Home / Histori / AKADEMIA E FORCAVE TË ARMATOSURA TË SHQIPËRISË

AKADEMIA E FORCAVE TË ARMATOSURA TË SHQIPËRISË

Pirro i Epirit ( 319 – 272 p K ) ishte Mbret i Epiriotëve dhe Molosëve, që në moshën 12 vjeçare, por dhe një nga gjeneralët dhe sundimtarët më të shquar të fisit ilir të epirotëve. Pirrua u bë gjeneral i plotfuqishëm ushtarak dhe krijoi një shtet të pavarur që mori emrin e vet Epiri. Aleat dhe kontribues në çlirimin e popujve italian që ishin në luftë me Romën.
Falangat ushtarake që krijoi ishin të pathyeshme aq sa ushtarët e tyre e thërrisnin me emrin “shqiponjë”. Fama e tij kapërceu kufijtë e Ilirisë veçanërisht kur u erdhi në ndihmë italianëve më 280 p.K., kur kaloi Otranton me forca e mjete: 20000 këmbësorë, 3000 kalorës, 2000 shigjetarësh, 5000 hobetaisësh dhe 20 elefantë, që italianët i shikonin për herë të parë, për të luftuar kundër Romës, e cila rrezikonte qytetin e Tarantos. Ushtria e Pirros kishte në përbërje nga kaonë, molosë dhe thesprotë, “tre fise të lindur për luftë”.
Pirro arriti fitore të dhimbshme me shumë sakrifica e humbje, kundër ushtrive romake, aq sa në kulturën perëndimore sot shprehja “Fitorja e Pirros” nënkupton një fitore me sakrifica e humbje të konsiderueshme. Pirrua u nderua nga banorët e Sicilisë me titullin “prijës e mbret”. Monedhat e prera në Sicili mbanin emrin e mbretit epirot.
Më vonë strategu i madh i kohës së vjetër, Hanibali, i dha Pirros vendin e dytë pas Aleksandrit, kurse vehtes, të tretin. Pirro nuk ishte vetëm një udhëheqës ushtarak i praktikës, por edhe një teoricien ushtarak. Shumë mendime mbi artin ushtarak ai i shkroi në kujtimet e tij të cilat per fat të keq nuk na janë ruajtur. Por Pirro, ndonse ishte një udhëheqës ushtarak i shquar, me ekspeditat e tij mori përsipër një barrë që ishte jashtë fuqive të Epirit: të krijonte një perandori.
Këto plane e hodhën atë në një varg luftrash që përfunduan pa sukses. Gjatë sundimit të Pirros shteti i Epirit arriti kulmin e fuqisë. Luftrat e vazhdueshme u forcuan shumë pushtetin e mbretit dhe të rrethit të tij; institucioneve të rendit fisnor iu dha një grusht i rëndë. Plaçka e luftës dhe robërit e kapur gjatë betejave e pasuruan aristokracinë epirote dhe e bënë një burim për zhvillimin e mëtejshëm të skllavërisë në Epir.
Por këto lufta të përgjithëshme i shkaktuan Eprit humbje të mëdha në njerëz dhe rënduan shumë mbi masën e gjerë të popullsisë së Epirit. Në betejën në Heraklea, pranë Tarentit (280 para Kr.) Pirroja u ndesh me një ushtri Romake dy herë më të madhe se ushtria e tij dhe doli fitimtar. Në veprën “Historia Natyrore”, Plini shkroi për një dukuri të pazakontë që ndodhi në Romë: “Ditën që vdiq Pirrua, kokat e prera të kafshëve të flijuara rrokullisen në tokë, duke lëpirë gjakun e tyre, një shenjë kjo jashtëzakonshme…
Studiuesit dhe historianët kanë identifikuar bustin e Pirros, të gjetur në Herkulan, rrëzë malit të Vezuvit, dhe ruhet në Muzeun Arkeologjik Kombëtar në Napoli. Pirrua i Epirit u vra aksidentalisht pas fitores së vitit 272 pK., në moshën 47 vjeçare në qytetin Argo, kur një grua rrëzoi padashje një tullë nga ballkoni. Pirrua i Epirit ngeli një figure e ndritur gjeneraliste teorike dhe praktike, e shkëlqimit shqiptar të kohës aq sa edhe heroi ynë kombëtar Skënderbeu, e thoshte me mburrje e krenari: “Jam pasardhës i Pirros së Epirit”.
