Home / Lajme / PËR ÇFARË DUHET TË VOTOJNË SHQIPTARËT NË MAQEDONINË VERIORE?

PËR ÇFARË DUHET TË VOTOJNË SHQIPTARËT NË MAQEDONINË VERIORE?

Çfarë demokracie ju duket kjo në Maqedoninë Veriore, ku shërbimet e huaja sekrete e kanë mbushur skenën politike me agjentë e mercenarë, me mbeturina të ish-regjimit komunist dhe propagandues të “islamizmit socialist rus”; i kanë pasuruar këto klane banditësh dhe veshur me famë të rrejshme e pushtet, ndërsa rininë e shkolluar e kanë dëbuar në botën e jashtme; edhe atë pak fuqi dhe dinjitet kombëtar që u kishte mbetur shqiptarëve të shtypur nga regjimet e huaja të kohës ta shndërrojnë në një tufë të dëgjueshme argatësh të pushtetit, për një copë bukë dhe jetë qençe nën sundim të huaj!
Për çfarë duhet të votojnë shqiptarët në Maqedoninë Veriore; për shtetin që i trajton si pakicë në trojet e veta etnike, si numra e përqindje, njerëz pa identitet, si shërbëtorë në shtëpinë e vet?
Për flamurin kombëtar që nuk mund ta valojnë lirisht në qytetet dhe vendbanimet ku nuk janë mbi 50%, edhe aty ku janë shumicë ta përdorin një copë flamuri për 1/3 më të vogël se flamuri shtetëror?
Për gjuhën “shqipe zyrtare”, si gjuhë përkthimi, të cilën mund ta përdorin në bazë të vullnetit të pushtetit, jo zë garantuar me kushtetutë, si qytetarët prej 20%, të cilët flasin gjuhë të ndryshme nga gjuha zyrtare maqedonase?
Për të drejtën e arsimimit në gjuhën amtare, të garantuar me kushtetutë vetëm në nivel të arsimit fillor dhe të mesëm?
Për klasën politike të korruptuar deri në palcë, që mjet të vetëm sundimi e ka mashtrimin dhe parullat ideologjike?
Për intelektualët e shndërruar në megafona të politikave zyrtare jodemokratike dhe antikombëtare?
Për kë të votojnë qytetarët shqiptarë të mashtruar dhe manipuluar deri në thonjtë e këmbëve?
Thojani qytetarëve, pse duhet ta kenë taksirat të votojnë symbyllur për barinjtë e bashkuar, që në vend të ideve dhe vizionit politik i kanë mbushur bjeshkët, fushat dhe malet me tufa dhensh dhe qytetet me tufa qensh endacakë, sipas zanatit të tyre të vetëm që kanë mësuar në jetë!
A nuk keni lexuar dhe dëgjuar se çfarë ka thënë propaganda ish-komuniste jugosllave për gjysmë shekulli me radhë, se: “shqiptarë të ndershëm janë vetëm ata që i ruajnë dhentë në bjeshkë” (sepse pushtetin dhe begatitë e qyteteve duhet t’i gëzojnë sunduesit!), ndërsa njerëzit e ditur dhe intelektualët, sipas kësaj propagande, janë armiq të shtetit, nacionalistë, separatistë dhe irredentistë!
Pse edhe më tej shqiptarët duhet ta votojnë këtë klikë politikanësh të mëkuar me ide të huaja shoviniste kundër qenies kombëtare dhe intelektualëve shqiptarë?!
(8.VII.2020)

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ADEM DEMAÇI, NJERIU I PARË POLITIK I UÇK-së KA QENË E DOMOSDOSHME TË KOMBINOHET FORCA DHE POLITIKA

Sejdi Gega *E shtuar nga unë (Sejdi Gega): Me 12 gusht 1998, ...