Home / Opinion / Fajtor është LVV-ja me Albinin që po trazon pushtetarët e korruptuar!

Fajtor është LVV-ja me Albinin që po trazon pushtetarët e korruptuar!

Ditar!
Shkruan: Avdi Ibrahimi
Disa media elektronike radiotelevizive, gazeta e portale të afërta me pushtetmbajtësit sundimtar për vite me radhë në shtetin e Kosovës, disa provokator kinse “analist”, “kritik”, “opinionist”…, dërdëllisin gjepura, shpifin pa asnjë argument, për me keq i japin dizinformata opinioninit të mbrendshëm dhe atij të huaj, kundër Lëvizjës Vetëvendosje dhe udhëheqjes së këtij subjekti politik i cili në Republikën Shqiptare të Kosovës është bërë aq shumë popullor, sa koti dërdëllisin partit që keqëqeverisën, dhe “analistët” e tyre “kritikuc”, ngase rritja dhe mbështetja e VETËVENDOSJES është për t’u përshëndetur nga të gjitha shtresat popullore! Ky skenar i mirë përgaditur, sa provokativ, po aq edhe primitiv, të pushtetmbajtësve dhe srevilëve të tyre, të cilët assesi nuk po pajtohen me humbjen e tyre më 6 teor të vitit 2019-ë që garuan duke u bashkuar disa parti si AAK-PSD dhe NISMA-AKR, etj, ndërsa PDK, LDK dhe Vetëvendosje garuan të vetme në këto zgjedhje, kjo e fundit doli e para për nga numri i deputeteve në Parlamentin e Kosovës. Ndaj humbësve dhe tarafëve të tyre u duhen të sajojnë ca shpifje, ca rrena, ca mashtrime për ata njerëz të cilët ende besojnë në paditurin (injorancën) e tyre të ndryshkur, u duhen ca skenar ku të paraqiten ca skena të “dhunshme”, në protestat e organizuara nga VV-ja, për rivalin politik të tyre, sa për të justifikuar pushtetmbajtësit sundimtar krimin e organizuar, nepotizmin, dhënien e qindra hektareve troje shqiptare të Kosovës, Maqedonisë, Malit Të Zi, duke bërë kompromise të dhimbshme të epërsisë të shumta ndaj Serbisë, me anë të “Zajednicës”, krijimin e 9 komunave serbe, dhe 1 komunë turke në Mamush.
Gjithashtu u bë shitja pa kurrfar kriterësh të pasurisë kombëtare nga ana e pushtetarëve të korruptuar deri në asht e palcë shitjen e fabrikave, koperativave bujqësore, etj… kështu ata duan të krijojnë huti në popull, sa për të thënë se gjoja po vjen në pushtet një subjekt politik si Vetëvendosja në krye me liderin e saj Albin Kurtin, kuptohet nga padituria (injoranca) që kanë në kokën e tyre, kinëse edhe LVV-ja nuk dallon nga partit e tjera në Kosovë…! Ja edhe Albini si kryeministër tani në detyrë ka zgjedhur për këshilltar në kabinetin e tij qeveritar Shkëlzen Gashin një njeri anti UÇK-ë, të cilin Kurti e ka shkarkuar nga detyra.
Respektoj bindjet e sejcilit individ që ka për partin dhe liderin e tyre, por më habit fakti si po harrojnë militantët dhe simpatizantët e partive të shtetit të Kosovës, se këshilltar si ky Gashi në kabinetin e Albinit, ka patur edhe në kabinetin e presidentit të Kosovës, agjenti i BIA-s Branisllav Nikoliq është bërë këshilltar i presidentit Thaçi, me siguri për këtë është fajtore LVV-ja me Albinin…!
Kryeministri, Haradinaj e ka pritur në zyrën e tij kriminelin serbë Milan Radojçiç, edhe për këtë është fajtor Albini…!
