
Koordinatori i Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, ka thënë se në takimin 7-orësh me koordinatorin e palës serbe, Marko Gjuriq, është biseduar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Atij i ka reaguar ashpër profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki. Ky i fundit e ka quajtur “fyell” Hysenin, duke thënë se ai erdhi në këtë post, përmes kryeministrit fiktiv dhe qeverisë jolegjitime, përcjell Bota sot.