Home / Opinion / Avokati Tomë Gashi: Ky është gabimi i pafalshëm i Hashim Thaçit që bëri para se të shkojë në Gjykatë Speciale

Avokati Tomë Gashi: Ky është gabimi i pafalshëm i Hashim Thaçit që bëri para se të shkojë në Gjykatë Speciale

Për katër ditë me radhë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u mor në pyetje nga Gjykata Speciale në Hagë.

E pas kthimit në Kosovë, ai nuk takoi asnjë nga krerët e institucioneve.

Vetëm sot, Thaçi u takua me kryeministrin Avdullah Hoti, ku para gazetarëve folën për dialogun me Serbinë.

E avokati Tomë Gashi, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se Thaçi ka bërë gabim që nuk ka dhënë dorëheqje para se të shkonte në Hagë, sepse kështu do të mbronte dinjitetin e shtetit.

“Presidenti Thaçi ka bërë gabim të pafalshëm që nuk dha dorëheqje menjëherë posa e mori vesh se kundër tij janë ngritur akuza në Gjykatën Speciale në Hagë për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit. Ai do të duhej të dorëhiqej menjëherë dhe atë për hir të mbrojtjes së dinjitetit të shtetit të Kosovës, sepse presidenti e përfaqëson Kosovën dhe nuk ka fare rëndësi se si do të rrjedhin gjërat në Gjykatë Speciale, në Gjykatën që mund të thuhet se e krijoi vet duke bërë presion tek deputetët në gusht të 2015”, ka thënë Gashi.

Ai vlerëson se presidenti jo vetëm që nuk dha dorëheqje, por ai priti 5 ditë për një paraqitje para qytetarëve, përmes një video të incizuar dhe publikuar në Facebook.

“Dhe ai jo që nuk dha dorëheqje as pas 5 ditë pritjeje të paraqitjes së tij para qytetarëve që ai i përfaqëson por ai pas 5 ditë nuk foli fare me qytetarët e Kosovës, por vetëm e bëri një postim të incizuar disa orë më herët deri sa ishte në darkë me kryeministrin e Shqipërisë, zotin Edi Rama dhe u vërtetua ajo që ai e dinte më mirë se të gjithë ne, se asnjë burrështetas dhe asnjë zyrtar i lartë shtetëror përveç vëllezërve shqiptarë nuk do të takohet me të, deri sa mbi supet e tij rëndojnë akuzat për krime të luftës dhe krimet kundër njerëzimit”, ka theksuar avokati.

Sipas tij, Thaçi ka mbetur vetëm formalisht president i Kosovës, duke shtuar se ne si popull shqiptar nuk duam që presidentit tonë t’i konfirmohet aktakuza.

“Dëshmia e tij 4 ditore para prokurorit në Hagë nuk ndryshon asgjë në këtë çështje. Tani Hashim Thaçi ka mbetur vetëm formalisht president i Kosovës, sepse dihet që ai tanimë e ka të sigurt fundin e karrierës politike. E di ai më mirë se ne se asnjë president dhe asnjë zyrtar i lartë i asnjë shteti demokratik nuk do ta takojë, bile as Edi Rama dhe as Ilir Meta ma nuk vijnë në Kosovë. Dhe ne të gjithë shqiptarët pa marrë parasysh preferencat politike nuk kemi dashur që presidenti jonë të akuzohet në Hagë dhe ne nuk duam që atij t’i konfirmohet aktakuza sepse po u konfirmua dorëheqja do të jep presidenti por me vonesë të paparë dhe tani ai dhe të tjerët që janë me të janë në kërkim të pasuesit të tij”, ka vlerësuar Gashi.

Avokati shton se nuk e duan Vjosa Osmanin në vend të tij dhe kjo për shkak të inateve por nuk mund ta ndryshojnë Kushtetutën.

“Sepse nuk duan që së paku për një kohë dhe sipas tyre ata nuk duan që as edhe një ditë të vetme të mbajë postin e presidentes Kryetarja e Kuvendit të Republikës znj. Vjosa Osmani. Janë çështje inatesh por nuk kanë çka bëjnë se tani as Kushtetutën nuk e ndryshojnë siç e bënë me 2015 për ta hapur rrugë Gjykatës së Serbisë me emrin e Kosovës Gjykatës Speciale në Hagë dhe mbetet të presim dëmet që do t’i pësojë Republika jonë nga ata që krijuan një monstër juridike kundër vetes së tyre”, ka deklaruar Tomë Gashi për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

 

 

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...