Kosova ka patur një kryeministër në bashkëqeversije me PDK-në e partit tjera, Isa Mustafën i cili: “Për t’i realizuar masat, që dolën nga “Platforma…” e KQ të LKJ-së regjimi gjatë viteve 1981-1990 në vendet udhëheqëse i emëroi ato kuadro politike, që ishin dëshmuar në çdo situatë të zellshëm dhe besnik në luftimin dhe çrrënjosjen e “nacionalizimit dhe seperatizmit shqiptar”! Dhe njëri nga ata besnikët e këtij regjimi ishte pa dyshim komunisti i devotshëm, Isa Mustafa (Për disa vite ishte kryetar i komunës së Prishtinës, dhe më vonë u bë edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.) Gjatë viteve 1984-1990, kur Isa Mustafa kishte pushtet ekzekutiv në çdo sferë të jetës në Prishtinë, Kosova përballej me shumë sfida dhe ndër sfidat më të rënda padyshim ishin: ndryshimi i Kushtetutës në interes të Serbisë dhe heqja e Autonomisë së Kosovës u bë edhe me miratimin e Mustafës”. Ai me Bukoshin në kohën e luftës çlirimtare abuzuan edhe me miliona mjete financiare në 3% e fondit të Diasporës shqiptare të Kosovës… Edhe për këtë përsëri është fajtor LVV-ja dhe Albini…!
Çfarë të thuhet për Deputetët e parlamentit të Kosovës që miratuan me 03.08.2015 me shumicë votash ndryshimet kushtetuese, që mundësuan themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte kundër UÇK-së… Pas një seance maratonike që nga mëngjesi, pro themelimit të Gjykatës Speciale votuan 82 deputetë, kundër ishin deputetët e LVV dhe 5 deputet nga partit e tjera dhe një abstenoi. Edhe për aferat korruptive të përgjimeve “Pronto” të PDK-së, sërish fajtor është Albini dhe VV-ja…!
Më 21 Mars 2018 në parlamentin e Kosovës votuan 80 deputet për t’i dhanë 8200 ha tokë shqiptare Malit të Zi, deputetët e VV-së votuan kundër, por sërish këta të fundit janë fajtor…!
Më 22 prill 2020 në kohë pandemie nga coronavirusi Covid 19 presidenti dhe partit PANL-a, legjitimuan padrejtësin kushtetuese të vendit, për ta formuar qeverin pa fituesen e 6 tetorit të vitit të kaluar LVV-në, e gjithë kjo maskarad po thirret në të mirë të Republikës së Kosovës, sa më shumë që po trillojnë presidenti dhe vazalët e tij nenet kushtetuese për formimin e një qeverie të re me jo fituesin e zgjedhjeve aq më shumë që të gjithë po pështillen më të zeza në sy të popullit, stolisja me flamujt e të huajve dhe fshehja e tyre në emër të amerikanizmit veçse edhe më shumë po i bënë futë të zi, zhurma e madhe për t’u dukur në publik nuk tregon asfarë fuqie kundër kundërshtarit LVV përkundrazi po tregohet një dobësi e tyre e fundosjës politike të përgjithmonshme të grykësve e mashtruesve nga uragani popull.
Njohës të mire të jurispodencës thonë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të dekretit të presidentit Thaçi për nominimin e kryeminstrit Avdullah Hoti të LDK-së është jokushtetues… ”Në vendosjën e aktygjykimit të plotë të Gjyketës Kushtetuese të publikuar ditë më parë, në pikën 3 është hequr paragrafi 4 I nenit 95 të Kushtetutës”. Kjo paraqet vepër penale për gjyqtarët e GJK, që kanë favorizuar dekretin e Thaçit, kje tregon se ata nuk kanë ndarë drejtësi profesionale, por kanë qenë të njëanshem sikur me qenë militant të partive PDK-LDK-AAK, etj. skandale të tilla në instiucionin më të lartë të shtetit përbënë edhe gjyqtari Radomir Laban i emruar i Gjykatës Kushtetuese nga presidenti Thaçi më 9 gusht 2018 në Prishtinë, një kriminel serb, mes tjerash shkruan më 9 gusht 2018 Portali Informativ: info@ylliriapress.com. http://illyriapress.com/gjyqtari-i-kushtetueses-radomir-laban-ende-ne-kerkim-nderkombetar/. “Leban ende është në kërkim ndërkombëtar, ai kërkohet nga autoritetet e Serbisë dhe në rast se ai udhëton jashtë shtetit, mund t’i vihen prangat, sepse ka urdhër arrest ndaj tij… Në vitin 2011 Laban ishte shpallur fajtor nga një Gjykat në Serbi për veprën penale të marrjës së ryshfetit, ai është dënuar me gjashtë vjet burgim”. Sërish për këto skandale fajtore është Vetëvendosja…!
