Home / Lajme / Fitore Pacolli: Na sulmuan në korridor deputetët e LDK-së!

Fitore Pacolli: Na sulmuan në korridor deputetët e LDK-së!

E Martë, 28 Korrik 2020

Deputetja e Kuvendit të Kosovës,  pjesë e komisionit parlamentar për Punë të Jashtëm, Fitore Pacolli ka thënë se janë sulmuar në Kuvendin e Kosovës nga deputetët e LDK-së, Kujtim Shala e Arben Gashi.

Ajo ka thënë se qysh në fillim të mbledhjes ku po raportonte ministrja e Jashtme Meliza Haradinaj, ka pasur tendencë për t’i ndalur, e mos lejuar të bëjnë pyetje.

“Na sulmuan në korridorin e ndërtesës së kuvendit jashtë sallës ku ne mbajtëm takim. Këto tregojnë se këta kanë kaluar në një stad ku nuk mund të na durojnë sepse kanë hyrë në një rrugë pa krye. Unë sapo kam parë që janë kthyer deputetët Shala e Gashi, e pas tyre qëndronte edhe Dorentina Maloku,kur e poash që ka kacafytje jam kthyer për të parë se çka po ndodh”, tha Pacolli.

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ADEM DEMAÇI, NJERIU I PARË POLITIK I UÇK-së KA QENË E DOMOSDOSHME TË KOMBINOHET FORCA DHE POLITIKA

Sejdi Gega *E shtuar nga unë (Sejdi Gega): Me 12 gusht 1998, ...