Home / Opinion / KUR ANONIMET “BEHEN” HISTORIANE DHE FILOZOFE! 

KUR ANONIMET “BEHEN” HISTORIANE DHE FILOZOFE! 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Shkruar nga  Luan Baci 

USA   27 KORRIK 2020 

     Fatmiresisht ne kohet moderne, ne te cilat jetojme sot, ne rrjetat sociale, perfshire dhe f.b., ka mundesi te jape mendimet e veta edhe ai qe ka mesuar dhe lexuar gjithe jeten, edhe ai qe “ka mesuar” vetem me te degjuar pa hapur asnje liber, apo qe ka lexuar nje numer teper te kufizuar librash ne jeten e tij. 

 

     Nje annonim, i vetequajtur “Vilajet I Janines”, na thote ne nje postim tip karte: “Dy jane tradhetit me te medha te diktatorit Hoxha mbyllja e kulteve fetar, vrasja e ajkes se kombit. Ky ishte projekti i kryqetarothinjve”. 

 

     Vertet?! O zoti/zonja  “Vilajet I Janines”! Po te them qe ne fillim, se po te ishte “projekti i kryqetarothinjve”, nuk do te mbylleshin, ne te njejten kohe, edhe te gjitha kishat ortodokse dhe katolike, kur u mbyllen xhamite. Po ashtu duhet thene se kjo mbyllje e kulteve fetare, filloi nga rinia dhe kryesisht filloi me rinine gjimnaziste te Shkolles”Naim Frasheri” Durres dhe u perhap ne te gjithe Shqiperine. “Diktatori” Hoxha, qe perdorte diktature kunder armiqve te popullit te tij, duhej te fillonte te perdorte diktature edhe kunder rinise, qe vete e shkolloj, ne se do te donte ta kundershtonte rinine ne nismen e saj. 

 

     Midis diskutimeve dhe debateve te shumta me te tjere, zoti/zonja “Vilajet I Janines”! thote: 

“….gjithesesi keto matrial qe un ju servira nuk e kam nga vetja per projektin ?? po e keni n Gogle . 

     Une e kam ber zgjedhjen ne jet fatmiresish apo fatkeqesisht kur nuk e kam lexuar nje liber te realizmit socjalisto-komunist” 

 

     Zoti/zonja Vilajet I Janines! Pikerisht ketu qendron fatkeqesia juaj zotni/zonje. Se pari e quani te mireqene 100% ate qe gjeni ne google dhe ne internet apo ne rrjetet e tjera te informacionit, dhe medias, nga kushdo qofte, pa ju nenshtruar fakteve dhe pa ditur asgje nga kategorite ekonomike dhe filozofike neper te cilat kalon shoqeria, sepse vete deklaroni qe nuk keni lexuar libra. Ne google dhe kudo, vertetesia e informacionit eshte relative, ne funksion te njohurive te personit qe e ve ate informacion, burimeve qe ka ai person, dhe interesave personale apo te grupit qe ka ai person. Te kategorizosh ketu punen e Enver Hoxhes per mbylljen e veprimtarise fetare ne Shqiperi si antikombetare, eshte mediokritet i madh ne se i referohesh percarjes se madhe qe ka kudo sot ne Shqiperi, DHE KUDO NE HAPSIREN MBARE SHQIPTARE NE BALLKAN, nga fete dhe emisaret e tyre islamike, katolike dhe ortodokse, te cilet predikojne besimin ne gjuhe te huaja, denigrojne te gjitha figurat historike kombetare dhe historine tone te lavdishme kombetare ne predikimet e tyre, brenda institucioneve fetare ku ata sherbejne, duke u munduar te deformojne dhe denigrojne ate. Te thuash dhe te pranosh se Enveri vrau ajken e kombit, nuk eshte plotesisht e sakte. Ajo “ajke” e vrare u bashkua dhe u vu ne bashkepunim dhe ne sherbim te pushtuesve, dhe ja percaktoje vete fatin e saj te pasluftes. Ne fakt, per hir te se vertetes, duhet thene se “ajka” jote, jo e kombit, vetevrau veteveten. Sa per ato qe ti pretendon se ata qe e shkaterruan, e vodhen dhe e fukarepsen popullin, “ishin kelyshet e Enverit”, po te them se ne te vertete ishin kelyshet e armiqve tane shekullore, ishine kelyshe te “ajkes” se kombit, dhe sidomos te shovinizmit fqinj, te infiltruar ne Parti dhe shtet, kur Enveri ishte i gjalle dhe ne fuqi, dhe qe munden ti shpetojne shpates se tij qe vriste “ajken e kombit”. Kjo fare ajke qe i shpetoj shpates se Enver Hoxhes dhe qe e groposi Shqiperine pas vdekes se tij, ne fakt, ishte BAJGA E KOMBIT. 

 

       Ajo qe dua me shume te nenvizoj, se shume pyetje provokuese, si kjo e mesipermja nga ky anonim, behet per te gjitha figurat historike shqiptare, deri tek Skenderbeu, “ne emer te plotesimit real te historise dhe te fjales se lire”,  duke u perpjekur te eleminojne njera pas tjetres cdo periudhe historike dhe cdo figure kombetare shqiptare, ku objektivin final kane qe ta lene kombin shqiptar pa histori. 

 

     Objektivi tjeter me ogurzi eshte qe duke u marre cdokush me te kaluaren, duke e nxire dhe duke baltosur se me shume kedo sa te mundet dhe si te mundet, duke ju versulur njeri tjetrit, shume here dhe me fjalor rrugesh dhe jashte cdo etike dhe edukate e morali qytetar, te terhiqet vemendja nga problemet e tjera te medha qe ka shoqeria shqiptare si nga korrupsioni dhe nga tradhetite kombetare qe po na zhbejne si komb.  

 

     Prandaj le te mos biem ne keto gracka te ngritura. Me e mira ti injorojme kur eshte e mundur. Te mos u japime hapsire mediatike. Te perqendrohemi ne ceshtjet e dites per te garantuar te ardhmen, duke i vend me shpatulla per muri ata qe na vjedhin dhe shesin djersen dhe atdheun. 

 

     I tere kombi shqiptar duhet te perqendrohet ne Shqiperi dhe ne Kosove, si fillim, ne vendosjen e demokracive te verteta, ne konsolidimin e shtetit ligjor, dhe ne krijimin e bazes per te shkuar me tej ne realizimin e detyrave tona mbarekombetare. 

 

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...