimet ne i bëjmë me dije kujtdo që tenton të sjell ndonjë marrëveshje të dëmshme se ato nuk mund të gjejnë zbatim në Republikën e Kosovës.
Nuk mundet një qeveri ilegale, ilegjitime të sjelli marrëveshje e aq më pak persona që nuk kanë marrë as më të voglin besim qytetarë të përfaqësojnë Kosovën.
Kjo gjë ka marrë fund. Ata mund të shëtiten gjithandej, por pazaret këtu nuk kanë vend.
Nuk mund të ketë dialog të mirëfilltë pa zgjedhje demokratike paraprakisht.
…..
Imazhi mund të përmbajë: 1 person
Xhem H. Gashi, Vullnet Kadriu dhe 57 të tjerë
4 komente
5 ndarje
Pëlqej

Komento
Ndaj

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ADEM DEMAÇI, NJERIU I PARË POLITIK I UÇK-së KA QENË E DOMOSDOSHME TË KOMBINOHET FORCA DHE POLITIKA

Sejdi Gega *E shtuar nga unë (Sejdi Gega): Me 12 gusht 1998, ...