Home / Opinion / Krimet e nazizmit, perandorisë osmane dhe të shteti serb të mos harrohen. Të kujtohen!

Krimet e nazizmit, perandorisë osmane dhe të shteti serb të mos harrohen. Të kujtohen!

Sa te egzistojmë nuk duhet harruar viktimat e nazizmit gjerman. Përgjithmonë, brezave të rinjë duhet kujtuar gjenocidin që bëri politika nazizste gjermane e udhëhequr nga Adolf Hitleri dhe Jozef Gobels.
Kurrë nuk duhet harruar viktimat dhe gjenocidin që perandoria osmane ushtroj ndaj popullit shqiptar.
Asnjëherë, e derisa të egzistoj kombi shqiptar dhe vetedija kombetare, nuk duhet harruar shkatërrimet, vrasjet, rrënimet dhe gjenocidin kulturor, historik e politik, që paranazizmi i perendorisë osmane i bëri kulturës, shkollës dhe gjeopolitikës shqiptare.
Kurrë, asnjëherë, asnjëherë e kurrë, nuk duhet harruar gjenocidin që shteti serb, e kralevina sllave, i bëri kombit dhe qenjes shqiptare.
Duhet kujtuar, brezave të rinjë, se sa vrasje, përdhunime, dëme kulturore e shkatërrime ekonomike i solli kombit politika fashiste serbe e jugosllave.
Por të nderuar lexues,
përderisa për luftën shkatërruese të nazizmt po prodhohen (me të drejtë) filma dokumentar e artisitik, po shkruhet e po bëhen studime, seminare, simpoziume e punime shkencore, me qëllim që të mos përsëritet historia e nazaizmit, këtu, në Tiranë e Prishtinë, po punohet e po bëhet çmos, që krimet dhe gjenocidi kulturor i otomanëve, grekëve dhe i serbëve ndaj shqiptarëve të rehabilitohet, të zbutet, të falsifikohet e, mundësisht, edhe të harrohet.
Mund të argumentoj se mediat botërore kanë si detyrë humane e edukative të mbajnë gjallë kujtesën kolektive për të këqijat e nazizmit.
Po ashtu, kemi dëshmi se mediat shqipe, pushtetet dhe akademitë, kanë marrë për detyrë, e po bëjnë çmos, që të shperlajnë kujtesën kolektive historike për dëmet e pariparueshme, për krimet dhe gjenocidin që perandoria osmane, shteti grek dhe ai serb i bënë kombit shqiptar.

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ADEM DEMAÇI, NJERIU I PARË POLITIK I UÇK-së KA QENË E DOMOSDOSHME TË KOMBINOHET FORCA DHE POLITIKA

Sejdi Gega *E shtuar nga unë (Sejdi Gega): Me 12 gusht 1998, ...