Home / Opinion / Thaci, ne poziten drejtuese ne Kosove, dhe gjithnje i shantazuar nga Serbia!

Thaci, ne poziten drejtuese ne Kosove, dhe gjithnje i shantazuar nga Serbia!

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Shkruar nga Luan Baci USA
9 KORRIK 2020
Thaci, ne poziten drejtuese ne Kosove, dhe gjithnje i shantazuar nga Serbia, “ishte nje miniere ari” per Serbine, “Gucati ka përmendur peticionin e para dy vjetëve që në atë kohë OVL-ja e UÇK-së e kishte nënshkruar për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale dhe më pas e kishte dërguar në Kuvendin e Kosovës, por që në atë kohë nuk ishte përkrahur nga Vetëvendosja, e cila ishte në opozitë,” I cuditshem gjykimi i atyre qe fajin kerkojne ta gjejne gjithnje ne anen tjeter “te barrikades”, jo tek miqte e tyre qe i kishin komandante, si Thaci me shoke, por tek “armiqte” e tyre, tek vetevendosja, qe kur e votuan Thaci me kompani gjykaten, e kundershtuan me force formimin e kesaj gjykate ne kornizen qe ka sot, dhe qe kembengulnin qe te kishte nje gjykate per te gjitha krimet e kryera ne Kosove, para, gjate dhe pas lufte nga te gjitha grupet etnike, perfshire shtetin serb, dhe jo te trajtoheshin vetem krimet e supozuara nga nacionaliteti shqiptar, nen emerin e UCK-se se lavdishme. Sot qe “i erdhi veza ne prapa***e” Thacit dhe Veselit, kerkojne “furrik ” per ta leshuar ate dhe “furrik” nuk gjejne dot. “Furrikun” qe kerkojne tani te perdorin, UCK-ne, nuk munden. Tanime eshte tejet i gabuar, sepse ata, me te gjithe veprimtarine e tyre, te gjate luftes dhe sidomos te pas luftes, jo vetem qe e demtuan keqas ate “furrik”, por edhe e hodhen ne ere, duke i dhene nje mundesi te arte propagandes serbe, qe me punen ne paqe, ekipi i Thacit, e ktheu anen e ekuacionit, midis viktimes dhe kriminelit dhe te agresorit, E vuri UCK-ne, Kosoven, dhe popullin e saj te martirizuar, te gjakosur, te sakatuar, te perdhunuar dhe me njerez pa varre, ne anen e kriminelit, ndersa ne anen e viktimes vuri Serbine gjakatare dhe kriminale. Sherbimi i Thacit dhe i ekipit te tij ishte thellesisht anti UCK- dhe anti shqiptar, duke e perdorur emrin e UCK-se dhe te luftes se saj heroike, gjakun e bijeve te saj, vetem si “pashaporte” per te marre dhe mbajtur pushtet, per ti hipur popullit dhe atdheut ne qafe, per ta shfrytezuar dhe plackitur ate deri ne piken e fundit te gjakut. Lavdia e UCK-se u perdor nga Thaci si “jorgan” per te mbuluar prapesite e tij te panumerta, tradhetite e tij ne dem te Kosoves dhe popullit. I vetmi rast ne bote, eshte presidenti Thaci qe dha toka te vendit te tij, qe loboj me leket e popullit fukara per ta coptuar me tej popullin dhe vendin e tij, qe punoj gjithe kohen per interes te ish pushtuesve te vendit te tij, Serbise. Denimi i Thacit nga gjykata speciale ka dy ane te medaljes. Ato i japin nje mbeshtetje te madhe propagandes antishqiptare te Serbise dhe fushates se cnjohjeve te saj. Ne anen tjeter, Thaci duke ndenjur ne poziten drejtuese ne Kosove, dhe gjithnje i shantazuar nga Serbia, “ishte nje miniere ari” per Serbine, sepse me Thacin Serbia po realizonte dhe do te realizonte te gjitha, e them perseri, te gjitha, synimet e saj ne Kosove. Shkuarja e Thacit ne Hage, e pastron rrugen e Kosoves, dhe e mbron UCK-ne, te cilen Thaci po e demtonte, cdo dite, dhe ne cdo hap te tij. Thaci nuk terhiqej nga rruga e tij e tradhetise. Atij ja kishin zene koken me dere, ndaj mbyllja e kapitullit te tij eshte nje fitore e madhe per popullin dhe Kosoven, por e dhimbshme gjithashtu, sepse ishte figura kryesore e vendit dhe u pompua padrejtesisht, me shume se sa meritonte, duke ju dhene mbi te atributet e shume heronjve te UCK-se qe u flijuan per liri dhe pamvaresi.

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...