Home / Lajme / Deputetja Pacolli tregon të bëmat e deputetes Musliu në Kuvend!

Deputetja Pacolli tregon të bëmat e deputetes Musliu në Kuvend!

Fitore Pacoælli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, , pas ngjarjes së djeshme në Kuvend ku pati konfliktitt verbal mes kryekuvendares  dhe deputetit të LDK-së , ka zgjedhur të flas publikisht për situatat që ndodhin në Kuvend e sidomos edhe ‘shantazhet’ ndaj saj nga deputetja e PDK-së , shkruan  Post.

Tutje ka shkruar Pacolli në Facebook, se mënyra se si sillet Musliu me atë që nga fillimi i mandatit e deri më sot, nuk  është puna e parlamentares por e bullizmit.

“Ajo çka deputetja Musliu bënë nuk është puna e parlamentares por e bullizmit. Ajo me nivelin e saj tenton të ngreh poshtë nivelin e gjithë parlamentit. Por unë nuk mund dhe nuk do të adaptohem me një gjuhë jo parlamentare…”, ka shkruar Pacolli në Facebook, derisa ka dhënë detaje të shumta kur ajo’ sulmohet’ nga deputetja Musliu.

‘Deputetja Musliu nuk lë moment t’i ikën. Ajo sulmin e presionin mbi mua e ka detyrë primare. Puna e saj si deputete është sekondare!’, ka shkruar Pacolli.

Prandaj Pacolli shprehet se  nuk mund të adaptohet me një gjuhë të tillë parlamentare dhe se Kosovës i duhen zgjedhjet e reja për të zgjedhur deputete të reja që sjellin dije dhe kulturë dhe që lartësojnë kuvendin.

Postimi i  plotë i deputetes Pacolli në Facebook:

Gjatë mandatit të kaluar, mandatit tim të parë, disa miq të mi me patën pyetur nëse isha adaptuar në punën time të re. E përgjigja ime në atë kohë ishte se po të isha në një institucion ku punohet sipas rregullave nuk do ta kisha pasur problem të adaptohem. Por, në Kuvend çdo minut ndodhin të papritura dhe që nganjëherë janë aq të çuditshme poashtu edhe përtej çdo imagjinate. Kjo përgjigje është po aq e saktë edhe sot.

Ajo çfarë ndodhi dje ishte e papranueshme, e egër e jashtë çdo rregulli institucional. Por, është mirë që një pjesë e saj u kap nga kamerat sepse plot sulme tjera që ndodhin në Kuvend kalojnë pa u mbuluar. Përderisa, burrat e LDK-së iu sulën Vjosës, burrat e PDK-së thonin se nuk do të më duronin mua më, kinse unë e paskam penguar deputeten Musliu të flas.

Deputetja Musliu tentoi që përmes një postimi që dikush ka bërë për të në rrjetet sociale të më sulmoj mua. Ajo paska thënë se disa deputetë të Lëvizjes i kanë kërkuar falje. Kjo nuk është e vërtetë. Ne nuk kemi asnjë lidhje me postimin në fjalë dhe nuk kemi pse t’i kërkojmë falje.

Por, ajo nuk e kishte problem postimin që po adresonte sepse po ta kishte do ta adresonte atë tek institucionet përkatëse. Ajo kishte qëllim të më sulmonte mua sepse para se të marr fjalën thoshe “shihni tani çka i bëjë”.

Por, ky nuk është sulmi i saj i parë ndaj meje dhe sinqerisht nuk e di çfarë problemi ka. Unë nuk kam dashur të merrem me sulmet e saj që kanë filluar nga fillimi i mandatit të kaluar e kanë ardhur duke u intensifikuar kohëve të fundit. E kam injoruar! Kam provuar të kuptoj arsyen pse sillet me mua në atë mënyrë. Por, tani mendoj se duhet të flas publikisht!

Deputetja Musliu gjatë kohës kur jemi në seanca parlamentare ushtron presion përmes gjesteve që bënë dhe fjalëve që i drejton vazhdimisht dhe sistematikisht.

Ajo përdor telefonin e saj si mjet shantazhi. Ajo me telefonin e saj më inçizon gjatë tërë kohës. Provon të më shantazhoj sa herë që flas kinse ka video për mua dhe mund ta publikoj në momentin që ajo dëshiron. Këtë e bënë duke ngritur dorën dhe thërret emrin tim duke drejtuar gishtin drejt telefonit të saj. Mendon se më shantazhon me video të tilla. Disa muaj më parë është publikuar një video që më kishte inçizuar përderisa unë isha në sallë duke bërë punën time. Video e publikuar është inçizuar nga vet deputetja Musliu dhe është shpërdarë nga njerëzit e sa e shoqëruar me një tekst fyes.

Deputetja Musliu, disa herë, kur unë kam qenë në foltore duke mbajtur fjalën time, është ngritur dhe ka ardhur në drejtimin tim në stilin “pritëm se unë kam punë me ty” dhe kur i është ofruar foltores ka devijuar rrugën.

Deputetja Musliu, disa herë, kur unë kam qenë në foltore duke mbajtur fjalën time, me telefonin e saj ka dal në mes të sallës dhe më ka fotografuar. Një mbrëmje vonë derisa isha duke lexuar një rezolutë dhe duke qenë se në sallë ishte vetëm kamera zyrtare ndez blicin e kamerës në telefonin e saj dhe fillon të shkrep fotografi. Duke u zgërdhirë u thotë kolegëve të saj a po e “shihni çka i bëjë”.

Deputetja Musliu nuk lë moment t’i ikën. Ajo sulmin e presionin mbi mua e ka detyrë primare. Puna e saj si deputete është sekondare!

Të gjitha këto nuk janë kapur asnjëherë nga kamerat siç nuk kapen plotë të tjera. Është mirë tani të flitet për të gjitha sulmet e presionin që deputetë të caktuar bëjnë mbi deputetët tjerë. Ashtu siç thash në fillim është vështirë dhe ndoshta e pamundur të adaptohesh në një ambient të tillë.

Ajo çka deputetja Musliu bënë nuk është puna e parlamentares por e bullizmit. Ajo me nivelin e saj tenton të ngreh poshtë nivelin e gjithë parlamentit. Por unë nuk mund dhe nuk do të adaptohem me një gjuhë jo parlamentare…

Na duhen zgjedhje të reja për të zgjedhur deputete të reja që sjellin dije dhe kulturë dhe që lartësojnë kuvendin.

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ADEM DEMAÇI, NJERIU I PARË POLITIK I UÇK-së KA QENË E DOMOSDOSHME TË KOMBINOHET FORCA DHE POLITIKA

Sejdi Gega *E shtuar nga unë (Sejdi Gega): Me 12 gusht 1998, ...