PIRRUA DHE TRASHËGIMIA HISTORIKE.
Nga mbretërimi I Pirros, kanë kaluar njëzet e tre shekuj. Për Epirin dhe tre krahinat përbërëse të tij: Molosinë,Thesprotinë dhe Kaoninë, është folur e shkruar shumë, por do të flitet dhe do të shkruhet ende shumë për shkak të interpretimeve dhe pretendimeve greke për këtë trevë thjesht pellazgo-Iliro- shqiptare, që asnjëherë, e theksojmë: Asnjëherë nuk ka qenë tokë apo popullatë greke. Këtë pjesë toke në veri të Greqisë, historianët grekë e quajtën “Epir”, stere.
Ndërsa banorët e saj i konsideruan barbarë, që ka kuptimin jogrek. Thesprotinë dhe mbretin e saj Fedon e përmend Homeri që në shekullin e IX p.e.r. Homeri përmend edhe orakullin e famshëm të Dodonës dhe lumin Akeron që përcillte të vdekurit në botën e nëndheshme(Had). Të mos harrojmë se këto vende mitike janë në Çamërinë e sotme. Këto treva janë burim i miteve,i valles së famshme çame “Pirrike”dhe fustanellës, i folklorit dhe trashëgimisë gojore mahnitëse.
Në gjithë historinë e tij, Epiri dhe Thesprotia janë shquar si vendlindje e burrave të zotë, të vyrtytshëm, bujarë dhe të zgjuar. Por Pirrua mbetet më i shndritshmi ndër ta, Ai rrezatoi me ndriçimin e tij çdo skaj të botës. Edhe sot e kësaj dite, ajo kumton para kujtdo se në këto troje të lashta kanë jetuar njerëz krenarë, njerëz që kanë lindur e rritur figura të përmasave proverbial si ajo e Pirros. Edhe pas vdekjes së Pirros, trashëgimtarët e tij sunduan në këtë shtet deri sa ndodhi pushtimi romak.
Edhe më vonë në mesjetën e hershme, këtu vazhduan të banonin fiset vendes si ai i Mazarekëve, që luftuan kundër Karl Tokos, lindën trima të shquar e luftëtarë si princi Gjin Bua Spata apo Depe Zenebishi, të cilët gjenin shembull dhe frymëzim te figura e Pirro Burrit. Por,shembullin dhe frymëzimin më të madh prej tij e mori heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili trashëgoi cilsitë e tij prej burri shteti, strategjinë dhe taktikën e tij, jo vetëm përdori emblemën me shqiponjë, përkrenaren me brirë dhie, zhvilloi fushata në Itali si ai, por për rastësi, mbretëroi me të njëjtën madhështi si ai plot njëzet e pesë vjet!
Tradita luftarake, kryengritëse dhe liridashëse vazhdoi në shekuj, për të kulmuar në kryengritjet antiosmane dhe ato mbrojtëse nga agresioni megalideist pas formimit të shtetit grek. U shquan kapedanët e çamërisë dhe te labërisë si kapedanët e Sulit, Çaparejtë e Luaratit,Prronjot dhe Dinejtë e Paramithisë, Husajt e Marglliçit, që bashkuan dhe vllazëruan armët me Çelo Picarin, Zylyftar Podën , Halit Frashërin, luftë që më pas e vazhdoi kapedani legjendari Çamërisë Muharrem Rushiti. Shqipëria ishte një dhe shqiptarët të bashkuar, të besëlidhur e vllazëruar.
Epiri dhe Çamëria, deri para vitit 1913, asnjëherë nuk kanë qënë domen grek, atje nuk kanë banuar grekët por shqiptarët. Fataliteti historik i vitit 1913, interest e fuqive të mëdha dhe lakmitë gllabëruese të fqinjëve i ndanë . Është një padrejtësi historike e cila duhet të vihet në vend. Shekulli i XXI pas pavarsimit të Kosovës, është shekulli që punon për shqiptarët, për bashkimin dhe njësimin në një shtet të vetëm kombëtar. Ky është mesazhi që na vjen nga trashëgimi historik dhe amaneti i rilandasve tanë të ndritur.
Prof. Asoc. Dr. Zaho Golemi
Dr. Çlirim TOCI

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...