Home / Të ndryshme / Për ty Hero, lavdia në krah të lavdisë

Për ty Hero, lavdia në krah të lavdisë

Janë Pesë muaj të plotë qëkur nëpër një mjegull të ngritur nëpër zhurmë të madhe politike, duar të interesave armike të morën nga mesi ynë Dema shembëlltyes dhe Qermimi i aq të bëmave me të cilat na e freskove gjithë njohjen mëse dyzetvjeqare.
Sot kemi mbetur mes shtetit prezentues dhe atij të munguar. Të munguar Qerim, për vrasjen tënde, për vrasjen e Demës së UÇK-së, për fjalën e tij, për heshtjen e tij, për punën e munguar të tij!
Sot Qerim, në këto dy dekada liri, ne do duhej ta kishim të njohur gjithçka për sa u takon atentateve ndaj herojëve nga Jusufi e Kadriu, Rexhepi e Nuhiu, Afrimi e Bahriu, Zahiri, Hakifi e Edmondi, Iliri e deri te atantati ndaj teje!
Shteti i munguar po heshtë, derisa shteti prezentues po e mban Ison e frymës.
Po Qerim, shteti prezentues është këtu, është premtues, është në këmbë, por neve po na duhet më shumë se vetëm kaq. Po na nevojitet shteti funksional, shteti i sigurisë, shteti i shpresës, shteti i rrrugës së idealeve, pra shteti që nuk do duhej të ndalej për atje ku ishim nisur si shoqëri, për çlirim dhe bashkim. Ai sikur e ka humbur vrullin që do duhej ta kishte në vetvete shteti i dalur nga lufta çlirimtare, i dalur nga grykët e pushkëve, i dalur nga gjaku i derdhur i aq dëshmorëve, puna deri në flijim i aq heronjëve nëpër idealet e aq brezave.
Disi i ka rënë hije, po i mungon shkëlqimi që ia jepte Shtetit shqiptar Qemal Stafa e Vojo Kushi, Vasil Shanto me Heronjtë e Vigut të bashkuar në kolonën e gjakut të mijëra dëshmorëve.
Ti sot i bashkuar në patheonin e Herojve të Kombit je nder dhe detyrim i dy shteteve tona.
Nderimi që po të bëhet është një vendosje në mozaikun e lirisë sonë, derisa detyrim mbetet zbardhja e vrasjes tënde dhe gjithë heronjëve para jush!
Ne si shoqëri duhet të dimë, cilat janë shtetet armike që futën duart në vrasjen tënde dhe cila është dora vrastare? Shteti ynë ia ka borgj këtë spjegim dhe këtë zbardhje ish luftës, të sotmes, të nesërmes, vendit e sigurisë kombëtare të tij.
Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz që qëndrojnë

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...