Home / Opinion / Ramush Haradinaj gabon për Albin Kurtin!

Ramush Haradinaj gabon për Albin Kurtin!

 Fehmi Berisha, ish i burgosur politik ,veprimtar i shquar i çeshtjes kombetare dhe luftetar i UÇK .
Akuzat tua sulmuese ndaj Albin Kurtit,kinse ai i vetmi i dënuar paskësh dhënë intervistë nga burgu janë qëllim këqia dhe të pa vërteta.
Kjo,vetëm sa dëshmon,që ti ,apsolutisht asokohe (mbase as sot) nuk i ke njohur të dënuarit politik dhe as të ka interesuar për ta.
Sa për informim të drejtë të lexuesëve:
Në vitin 1989,apo 1990 nga burgjet jugosllave kanë dhënë intervista plotë të dënuar politikë.
Më kujtohet intervista e të dënuarit Pajazit Jashari e cila pati bërë bum në Kosovë.
Pastaj Fadil Vata ,Hydajet Hiseni ,bacë Adem Demaçi dy muaj para se të lirohej u intervistua nga gazetarët e „ Večerni List „ ,por edhe shumë shokë të tjerë ,asokohe,pasi Kryqi i Kuq Ndërkombëtar i vizitojë burgjet jugosllave,kjo ndikoi të ndodhte kjo befasi,të cilën ne të burgosurit lehtë e lexuam,se Jugosllavia donte t’u qiste hi syve perëndimit dhe veten ta tregonte para botës si shtet ,kinse ,demokratik…..
Ndaj,kur nuk i njeh gjërat më mirë është të mos flasish,sepse dukesh si ata të cilët bëjnë turr të dalin përpara që të duken.
( Fehmi Berisha, ish i burgosur politik ,veprimtar i shquar i çeshtjes kombetare dhe luftetar i UÇK )

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ADEM DEMAÇI, NJERIU I PARË POLITIK I UÇK-së KA QENË E DOMOSDOSHME TË KOMBINOHET FORCA DHE POLITIKA

Sejdi Gega *E shtuar nga unë (Sejdi Gega): Me 12 gusht 1998, ...