Home / Opinion / Ramush Haredinaj “ben politike te madhe” kunder Kurtit?!

Ramush Haredinaj “ben politike te madhe” kunder Kurtit?!

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Shkruar nga; Luan Baci
SHBA

20 Korrik 2020

     Ramushi ne intervista televizive, po “ben politike te madhe” kunder Kurtit, duke kerkuar te leri te nenkuptohet se Kurti eshte i futuri, ose me shqip, agjenti i Serbise, ne politiken kosovare, sepse kur ishte i burgosur eshte lejuar lirshem te jape interviseta?! Duhet te keshe nje tru, ne zhvillimin intelektual te Ramushit, qe ti a marresh per te madhe dhe per baze pretendimet e Haredinajt kunder Kurtit! Ka shume shembuj ne bote, ne historine e zhvillimeve shoqerore, ku njerez apo grupe te caktuar njerezish, ne rrethana te caktuara, kane shpetuar dhe mbijetuar, pa u eleminuar fizikisht nga xhandaret e tyre. Holokausti nazist eleminoj miljona njerez te pafajshem, por mijera te tjere kishin fatin te mbijetonin, edhe nga kampet e perqendrimit, por asnjeri nga ata te mbijetuar dhe maltrejtuar ne menyrat me shtazarake, nuk ishin agjente te Hitlerit.
     O Lamush! Muuuuu….! Po Serbia, ashtu sic cdo pushtues, nuk mund ti vriste te gjithe armiqte e saj dhe te gjithe njerezit e nje populli te caktuar. Kjo nuk don te thote se ata qe i mbijetuan Serbise jane bashkepunetore te saj, prandaj dhe Kurtin ti nuk mund ta akuzosh mbi kete baze, sepse edhe vellezerit e tu u vrane ne lufte me Serbine, por ti me Dautin shpetove pa u vrare! Mos edhe ty edhe Dautin te ruajti Serbia qe te punoni per ta?! Nuk dua te besoj se eshte kjo e fundit, sipas logjikes tende te pallogjikshme, por ti o zotni flet pa arsye, “ben politike”, pa ditur te besh politike.
     A duhet thene se Serbia te perdor ty o Ramush per trazira ne Kosove, meqe, “luftove, e luftove” per ta ruajtur Kosoven nga coptimi i gjarperit, presidentit Thaci, tanime, mik i afert dhe teper i dashur i yti, qe te beje vetem zhurme per Cakorrin, dhe me ne fund t’ja jepje Malit te Zi, qe ne nje te ardhme Kosova dhe Mali i Zi te perplasen me njeri tjetrin?! A je ti Ramush, qe ishe nderi i UCK-se, qe prishe qeverine e shqiptareve, qeverine Kurti, bashke me bashibozukun tjeter, titistin Mustafa, dhe bete Rakic-in e Listes Serbe zv/kryeminister?! Keshtu i sherben heroi i UCK-se popullit dhe vendit te vet, duke dhene toka fqinjeve dhe duke varur qeverine e vendit te tij nga Beogradi?! Jo ore Ramush joooo…! Ti e fshive lavdine tende te dikurshme, sepse vepron dhe mendon te pasurohesh, pamvaresisht cmimit dhe demit qe i ben vendit dhe popullit te tend.
     Ramush! Asnje luftetar, asnje, i cdo kohe dhe i cdo kombi, qe lufton per popullin dhe vendin e vet, nuk mendon qe te pasurohet dhe ti hipi ne kurriz popullit te tij, ndryshe lufta e fillimit nuk ka vlere, por kthehet ne pozita te nje mercenari, dhe mercenar kur vritet ne lufte, nuk eshte as hero dhe as luftetar, por thjesht mercenar.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...