Home / Opinion / ​HAJNAT U TMERRUAN​​​

​HAJNAT U TMERRUAN​​​

Se kildebilledet

 

Shkruan: Fadil Shyti​

​(Tregim imagjinativ)​​​
Dola të shëtis si zakonisht në natyrë. Eca mbi 10 km, u lodha ca, desha të pushoja pak. Isha ulur në një karrige bri një rrugice të hollë gjarpëruese ku si vetëtima fluturonin bicikletat, goxha larg në periferi të qytetit. Me vete mora një shishë uji mineral. Në dyqan e bleva dhe një pjeshkë kuqaloshe, të cilën e kisha harruar ta shijoja. E mora, sepse më zgjoi njëfar mallëngjimi ishte si ato të kopshtijeve tona. Me vete e mora edhe ujin, që ta shuaja etjen e korrikut. Këtu, në vendin skandinavik, sivjet është muaj me klimë jo aq të nxehtë si në atdheun tonë. ​​​
Isha përballë një shpati të gjelbëruar, të një mali të mbjellë nga duart e klasës punëtore. Gjelbërimi, lulet, kënga e bilbilave më rinonin. ​​​
Herë-herë komunikoja me ndonjë mik apo mike,-andej kah mendja më fluturonte vrik andej kah Nëna Shqipëri.​​​
Ndjeva etje.​​​
Mobiltelefonin e nxora prej xhepit dhe e vendosa në karrigen e gjatë të parkut. Ndërkohë që po kërkoja shishen me ujë në çantë, të pija ndonjë gllënjkë dhe të freskoja ca ballin, krejt papritur, dy djelmosha që paraprakisht kaluan pranë meje, më kishin vrojtuar: njëri kthehet si këlysh bushtre, qe një flokëgjatë, tjetri me kokë tullace. E vërejta, në krahëror kishte ca tatuazhe të pista. Flokëgjati, si gjarpër i shpejtë pas shpinës, më rrëmbeu telefonin dhe iku.​​​
U vërsula drejt tij, shqip i thirra, ndaloni!​​​
Nuk ndaleshin. Çfarë të bëja tjetër, veç të hapja trikon nën setrën verore. Shpejt e nxora revolen, i thirra përsëri, ndaloni!​​​
Ata, po iknin. ​​​
Për një telefon, nuk desha t’i vrisja, desha vetëm t’ i frikësoja…​​​
Tullaci, me tatuazhe u frikësua i pari; dukej sikur donte të binte në prush, Flokëgjatit i piskati. ​​​
“Åh gävla idiot, släpp telefonen, den galen alban kan skjuta oss!” (O budalla i dreqit, hidhe telefonin, shqiptari i çmendur mund të na qëllojë)​​​
-Flokëgjati, u tmerrua kur më pa se po i raportoja fishekët në grykë të revoles.​​​
E hodhi telefonin buzë lëndinës me lule të kuqe?!…​​​
Me vigjilencë të theksuar, me sy prej tyre, vrapova, e mora telefonin. I kënaqur, pasi ata harbutër ikën kah sytë këmbët, me një frymë e hapa…, telefoni punonte mrekullisht.​​​
U gëzova si fëmijë.​​​
Veç telefonit më shpëtuan shumë poezi, shkrime kujtime, porosi me të afërnit, miqtë dhe mikeshat e mia në postën elektronike dhe në fejsbukun tim.​​​
Unë mund të blija një telefon tjetër, por jo gjithë ato shkrime, fotografi, kujtime që s’paguhen dot…​​​
Ndërrova drejtimin e kthimit në shtëpi, taktizova, duke marrë një autobus urban, nga një drejtim tjetër. Kjo s´më kushtonte asgjë veç kohës së humbur për rreth gjysmë ore, mund të kthehesha nga çdo anë e qytetit.​​​
Vigjilencë, shqiptarë dhe shqiptare?!​​​
Armiqtë, tradhëtarët, hajdutët si njerëz të këqijë, ato “kafshët  e buta” më dy këmbë, po me “treqind e gjashtëdhjetë dhèmbë” na vëzhgojnë, na sulmojnë!​​​
T’ua japim reston e “meritave” që u takojnë?!​​​

12 korrik, 2020

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...