Home / Opinion / Tribuni Kombëtar 

Tribuni Kombëtar 

 

Se kildebilledet

Beqir Elshani

Fill pas LDB Jugosllavia kishte historinë e zezë, sepse në burg të pafund e mbante Kosovën në krye me kreshnikun shqiptar – Adem Demaçin. Shpeshherë në shtypin kombëtar dhe ndërkombëtar flitet për adoptimin e fëmijëve nga prindërit nostalgjikë, mirëpo të adoptosh një popull të tërë është vështirë, dhe ky ishte Adem Demaçi, që me burgosjen e tij revolucionare e adoptoi mbarë popullin shqiptar, nuk lejoi që populli të shkonte prapa Tito shovinistit. Çdo popull kishte nga një mësues, dhe mësuesi i revoltës sonë kombëtare, ishte Adem Demaçi.
Trimi legjendar, Adem Demaçi i mbarë Shqipërisë Etnike, tri dekada qëndroi në kampet e udbës famëkeqe jugosllave për barazi dhe dinjitet kombëtar. Tri dekada mbyllur në burgje, që ish-Jugosllavia i kishte ndërtuar nergut për burgosjen e gjithë shqiptarëve që kërkonin liri dhe barazi kombëtare. Burgosja e Adem Demaçit vetëkuptohej që ishte burgosje e mbarë popullit shqiptar të Kosovës kreshnike. Baca Adem luftoi me të gjitha forcat kundër dhunës jugosllave. Prandaj prangat e Tribunit Kombëtar në burg, ishin pranga për robërimin dhe shtypjen e egër të Kosovës nga fashizmi serbosllav. Përkundrazi, trimit shqiptar hekurat jugosllave ia shtuan forcën për lirinë e popullit të tij të shumëvuajtur. Fjala njeri domethënë liri, ashtu siç domethënë fjala liri njeri. Prandaj të jesh njeri domethënë të jesh i lirë. Sipas kushtrimit poetik të Migjenit “Të lindet një njeri, që mëkëmb një Kohë të Re, të krijojë një Epope!” është Adem Demaçi, i cili me qëndresën e tij revolucionare shkatërroi shtetin kundërpopullor të ish-Jugosllavisë në krye me xhelatët serbë. Rinia shqiptare është rritur dhe çelikosur me qëndresën heroike të Adem Demaçit. Prandaj me të drejtë mund të thuhet që Kosova ka dhënë babanë e revolucionit mbarëshqiptar, dhe ky është ADEM DEMAÇI. Pas tij erdhën trimat me shumë shokë që i solli deri te Ushtria Çlirimtare e Kosovës Heroike në krye me Adem Jasharin dhe deri te Lëvizja Vetëvendosja në krye me Albin Kurtin.

 

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...