Home / Opinion / Ramabaja: Thaçi dhe Veseli kanë shkruar dhe zgjeruar akuzën ndaj meje

Ramabaja: Thaçi dhe Veseli kanë shkruar dhe zgjeruar akuzën ndaj meje

31 KORRIK 2020

Hashim Thaçi, Sadri Rambaja

 

I akuzuari në rastin “Syri i Popullit”, Sadri Rambaja ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kanë shkruar akuzë ndaj tij për rastin “Syri i Popullit”.

“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e kanë shkruar akuzën edhe e kanë shqiptuar aty, e kanë zgjeruar ditën që janë ardhë më 28 dhjetor dhe akuzën ndaj Albin Kurti dhe Glauk Konjufcës gjoja si supozim që ne jemi themelues të “Syrit të Popullit””.

“Ai ka insistuar që ne tre jemi themelues të Syrit të Popullit. Mua më ka akuzuar edhe për hartimin e kumtesave të para të UÇK-së. Të gjithë ata që kanë parasysh historikun e hartimeve të kumtesave të para të UÇK-së, e kanë parasysh se ato janë shkruar nga anëtarët e ashtuquajturit shtab i UÇK-së”.

“Ky presidenti i Kosovës mua më akuzonte se kamë shpërndarë kumtesa dhe kamë dëmtuar imazhin e UÇK-së. Unë gjatë luftës kam qenë anëtar i Shtabit për Mbështetje të UÇK-së më Zvicër, ne s’jemi marrë me kumtesa ne jemi marrë me logjistikë”.

“Unë jam marrë me mbështetje të karakterit diplomatik dhe propagandistik. Ai akuzonte se unë kam shkruar kumtesë pas një ditë e patë përgënjeshtruar edhe Bardhyl Mahmuti edhe Jakup Krasniqi, të cilëve u jam mirënjohës”.

“Akuza tjetër ishte se unë e kisha inspiruar se unë ja kam shkruar listën dhe librin e të tjerë e të tjerë”.

I pyetur se nëse dalin të vërteta akuzat e Thaçit dhe të tjerëve ndaj tij në rastin “Syri i Popullit”, ai deklaroi se nuk ka të bëjë asgjë me këtë proces.

“Unë jam mbajtur thuajse tri vjet në paraburgim kanë pasë kohë jashtëzakonisht të hulumtojnë dhe të gjejnë. Por edhe 30 vjet tjera nuk ka mundësi prova reale sepse unë nuk kamë pasë të bëjë asgjë me atë proces. Unë është bërë dëm i madh i Kosovës është futur një organizate terroriste e brendshme, ka thënë Ramabaja në KlanK.

Thaçi ishte i ftuar si i dëmtuar në seancën gjyqësore ndaj 10 të akuzuarve në rastin “Syri i Popullit” të cilët dyshohen se përmes kësaj organizate  kanë përgatitur atentate ndaj krerëve shtetërorë, përfshirë këtu edhe presidentin e Kosovës.

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ADEM DEMAÇI, NJERIU I PARË POLITIK I UÇK-së KA QENË E DOMOSDOSHME TË KOMBINOHET FORCA DHE POLITIKA

Sejdi Gega *E shtuar nga unë (Sejdi Gega): Me 12 gusht 1998, ...