Home / Lajme / “Vendos Kosovën në hartë”/ BBC jehonë peticionit ndaj “Apple”: Dua Lipa ‘ndez’ rrjetet sociale me hartën e ‘Shqipërisë së Madhe’ 

“Vendos Kosovën në hartë”/ BBC jehonë peticionit ndaj “Apple”: Dua Lipa ‘ndez’ rrjetet sociale me hartën e ‘Shqipërisë së Madhe’ 

Featured image of article: “Vendos Kosovën në hartë”/ BBC jehonë peticionit ndaj “Apple”: Dua Lipa ‘ndez’ rrjetet sociale me hartën e ‘Shqipërisë së Madhe’ Dua Lipa

BRITANI E MADHE- Çështja e zhdukjes së kufirit ndarës mes Kosovës dhe Serbisë në hartën e “Apple” që u përhap në rrjet sociale nga Dua Lipa, ka bërë që edhe prestigjiozja britanike BBC të shkruaj për reagimet  e këngëtares shqiptare.

BBC shkruan se ylli britanik Dua Lipa ka ngjallur një reagim të madh në internet në mbështetje të nacionalizmit ekstrem shqiptar.

Lipa postoi një hartë që përfshin Shqipërinë, Kosovën dhe pjesë të vendeve fqinje të Ballkanit me mbishkrimin “autoktone” për të treguar se shqiptarët i përkasin atij vendi.”- ka shkruar BBC për këngëtaren shqiptare.

Postimi Duas ne Twitter.

Më tej media  britanike shkruan edhe për origjinën e Duas, duke treguar se prindërit e sa janë nga Kosova, por ajo lindi pasi familja u transferua në Mbretërinë e Bashkuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky peticion i ndërmarrë online nga artistët shqiptarë por edhe qytetarë të tjerë që i janë bashkuar më pas, vjen pasi kompania e mirënjohur “Apple” ka fshirë në hartë kufirin ndarës mes Kosovës dhe Serbisë, duke e konsideruar Prishtinën pjesë të Serbisë dhe emri Kosovë nuk ekziston askund. Deri tani me dhjetëra artistë i janë bashkuar peticionit të nisur fillimisht nga Dua Lipa, ku duket se asnjë shqiptar nuk e pranon këtë padrejtësi të bërë ndaj Kosovës.

Burimi: BBC

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ADEM DEMAÇI, NJERIU I PARË POLITIK I UÇK-së KA QENË E DOMOSDOSHME TË KOMBINOHET FORCA DHE POLITIKA

Sejdi Gega *E shtuar nga unë (Sejdi Gega): Me 12 gusht 1998, ...