Home / Opinion / Thaci gjuan shqelmat e fundit te ngordhjes, me militante si Gani Koci.

Thaci gjuan shqelmat e fundit te ngordhjes, me militante si Gani Koci.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Shkruar nga Luan Baci USA
3 Korrik 2020
Thirrja fashiste e Gani Kocit, ushtarit besnik te presidentit Thaci, vjen ne nje kohe kur Thacit dhe klanit te tij i ka ardhur ngordhja, prandaj dhe aleatet e tij, bashke me “Prsidentnikun” po gjuajne shkelmat e fundit te ligesise se tyre, me shprese se do te vazhdojne ti imponohen akoma si njezet vjet me pare popullit te Kosoves dhe diplomacise euroatlantike. Ngordhja, qe ky grupim presidencial i pergatiti vetes per gjate gjithe kohes qe qendroj ne pushtet, kerkon te mbulohet akoma me lavdine e UCK-se, duke vazhduar ta keqperdore, shperdoroje dhe abuzoje ne menyren me te poshter dhe me te mundeshme per ta. Eshte nevoje per ti mbijetuar situates se rende te krijuar me akuzat e Prokurorit Sprecial per Thacin dhe Veselin, qe i shtyjne sejmene si Gani Koci, te ngrene furtune mbi goten e ujit duke kercenuar ne menyren me te ulet edhe jetet e bijeve dhe bijave me te mire te popullit te Kosoves qe po i dalin vertet zot popullit dhe atdheut, kunder hajnise, kapjes se shtetit dhe shitjes se atdheut sikur te ishte prone e “komandanteve”.
Zotnia Koci, ka harruar, sic kane harruar miqte e tij “komandante” ne pushtet ne Kosove, qe per me se njezet vjet e kane shtrydhur popullin dhe ekonomine e vendit, duke e cuar ate ne varferi te tejeskajeshme. Praktika e tyre ekonomike dhe legjilative, e zhberi, nuk e formoj dhe nuk e konsolidoj shtetin e ri te Kosoves. Ata menduan vetem per vete duke perdorur emerin e UCK-se dhe duke e trajtuar lavdine e saj, per te vjelur perfitime per vete, sic vjel fshatari lopen e tij.
Pas ngritjes se akuzave per Thacin dhe Veselin, perpjekjet e Thacit, edhe tani se fundemi, sic eshte njoftuar, me pergatitjen e nje tubimi masiv kunder Gjykates Speciale, ne emer gjoja te mbrojtjes se vlerave te UCK-se, jane per prishjen e asaj gjykate. Ketu tashme nuk eshte aspak mbrojtja e UCK-se, per te cilen Thaci as qe don t’ja dije. Ishte Thaci ai qe u perdrodhi krahet deputeteve per te miratuar krijimin e kesaj gjykate, sepse ne ate kohe, Thaci kishte marre sigurime, se ai personalisht ishte i paprekshem, ndryshe ai nuk do luftonte per krijimin e saj. Ajo gjykate nuk duhej formuar qe ne fillim vetem per te ashtuquajturat “krime te UCK-se, por per krime lufte ku te hetoheshin edhe denoheshin edhe serbet dhe Serbia per luften dhe krimet e tyre ne Kosove. E tille duhet te ishte kjo gjykate e sotme. Tani eshte teper vone kundershtimi e saj, dhe ca me teper eshte teper i demshem dhe i denueshem, dhe i sherben njesoj Serbise dhe propagandes se saj, ne te dy rastet, edhe te punoje edhe te mos punoje si gjykate. Tani prishja e asaj gjykate ka te beje vetem me ruajtjen e lekures se gjarperit dhe bashkepunetoreve te tij ne faj, ne se ka te tille. Urojme te mos vertetohen asnje aktakuze, se dem ka edhe per historine e UCK-se nga propaganda armike, por ne se ka krime nga individe, ata nuk mund te perfaqesojne UCK-ne, ideali dhe lufta e se ciles ka qene e paster, kristal si loti, per liri dhe pamvaresi. Prandaj ne kohen e sotme, cdo manifesim masiv, kunder kesaj gjykate, vetem se e demton imazhin e Kosoves dhe te popullit te saj dhe si e tille nuk duhet te mbahet.

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...