Home / Opinion / Zotni na vrave lirinë?!

Zotni na vrave lirinë?!

Shkruan: Avdi Ibrahimi
Nuk e di nëse dikund e kam lexuar…? Një Princ Shqiptar kish një qift papagaj me ngjyra të forta dhe mjaft të bukura, me gishtërinjë të ndarë dy përpara e dy mbrapa që i shërbejnë për kapje dhe zvarritje nëpër drunjë, në të cilën punë i ndihmon edhe sqepi masiv dhe i kthyer por edhe i mprehtë, karakteristikë tjetër e papagajve është se bashkëshortët nuk ndahen gjatë tërë jetës, kjo tregon se kanë moral të forte si mashkulli paoshtu edhe femra, papagajt në tërësi shquhen për nga intelegjenca dhe ngjyrat e bukura dhe mu për këtë kultivohen nga ana e njeriut në shtëpi.
E ky Princi Shqiptar që kish këtë qift papagajësh në shtëpi të cilët kishin mësuar shprehjen: ”Zotni na liro nga kafazi”! Pas një kohe papgajt e shkretë ikën nga kafazi i florinjtë dhe nga gjitha të mirat që kish Princi Shqiptar, po ikën se liria është më e ëmbël nga gjithë ëmbëlsirat që ua servirte zotnia në kafaz.
Ikën dhe fluturuan në pyell, atje jetonin të gëzuar, po gëzimi në këtë jetë asnjëherë nuk është i përjetshëm! Edhe për papagajt e gjorë erdhi ora e fundit e të jetuarit në lumturi, një gjahtar kalon andej nga pyelli, i shikon këta shpend të bukur që bënin dashuri me njëri tjetrin mbi degën e një lisi, i drejton qiften dhe ngreh këmbzën e bam ja krisi papgallët ranë duke u përpëlitur nga dega e lisit. Gjahatri kur u ul ti merrte, dëgjoi i habitur shprehjen: ”Zotni na e vrave lirinë”! Pastaj gjahtari u ngrit në këmbë hoqi kapelën dhe më një përshëndetje si të ishte Don Kishoti që vriste mullinjtë me erë, i tha papagajve: ”Të më falni, se ju mora për zogë”. Dhe e kaploi heshtja.
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, Zmadho dhe jashtë

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ADEM DEMAÇI, NJERIU I PARË POLITIK I UÇK-së KA QENË E DOMOSDOSHME TË KOMBINOHET FORCA DHE POLITIKA

Sejdi Gega *E shtuar nga unë (Sejdi Gega): Me 12 gusht 1998, ...