Home / Të ndryshme / “Ju vrisni një serb, ne do iu vrasim 100 myslimanë!”, Albin Kurti publikon deklaratën e rëndë të Presidentit serb Vuçiç (Video)

“Ju vrisni një serb, ne do iu vrasim 100 myslimanë!”, Albin Kurti publikon deklaratën e rëndë të Presidentit serb Vuçiç (Video)

 

Ish-kyeministri i Kosovës Albin Kurti është kthyer pas në kohë dhe përmes një postimi në facebook ka rikujtuar delaratën famëkeqe të presidentit serb, ku ai është shprehur se në qoftë se vritet 1 serb këta të fundit do të vrasin 100 myslyman.

Deklaratë kjo e bërë në Kuvendin e Serbisë 25 vjet më parë. Një deklaratë e bërë 9 ditë pas masakrës së Srebrenicës ku u vranë 8 000 myslymanë boshnjakë.

Postimi i plotë

Sot, më 20 korrik 2020, bëhen 25 vjet nga deklarata famëkeqe e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, atëbotë deputet i partisë së Sheshelit: “Ju bombardoni, vrisni një serb e ne do të vrasim 100 myslimanë. E ta shohim pastaj se a guxon bashkësia ndërkombëtare apo kushdo tjetër të godasë mbi pozicionet serbe, a mund të sillen ashtu me popullin serb.” Videoja 14 sekondëshe e kësaj pjese të fjalimit: https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=PU6t2XWFQD8&feature=emb_logo

Ndërkaq në videon tjetër gjashtë minutëshe shihet njësiti serb ‘Shkorpionët’, pjesëtarët e të cilit pushkatojnë në Srebrenicë boshnjakë civilë, të mitur e me duar të lidhura pas shpinës. Kjo ngjan nëntë ditë para deklaratës së lartëpërmendur të Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë. Pra, vriten jo 100, por mbi 8.000 myslimanë, më 10 dhe 11 korrik 1995, e nëntë ditë më vonë Vuçiqi bëri atë deklaratë. Më 23 maj 2005, znj. Natasha Kandiq ia ka dhënë prokurorisë për krime lufte në Serbi dhe asaj në Hagë këtë video. (Videon e dytë nuk bën ta shohin fëmijët si dhe njerëzit e tejndjeshëm): https://www.youtube.com/watch?v=Gk5xOM7ECwI&feature=youtu.be

Gati katër vjet më vonë, më 28 mars 1999, i njëjti njësit serb ‘Shkorpionët’ do të pushkatojë familjet Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë.

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...