Home / Opinion / Ku po shkon Maqedhonia?

Ku po shkon Maqedhonia?

Medahi Sheholli
Pas disa ditësh sipas të gjitha gjasave specaxhiu i Strumicës Zajko, do të formojë qeverinë e koalicionit e cila do të ketë me patjetër edhe dy parti shqiptare së paku.
Gjithsesi, partitë shqiptare në qeverinë e lavraxhiut të fushave bujqësore nga Strumica do të kenë rol dekorativ në prezentimin e shalqinjëve nëpër parcela me shalqinj e speca si ushqime bio për qytetarët.
Kjo qeveri koalicioni që do të formohet me Zajkon kryeministër me një motor të demoduar dhe me defekte të pariparueshme nuk ndizet dot për ta lëvruar as kopshtin e tij e jo më gjithë arat e MV.
Lavërtarit të fushave Zajko i janë djegur jo vetëm motorët e ekonomisë siç është bujqësia por edhe aparati propagandistik i shpërndarjes së gënjeshtrave ditore si media dhe reklama që i bëjnë atij prezentimin si kryeministrin që u lodh shumë në përpjekjet e tij ”për një jetë më të mirë për të gjithë”.
Dhe jeta më e mirë për shqiptarët në katër vite të qeverisjes së tij nuk erdhi kurrë, përkundrazi ai ia bëri më të vështirë duke i detyruar të shohin fatin e tyre për një jetë më të mirë gjetkë në perëndim.
Ky është Zajko demagogu i premtimeve të mëdha që nuk i realizon kurrë por, që do të vazhdojë të qëndrojë në këmbë pa u rrëzuar falë patericave të partive politike shqiptare.
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, tekst

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ADEM DEMAÇI, NJERIU I PARË POLITIK I UÇK-së KA QENË E DOMOSDOSHME TË KOMBINOHET FORCA DHE POLITIKA

Sejdi Gega *E shtuar nga unë (Sejdi Gega): Me 12 gusht 1998, ...