Gazmend Gjyshinca me 28,07.2020 ne sallen e Kuvendit,Ky Djali i ri ne mosh por,Mendjen ja ka dhan Allahu inelegjencen e la Zvicren per te Ndihmu Kosoves dhe per ti larga hajnat e vjeter qe po vjedhin edhe sot qe nga qlirimi i Kosoves 20 vjet ,Ju Baj apel LDK qe te kan kujdes se Durimi eka edhe Fundin prandaj large duart nga zjarri?!me poshte edhe Biografia e Deputetit LVV siq e qujm ne GAZI?!
Gazmend Gjyshinca është lindur dhe rritur në Vushtrri. Është në përfundim të Magjistraturës në Institutin e Bashkimit Evropian në kuadër të Universitetit Marmara në Stamboll, me fushë të studimeve Politika të BE-së dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Gazmendi është njohës i gjuhës angleze dhe turke, poashtu zotëron njohuri bazike të gjuhës frënge.
Për vite ka qenë i angazhuar si aktivist i shoqërisë civile në Kosovë dhe rajon. Në të kaluarën ka punuar si hulumtues dhe asistent i projekteve në Grupin për Studime Juridike dhe Politike- GLPS në Prishtinë, si dhe ka qenë anëtar i Asociacionit Ndërkombëtar të Studentëve të Shkencave Politike- IAPSS. Në nivel lokal ka qenë i përfshirë në projektin për ruajtjen dhe rigjallërimin e Kalasë së Vushtrrisë.
Ai poashtu ka marrë pjesë në vizita studimore dhe përvoja pune në institucione si: Universiteti i Parisit-Sorbonës, Universiteti i Gothenburgut, Parlamenti Evropian në Bruksel, Qeveria e Turqisë, si dhe në Kuvendin e Kosovës.
Në qershor të vitit 2019 është pranuar në programin akademik Caux Scholars Program në Zvicër dhe drejtimi që po ndjekë quhet “Conflict Transformation and Peacebuilding”. Aktualisht ai po kandidon si deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.