Home / Lajme / Deputetja e Bundestagut, kërkesë Merkelit: Mos ia lë në dorë Macronit dialogun Kosovë- Serbi

Deputetja e Bundestagut, kërkesë Merkelit: Mos ia lë në dorë Macronit dialogun Kosovë- Serbi

 10 KORRIK 2020

Renata Alt

 

Sot pak para mesditës është mbajtur video-samiti i Parisit i organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Në këtë Samit është diskutuar për temën kryesore, dialogun Kosovë-Serbi, dhe kanë marrë pjesë Josep Borell e Mirsolav Lajcak dhe kryeministri Avdullah Hoti e Aleksander Vucic.

Alt thotë se problemet të cilat dolën dhe penguan takimin e aranzhuar nga Richard Grenell, tashmë kanë krijuar një shans për Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian që të lëvizin gjërat përpara, dhe sipas saj, Merkel, nuk duhet që t’ia lë këtë punë në dorë Macronit, por që të tregojë fuqinë e saj dhe të shtyjë palët drejt negociatave dhe marrëveshje ligjërisht të obligueshme.

“Duke qenë se iniciativa e Grenellit për një samit paqeje mes Kosovës dhe Serbisë ka pësuar çarje, shansi tashmë është për BE’në dhe Gjermaninë, për të lëvizur gjërat rreth konfliktit.Kancelarja Merkel në Samitin e sotëm nuk duhet t’i lejojë Macronit hapësira, por duhet të tregojë lidership  dhe të negocioj për marrëveshje ligjërisht të obligueshme”, ka shkruar Alt.

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ADEM DEMAÇI, NJERIU I PARË POLITIK I UÇK-së KA QENË E DOMOSDOSHME TË KOMBINOHET FORCA DHE POLITIKA

Sejdi Gega *E shtuar nga unë (Sejdi Gega): Me 12 gusht 1998, ...