Home / Opinion / REAGIM – Këshilli i lagjes së Boshnjakëve-Lumbardh​

REAGIM – Këshilli i lagjes së Boshnjakëve-Lumbardh​

Se kildebilledet
Nga Përfaqësuesi i lagjes Lumbardh, Fevzi Beqiri.​
Të nderuar qytetarë të Kosovës!​
Kaluan  21 vite që ne banorët e veriut të shtetit të Kosovës kemi  mbetur në mëshirën e fatit.
Për këto arsye, nga trojet  dhe shtëpitë e tyre janë dëbuar 12500  banorë  shqiptarë me dhunë nga masakra me 3, 4 shkurtit, të vitit 2000.  ​
Përveç këtyre gjëmave, ne deri në vitin 2005, kemi jetuar në cilësinë e karantinuar dhe llogoreve koncentrike të pushtuesve kolonizatorë, prej fashistëve serbë, sikur ato gjatë luftës së dytë botërore. ​
Për të gjitha këto vuajtje, ka pasur vetëm heshtje që nga viti 2005 e deri më sot në mënyrë klasike Serbia Fashiste ka realizuar pastrimin etnik përmes blerjes së pronave dhe ndërtimeve kolektive në ´to. ​
Përpos gjendjes ekonomike sociale dhe të sigurisë neve na e kanë vështirësuar jetën dhe moralin për qëndresë aktive, heshtja e institucioneve të Kosovës dhe gjithë faktorëve të tjerë shqiptarë kudo që janë. ​
Përjetimet tona janë aq të rënda saqë, duhet libra  voluminoze për t´u shkruar për pasqyrimin e tyre, prandaj, populli ynë nuk thotë kot: ​
“Njeriu, është më i fortë se guri”?!​
Fatkeqësisht, edhe pse që të gjitha këto vuajtje që ishin dhe janë  të pranishme, ne vazhdojmë të  qëndrojmë të papërkulur, ndonëse i kemi të grabitura  pronat; për më tpër e kishim dhe e kemi të rrezikuar jetën për Kosovën tonë të dashur. ​
Përderisa, Serbia Fashiste, pandalshëm po  ndanë nga buxheti që shkon me miliarda për ca serbë kolonë të saj në Kosovë, qeveria jonë, ashtu si qeveritë tjera në të kaluarën, në mënyrë krejt të pakuptimt ka vendosur që, mjetet e ndara nga qeveria e kaluar prej 1.5 milion euro për rindërtimin dhe kthimin e banorëve të veriut t’i  përgjysmojë?!!!​
Pra, neve jo që nuk po na ndihmon kjo qeveri, por ajo po na e rëndon jetën dhe gjithnjë , me një fjalë,”Po  çonë ujë në mullirin e armikut”. (Populli) .​
 Siҫ po shihet,  kryeministrit Hoti nuk po i intereson fare gjendja tejet kritike në veri?!!!​
-Duke përmbledhur  të gjitha këto fakte kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës të marrë masa urgjente  që, buxheti i paraparë për Mitrovicë  në veri të mos pakësohet, përkundrazi ky buxhet duhet të shtohet.​
Nuk ka asnjë arsye të përgjysmohet buxheti prej 1.5 milion euro për rindërtim dhe kthim kur e kemi parasysh se një kilometër autostradë kushton 10 milion euro dhe se, shuma të tilla milionëshe po harxhohen për një mandat për reprezentacione sportive, për lukse dhe udhëtime turistike krejt së koti. ​
Ne banorët shqiptarë këtej nga veriu, i bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kosovës që, pa marrë parasysh ngjyrat partiake të bëhen bashkë dhe në kërkesën tonë të reflektojnë pozitivisht. ​
Nëse ndodh e kundërta  që, ky reagim të mos merret parasysh, ne Këshilli i lagjes së Boshnjakëve–Lumbardh dhe të  gjithë banorët shqiptarë të veriut, do të jemi të detyruar të thërrasim për protesta gjithëpopullore para qeverisë së Kosovës, sepse ҫështja e veriut është shumë më e rëndësishme se gjendja e pandemisë. ​
Me nderime, Këshilli i lagjes së Boshnjakëve-Lumbardh​
Nga Përfaqësuesi i lagjes Lumbardh, Fevzi Beqiri.​

23 Korrik, 2020

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...