Home / Opinion / ADEM DEMAÇIT – SIMBOLIT TË REZISTENCËS

ADEM DEMAÇIT – SIMBOLIT TË REZISTENCËS

Në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të Pavdekshmit
Isha njeri me shumë fat, që takova edhe fizikisht në burgun më famëkeq të ish-Jugosllavisë, në Stara Gradishkë (Kroaci), Simbolin e Rezistencës Kombëtare– Bacën Adem, shembullin më të mirë të sublimimit të mençurisë dijes dhe trimërisë, me të cilin pata mundësi të shoqërohem gjatë kohës së burgut, por edhe pas burgut deri në pavdekësinë e Tij…
Takova Njeriun e jashtëzakonshëm nga pikëpamja e botës së Tij intelektuale, kulturore e shpirtërore dhe integritet të papërkulur nga ato që kanë ndodhur për rreth Tij.
Takova dëshmitarin okular të zhvillimeve rrëqethëse në Kosovë se, çfarë politike gjenocidiale po ushtronte Serbia ndaj shqiptarëve nën ish -Jugosllavi.
Takova njeriun e paepur të kauzës kombëtare, njeriun me kulturë dhe me vizion të qartë e të veçantë dhe jo më kot që e kishin burgosur dhe e mbanin akoma në burg jugosllavët, sepse guximshëm i kishte vu gjoksin barrikadë para kësaj politike gjenocidiale…
Takova njeriun që kishte investuar tërë jetën për kombin- Kosovën dhe vazhdonte të investoj, investim ky që nuk do të zbehet kurrë, dhe s’ka mundësi të harrohet dhe asgjësohet, sepse është pjesë e Flamurit Kombëtar, pjesë e Lirisë, pjesë e tri Emblemave të UÇK-së, Arkitekt i Pavarësisë dhe i demokracisë, pjesë e pashlyeshme e historisë kombëtare shqiptare…
Baca i shqiptarisë – Adem Demaçi ishte, është dhe mbetet ylli ndriçues dhe diamant i çmuar në mesin e shqiptarëve dhe popujve që vazhdojnë të jenë të okupuar (robëruar).
Të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për lirinë, tokat e lira dhe të bashkuara shqiptare dhe për një jetë më të mirë u qoftë i bekuar dheu i ATDHEUT!
BACA I SHQIPTARISË- HERO DHE NDERI I KOMBIT TIM: TA PAÇIM BORXH RESPEKTIN, DASHURINË DHE PËRULËSINË BREZ PAS BREZI!
Neser do ta keni intervisten e parë të plot si përfaqësues politik i UÇK-së.

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...