Home / Opinion / Dashuria dhe pasojat!

Dashuria dhe pasojat!

Beqir Elshani

Për pyetjen qysh zbërthehet me fjalë puthja e mashkullit me femrën, përgjigja është “Të dua”. Prandaj, kur njeriu e puth mëmën dhe tokën tregon dashurinë ndaj mëmës dhe atdheut, ndërsa kur e puth femrën që i pëlqen, do të thotë se dëshiron të lidhë jetën me të. Mu për këtë në mesjetën italiane nëse burrë e grua putheshin dhe përqafoheshin faqe botës, atëherë detyroheshin të martoheshin. Ngjarja historike tregon se nuk ka pasur puthje private, por juridike. Historikisht puthja është shumë e vjetër dhe daton qysh në kohën e lashtë, së pari nëna e ka puthur foshnjën, frytin e vet që e ka lindur, të cilën e ka ushqyer me gjirin e saj. Pastaj puthja e femrës me mashkullin është kulturë, pa të cilin njerëzimi nuk do të përparonte. Puthja tradicionale vazhdon të zbatohet edhe sot, e cila asnjë ndryshim nuk ka me kohën primitive; prandaj nëse teknika e lartë ka përparuar, puthja dhe përqafimi ende mbeten në psikologjinë primitive. Flitet se puthja zyrtare, në emër të dashurisë, është përhapur në shekullin e V-të të erës sonë në Francë, për të cilin thuhet se në këtë vend vallëzimi aristokrat përfundonte me puthje të furishme, sa që ushtonte salla. Kjo puthje aristokrate ka bërë që shumë shpejt të përhapet në mbarë Europën – pa dallime klasore. Dallimi në mes puthjes franceze dhe ruse është se francezët puthen në formë kryqi, kurse rusët në formë X (iksi).
Pa dyshim që puthja është shenjë e dashurisë dhe e miqësisë, mirëpo ka edhe puthje diplomatike, politike dhe ironike, siç janë puthjet e superfuqive në dëm të popujve të shtypur në botë. Puthja ka edhe anën e shëmtuar; kur dikush i puth dorën apo këmbën pushtuesit, do të thotë pranon të jetë skllav i tij. Shkurt, pranon nënshtrimin. Një ndër puthjet historike ka qenë puthja e kryetarit rus, Leonid Brezhnjev, me kryetarin çekosllovak, Antoni Novotni, e cila ngjau pas invadimit të Çekosllovakisë në vitin 1968 nga tanket ruse, që konkretisht do të thotë puthje entuziaste e çizmes pushtuese. Pas tij vjen puthja e kryetarit rus, Brezhnjev me liderin gjermanolindor, Erih Honeker, në vitin 1979, domethënë dhjetë vjet para rrënimit të Murit të Berlinit, të cilën populli gjerman e quan puthje e vdekjes që ka kuptimin e vrasjes së popullit që luftonte për bashkim kombëtar. Nuk ka asnjë dyshim që puthja e karrieristëve për pushtet përdor të gjitha muskujt në fytyrë e në gjuhë me të gjitha preparatet kimike, pa harruar angazhimin e sistemit nervor, me anën e së cilës zbardh dhëmbët, dhe krejt në fund, tund gishtat e fitores ashtu siç e tund qeni bishtin.

