
Sipas tij, në atë kohë Qeveria e Kosovës ka qenë sponzorizuese e Gjykatës Speciale.
“Nëse keni menduar që 3 gushti i vitit 2015 sjell diçka tjetër, e keni pasur gabim sepse gjykatat për këtë punë krijohen. Kam pyetje për sponzorizuesit, për atë që trajton pika e parë në draft rezolutë, a nuk e keni ditur edhe atëherë që Serbia ka kryer spastrim etnik në Kosovë?”.
“A nuk ishte UÇK e pastër atëherë kur thoshit se kjo gjykatë do ta pastrojë luftën e drejtë të UÇK-së?. A nuk e sollëm vet këtë gjykatë për të cilën tani po ankohemi?”.
“Në atë kohë Qeveria e Kosovës ka qenë sponzorizuese, në atë kohë ishte Thaçi kryeministër. A nuk iu thoshte se kjo gjykatë s’ka të bëjë me UÇK-në, por me individët”.
“Nëse nuk e keni ditur se gjykata themelohet për të gjykuar e keni pasur gabim, ata nuk ishin gjykatës që mund të shkarkohen nga pronto, është e kundërta, ata edhe të shkarkojnë”, tha Selimi.