Do duhej të shkruanim faqe të tëra për korrupcionin, krimin e organizuar, skandale të panumërta të presidentit dhe qeverive të PDK, LDK, AAK, NISMA, AKR, Lista Serpska e satelit të tyre që kanë keqëqeverisur me vendin përpara qeverisë Kurti…, por sërish edhe këtu fajet i ka Albine me Vetëvendosjën…!
Jam ithtar që të gjitha partit në këtë rast edhe LVV-ja, të pastrojnë radhët e veta nga njerëz kriminel të korruptuar e antikombëtar…!
Natyrisht se populli tashmë është zgjuar, dhe ka krijuar vetëdijen kombëtare, dhe në asnjë mënyrë nuk bie pre e këtyre skenareve provokativë tejet të liga të pushtetmbajtësve që për interesat e tyre vetanake e familjare me vite gjatë sundimit të tyre kanë dëmtuar e po e dëmtojnë vendin tonë! Mendoj se të dhunshëm e mafiozë të pashpirtë janë ata që vodhën pasurin tone kombëtare për vite me radhë, ata që keq qeverisën, duke e dëmtuar popullin në arsimim, në shëndetësi, në industri, në bujqësi, në sport, në kulture, në mirëqenie sociale, përhapën prodhimin e prostutucionit nëpërmjet klubeve të natës!
Ndëshkimi ligjor për ta do të jetë i pamëshirshëm me Vetëvendosjen në qeverisje me kryeministër Albin Kurtin, ndaj të gjithë matrapazet ja kanë frikën, ndaj u bashkuan të gjithë kundër tij dhe e rrëzuan me mocion mosbesimi të ngritur nga partneri Qeverisës LDK-ja.
Lëvizja Vetëvendosje sot është subjekti politik më i votuar në Kosvë dhe për çdo ditë e më shumë po merrë përkrahjen gjithë popullore, natyrisht që rritja e saj po trazon shpirtin e të shiturve tek i huaji, dhe të paditurve (injorantëve) të pashpresë, ajo tashmë është bërë aq popullore sa nuk ka fe, e as parti, që mund e ndal rritjen dhe fitorën e saj që mbrohet e nderohet nga të gjithë ata që mbi të gjitha nuk mbrojnë interesat personale te liderëve, por që mbrojnë mbi të gjitha interesat e popullit shqiptar dhe atdheut.
Të kuptohemi një here e përgjithmonë se askush nga atdhetarët e vërtetë, si dhe heronjëve dhe heroinave, poashtu dëshmor/ëve të cilëve përjetësisht u takon lavdia kombëtare shqiptare; invalidët e vërtetë që dhanë gjymtyrët e tyre për komb e atdhe, dhe jo, për komandantë e fe; veteranët e vërtetë të lirisë kombëtare; nuk bënë asgjë, për hatër të individeve, e bajraktarëve, e as për hater të komandantëve të tri luftrave çlirimtare. Por mbi gjithçka ata/o e deshtën e duan mbi gjithçka atmëmëdheun shqiptarë të lirë e të bashkuar! Ndaj askush nuk ka të drejtë që në emër të luftës çlirimtare në emër të të rënëve për lirin e vendit të manipulojnë për interesa personale, çofta ata që fshihen prapa luftës çlirimtare, çoftë ata që njollosin luftën e pastër të UÇK-së, ngase ineresi gjithnji ishte dhe është vetëm kombëtar e atdhetar!
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, vija

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ADEM DEMAÇI, NJERIU I PARË POLITIK I UÇK-së KA QENË E DOMOSDOSHME TË KOMBINOHET FORCA DHE POLITIKA

Sejdi Gega *E shtuar nga unë (Sejdi Gega): Me 12 gusht 1998, ...