Autogoli i modelisteve dhe letra e Çarli Çaplinit
Me dhjetëra këngëtare bëjnë gara për shitjen e trupit në treg për miliona euro, edhe pse të martuara, besa edhe janë nëna më fëmijë. Sipas tyre Penelopa e Odisesë po del budallaqe, e cila për shkak të pritjes së gjatë të bashkëshortit nuk pranoi të martohet me një nga pretenduesit në pallatin mbretëror. Fqinji im, si në tallje më tha se po të ishte martuar me princeshën suedeze, do të ishte bërë princ. Këtë shprehje e tha në prani të gruas dhe fëmijëve që tashmë ishin të rritur. Atëherë ia prita: “Përkundrazi, bashkëshortja jote është më princeshë se nusja suedeze, sepse t’i ka lindur dy sokola dhe një sokoleshë. Përveç kësaj jeni duke folur gjuhën e mëmëdheut”. Për habi, fqinji në vend se të kërkonte falje, qeshi. Prandaj këto këngëtare duke kundërshtuar ofertat e majme, po e mbrojtkan integritetin e ashtuquajtur vetjak. padyshim që ky quhet mjerim njerëzor, ka mbetur që këto kuçkat të shesin moral, siç thuhet dushk për gogla. Këtë ngjarje më së miri e tregon një film artistik, “Propozimi i papritur”, në të cilin nusja e sapo martuar për një milionë dollarë pranon të kalojë natën me një pasanik të moshuar. Është për t’u habitur me vlerën e këtyre plakusheve që vetes ia caktojnë çmimin e lartë marramendës, me anën e së cilës poshtërojnë vetveten. Prandaj duke mohuar paratë milionëshe, bëjnë autogol. Për çudi, një kohë bukur të gjatë njerëzimi e ka luftuar skllavërinë, ndërsa sot me kënaqësi dëshirojnë të bëhen skllave për shitjen e trupit të vet. Një këngëtare, përndryshe nënë e dy fëmijëve “del në shitje”, kështu shkruan shtypi shqiptar, për një milionë euro do të pranonte të kalonte një natë me një biznesmen. Mbase po t’i hiqen pesë zerot e fundit, mund të shitet, përndryshe edhe po të jetë 1000 euro janë shumë, jo më 100.000 euro, sa për ofertën e saj njëmilionëshe nuk vjen në shprehje. Nuk thonë kot plakat se çikat e sotme janë trenuar, mendojnë që janë femra të përsosura, sa që dashnorët i kërkojnë me fener.
Ndryshe me këngëtaren që dëshiron të shesë trupin, aktroi i njohur, Çarli Çaplin, bijës së tij, Geraldina, i shkruante: “Mos e shit zemrën tënde për flori” kështu titullon letra familjare e aktorit, Me këtë letër familjare bijën e këshillon që të mos e shes zemrën për flori dhe gjëra të shtrenjta, pasi që shkëlqimi më i madh është dielli. Në vazhdim bijën e këshillon që të mbrojë virgjërinë, në mënyrë që trupin t’ia zbulojë vetëm atij që e dashuron shpirtin e saj po ashtu lakuriq. Natyrisht që Çaplini si prind e njeh edhe shpirtin e bijës, mirëpo përparësi i jep edhe bashkëshortes, për të cilën thotë që nëna e kupton më mirë dashurinë se babai. Shembullin e karakterit të femrës Çaplini më së miri e tregon me anën e lëvizjes së pehlivanëve në cirk, veprim që është mjaft i rrezikshëm, prej nga pehlivanët mund të rrëzohen, megjithatë më shumë janë rrëzuar njerëzit në tokë se pehlivanët në tel. Me pak fjalë, këshilla metaforike e Çaplinit tregon se çdo gjë arrihet me anën e angazhimit dhe punës së kujdesshme.

Kamera me dy faqe
Një burrë me anën e kamerës bëri eksperiment social, duke i pyetur 100 gra në rrugë nëse pranonin të bënin seks me të, mirëpo të gjitha ia kthyen me – JO. Kjo tregon anën madhështore për mbrojtjen e moralit dhe etikës së grave. Për fat të keq, kur një femër e pashme bëri eksperiment të njëjtë me gjininë mashkullore, e cila prej burrave kërkoi të kryente marrëdhënie seksuale, doli me 30% pranim. Këtu ndryshon rezultati, nuk doli sikur gratë që të panjohurit ia mohuan seksin, pasi që 30% e burrave me kënaqësi pranuan të bëjnë seks me gruan e panjohur, kurse 70% nuk pranuan. Nuk ka rëndësi se në cilin qytet është bërë ky barometër social, pasi që gjërat e tilla, domethënë të turpshme, po ndodhin në mbarë botën.
Shpeshherë shtypi i Tiranës shkruan për disa prostitute që e shesin trupin 300 euro për një natë, mirëpo nuk shkruan kush janë blerësit, që shkelin moralin dhe etikën kombëtare. Mbetet që përgjigjen ta gjejnë vetë lexuesit!!! Ka femra që qajnë për veprimin e shëmtuar të prostitucionit, të cilat i detyron vuajtja, por ka edhe prostituta që nuk turpërohen, krenohen që janë të tilla. Shtypi francez shkruan se në bordellot gjermane gjenden rreth 400 mijë prostituta që vijnë nga vendet e Europës lindore, sidomos nga Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania, që konsiderohet edhe tregu më i madh i prostitucionit legal, ndërkohë që ato drejtohen kryesisht nga punëtorët emigrantë. Ky rezultat i madh tregon se me të vërtet komunizmi në kohën e Enver Hoxhës ka qenë i qëndrueshëm, sepse asnjë vajzë shqiptare nuk e ka ditur ku gjendet Berlini, jo më të shitet trupi i tyre në rrugët e errëta në mbarë Europën. Dikur në Shqipëri nuk ekzistonte dhuna seksuale, mbarë rinia mësonte, studionte ose punonte në aksione derisa punësohej, dhe në fund martohej. Me të drejtë kinezët i kanë vënë kusht rinisë, mbaroni studimet, punësohuni, pastaj martohuni. Sa i përket femrës, e cila me anën e kamerës prapa shpine ka zbuluar lakminë e qytetarëve që e kanë ndjekur pas, vlen të përmendet se një shofer rus ia ka kaluar femrës me kamerë, me pikturën e femrës së zhveshur në faqen e kamionit, transportuesve tjerë u ka sjellë telashe të mëdha, duke shkaktuar me dhjetëra fatkeqësi në rrugë.

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...