Home / Lajme / Rita Ora bën thirrjen patriotike: Shqiptarë duhet të bëhemi bashkë, kjo e drejtë na takon

Rita Ora bën thirrjen patriotike: Shqiptarë duhet të bëhemi bashkë, kjo e drejtë na takon

Thirrjes ndaj “Apple” për të shtuar Kosovën në hartë i është bashkuar së fundmi edhe këngëtarja e njohur me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një foto të hartës dhe krah saj ka shkruar:

“Do doja të shihja @apple të ndërgjegjësohej duke vendosur Kosovën në hartë. Shqipëria dhe Kosova kanë kaq shumë talente dhe une jam krenare për të gjitha vajzat e forta dhe të talentuara që prezantojnë trashëgiminë tonë. Duke shpërndarë dashuri, paqe, bashkim sot me @beberexha, @dualipa, @eraistrefi, @dafina.zeqiri, @avamax dhe shumë të tjerë”.

Ky postim i Orës ka marrë vëmendjen e të gjithë artistëve shqiptarë që 24 orët e fundit kanë bërë po të njëjtën kërkesë në llogaritë e tyre. Kujtojmë se Dua Lipa ishte emri i parë që reagoi ndaj kompanisë ‘Apple’, duke shkaktuar më tej edhe më shumë zhurmë.

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...