Edhe pse nuk kamë qenë anëtar i LPK-së, por kamë bashkëpunaur me disa nga figurat e njohura të LPK-së, për çështjen kombëtare, për hirë të vërtetës po japë mendimin tim në këto pakë rreshta pa dashur të përfitoj asgjë personalisht… Se në luftën për liri e bashkim kombëtar rolë të rëndësishëm ka luajtur LPK-ja e dalur nga gjiri i popullit shqiptar e cila është edhe themeluesja dhe financuesja e fondit “Vendëlindja Thërret” e tri Emblemave të UÇK-së, së tri luftrave çlirimtare kundër sllavëve të jugut Serbi, Mali i Zi dhe Maqedonisë, pa mohuar këtu edhe meritat Lëvizjeve tjera kombëtare, në veçanti meritat e jashtëzakonshme të shtetit amë Shqipërisë, e të tjerëve… Ndërsa simboli i rezistencës kombëtare, i mbrojtjës së bashkimit të Trojeve Shqiptare dhe i bashkimit të tyre me shtetin amë Shqipërinë, i flamurit kombëtar shqiptar, Arkitekti i Pavarsisë dhe demokracisë së Republikës Shqiptare të Kosovës është kolosi ynë i shquar Adem Demaçi me bashkëveprimtar dhe bashkëluftëtarë të lirisë, siç është Komandanti Legjendar i UÇK-së Adem Shaban Jashari me familje nga Prekazi i heroizmave të mëdha kombëtare, me gjithë ata bijë e bija që kanë dhënë jetën për lirinë dhe bashkimin e AtMëmëdheut Shqiptar.
Njëherë e përgjithmonë duhet ta kuptojnë injorantët të cilët shkarravisin së shkruari në Rrjetet Sociale në Facebook, portale, gazeta ditore dhe llomotisin pa asfarë mbulese në media elektronike radio televizive, se është themelues i UÇK-së, ky apo ai, kjo apo ajo, këta apo ata, këto apo ato, janë vetëm spekulime, rrena, mashtrime, sajesa të pakripura që nuk i përbin koha ngase matrapazët po duan për ta shkruar historinë sipas dëshirës së tyre bajraktariste, kushdo çofshin ata individ apo grupe që fshihen prapa emrash të heronjeve dhe heroinave të tri luftrave çlirimtare… E them pa teprime të gjithë atdhetar/e që mbi të gjitha e duan kombin dhe atdheun e tyre, ata/o kanë vepruar për çështjen kombëtare fillimisht si Lëvizje Kombëtare, dhe më vonë u organizuan në ushtri çlirimtare, që kanë luftuar në tri luftra çlirimtare UÇK-ë, UÇKombëtare, dhe UÇPMB, kundër pushtuesit të Federatës Jugosllave dhe kundër mbetjeve të kësaj federate Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni, si dhe mercenarëve të tyre, dhe tradhtarëve të vendit.
Të kuptohemi një here e përgjithnji se askush nga veprimtarët atdhetar të vërtetë të çështjës kombëtare, si dhe heronjve dhe heroinave, dëshmor/ëve, martirëve të cilëve përjetësisht u takon lavdia kombëtare shqiptare; invalidët e vërtetë që dhanë gjymtyrët e tyre për komb e atdhe, dhe jo, për komandantë e fe; veteranët e vërtetë të lirisë kombëtare; nuk bënë asgjë, për hatër të individeve, e bajraktareve, e as për hatër të ndonjë komandanti të tri luftrave çlirimtare… Por mbi gjithçka ata/o e deshtën atmëmëdheun shqiptar të lire e të bashkuar! Ndaj askush nuk ka të drejtë që në emër të tyre të manipulojnë për interesa personale, ngase ineresi gjithnji ishte dhe është vetëm kombëtar e atdhetar! A.I.
Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë dhe bashkimin e AtMëmëdheut Shqiptar!
Respekt për veprimtarët atdhetar dhe çlirimtarët!
P.S. Foton e Ilustruar e kam marrur nga Facebook, të Sejdi Gega, shpresoj në mirë kuptimin e tij.
Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ADEM DEMAÇI, NJERIU I PARË POLITIK I UÇK-së KA QENË E DOMOSDOSHME TË KOMBINOHET FORCA DHE POLITIKA

Sejdi Gega *E shtuar nga unë (Sejdi Gega): Me 12 gusht 1998, ...