Home / Opinion / LUFTËTARI I LIRISË ËSHTË SHENJTËRIA E ATDHEUT

LUFTËTARI I LIRISË ËSHTË SHENJTËRIA E ATDHEUT

Brez pas brezi luftuan shqiptarët, gjithnjë luftërat e tyre paten karakter çlirimtar e mbrojtës, në fitore të lirisë dhe ruajtjen e saj. Ndërsa populli ruajti kujtime për sakrificën e madhe të luftëtarëve që u bënë fli për ruajtjen e qenies kombëtare.
Historia na tregon vyrtytet e larta e shpirtin luftarak të shqiptarëve që kur shkonin në luftra të përgjakshme, të lidhur me besa-besë dhe kjo besë assesi nuk thyhej, pavarësisht sakrificat, moto kjo se fjala e dhënë nxit ndjenjen e pastër patriotike, njëkohësisht kjo ishte edhe një lloj kushtrimi për ngritjen e ndenjes kombëtare ndaj atyre shqiptarëve që perms fesë e ndjenin veten si turq, ata të fesë ortodokse për grekër e serbë, dihej qartas se sundimtarët e ndryshëm perms ndasisë fetare donin ti përqanin shqiptarët. Për këtë krenaria e luftëtarit shqiptar kishte vetëdijesuar atdhedashurin, ajo që është në lartësinë e shenjtërisë për shqiptarin është atmëmëdheu, nga ku u lindë, u rrit, u mësua, u edukua luftëtari shqiptar, por pa e lënë anash edhe luftetarën Pellazge-Ilire-Shqiptare.
Në krijimtarin e poetëve kemi shprehje të shumta ku shkruajnë se edhe 12 perënditë me krye perëndin e tyre Zeusin që në zanafillë së pari e donin atdheun e tyre, se për here të pare ata dritën e Diellit e kanë parë pikërisht aty ku kanë lindur në Pellazgji-Iliri, ani pse Dielli është drita e përbashkët e mbarë njerëzimit.
Prandaj njerëzit paisen me dije gjatë zhvillimit të tyre për ti shërbyer sinqerisht atdheut
për këtë dekadat e fundit shqiptarët u ngritën në luftën çlirimtare ngado që jetonin ata, për ta çrrënjosur nga tokat shqiptare gjenocidisten Jugosllavi e Serbi, që në vitin 1999, gjatë shtatëdhjetë e tetë ditëve të bombardimeve të NATO-s u goditën caqet ushtarake e policore të okupatorit shtetëror terroriste serbe. Në luftën çlirimtare antipushtuese të sllavëve të jugut, nga gjiri i popullit shqiptar doli UÇK-ja e cila kishte përkrahjen e mbarëshqiptarëve, kishte përkrahjen e parezervë të shtetit amë Shqipërisë dhe faktorit ndërkombëtar të NATO-s, si dhe të SHBA-së dhe disa shteteve të Europës progresiste mirëpo edhe pas mbarimit të luftës çlirimtare kundër okupatorit terrorist serb nuk po shifet ndonjë zhvillim i avancuar i proceseve politiko-ekonomike në Kosovë.
Përballë këtyre proceseve politike është krijuar një realitet ku askush të mos ndjehet humbës e veçmas edhe shteti serbë, nga kjo rrjedhë politike nënkuptohet që Kosova dhe shqiptarët të mos e fitonin atë qe e merituan dhe natyrisht ajo që na takonte. Kështu u bë një zgjidhje e pafavorshme për ne, ku u krijua një iluzion i fitorës për ata që jetojnë ende në iluzione! Por në të njetën kohë nuk do të provokoheshin serbet në ndenjen se ata janë humbës, për jetësimin e këtij zhvillimi të mbrapshtë politik në Kosovë së pari u goditën eksponentët kombëtar të UÇK-së, sepse kjo ishte kategoria më e avancuar në aspektin politik e organizativ për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar Shqiptar në shekullin që lamë prapa. Kjo goditje u bë nga UNMIK-u, e tani nga GJYKATA SPECIALE, e votuar nga 82 deputet në Kuvendin e Kosovës, të cilat po krijojnë një atmosferë dyshimi e frike, sidomos për ish-luftëtarët e lirisë që rezultoi me një numër procesesh politike, ngjashëm me ato procese të montuara politike gjatë sundimit më së një shekull të okupatorit serb në Kosovë.
Përmes këtyre proceseve dhe krijimit të dosjeve nga ana e Serbisë dhe spiujve të tyre, që u përgaditën për ish-pjestarët e UÇK-së, kinse në emër të ”drejtësisë”, të “ vendosjes së rendit ligjor”, u synua dhe u arrit qëllimi i jashtëligjshëm politik ku nuk po respektohen vlerat kombëtare shqiptare natyrisht edhe vullneti i sovranit popull. Prandaj është mire dhe domosdoshmëri, që kjo praktik e gjertanishme të ndërpritët sa më pare aq më mir, kjo papërgjegjësi morale, profesionale si dukuri negative e cila tashmë ka kaluar në papërgjegjësi njerëzore. Ata që kanë pranuar një zgjidhje të tillë të papërgjegjshme do të ngelën në koshin e plehrave të historisë.
Ne shumica shqiptare kemi të drejtë të zhvillohemi dhe të integrohemi së pari në llojin tonë kombëtar e pastaj do të integoehemi me të tjerët. Ky është rendi i natyrshëm dhe logjik i proceseve politike. Nuk është zhvillim i natyrshëm e logjik nëse vazhdimisht na imponohet ndarja, respektivisht ruajtjen e ndarjeve të gjertanishme në Bashkimin Evropian. Ata që përpiqen ta prishin e pengojnë këtë rend të natyrshëm dhe logjik të bashkimit tonë kombëtar shqiptar nuk janë nga soji ynë! Ndjej një siguri në vetë-vete se nuk do të jetë e largët dita, kur do të vlerësohen të padrejta dhe antihistorike të gjitha ndarjet që po u bëhen me të padrejtë popullit shqiptar.
P.S. Me bashkëluftëtarin e lirisë, Abdurrahman Nazifin.

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...