Home / Lajme / Ky eshte takimi Rugova-Millosheviq. Dialogu i filluar para lufte.

Ky eshte takimi Rugova-Millosheviq. Dialogu i filluar para lufte.

Qellimi i postimit nuk eshte vet takimi, pse ndodhi, si ndodhi etj. Etj.
Fokusi eshte te nje detaj qe m’beri pershtypje. Kjo nje paralele pasi i pame pamjet e takimit Hoti- Vuçiq. Nenshtrimi i politikaneve shqiptare para atyre serbe, ka shume mundesi te jete strategji e lidereve serbe, qe kur i takojne shqiptaret, duhet qe ne fillim te takimit te shenojne epersi, duke i bere shqiptaret te ndihet inferior, te nenshtruar, te pa afte dhe pastaj nga ky pozicion te hyhet ne takim me te nenshtruarin, si te pa barabarte.
Ne kete takim, menjehere sapo ulen pjesmarresit, Milosheviç i drejtohet Rugoves : Si je me shendet ? Kam degjuar se tymosni shume duhan, e vertet ?
Po ashtu Kam lexuar se, duhani zvogelon aftesine per te menduar !?
Ketu nderhyne menjehere Mahmut Bakalli: nuk pajtohem. Kjo nuk eshte e vertet. Aftesi ke ose nuk ke, me apo pa duhan. Nuk ka lidhje duhani ketu!
Milosheviç i drejtohet Bakallit: ashtu ?
Po po ashtu eshte, ose ke ose nuk ke aftesi!
Te gjithe e dime qe duhani shkakton shume probleme. Ka mundesi qe edhe te menduarit e turbullon dhe se, pa duhan mund ta kesh mendjen me te kthjellet e te mendosh me mire, mirpo ne raste si keto, duhen edhe keso qendrimesh per te siguruar barazine me palen tjeter. Atmosfere kjo qe mund te ndikoj pastaj edhe gjate rrjedhes se takimit. E degjuam pergjigjen e Hotit, i cili ishte krejtesisht i papergatitut per nje pergjigje me sfiduese ndaj Vuqiçit. Duhet njohje e mire ne shume fusha dhe pergatitje per takimet si keto te cilat, duket se politikaneve tane u mungojne.

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...