Home / Opinion / Ndalu beg se ka hendek…

Ndalu beg se ka hendek…

Shqiptarët ju njohin mirë se kush jini, si këtëj dhe andej Drinit. Për ju palaço-karagjoza politikanë të Dardanisë e kam fjalën…
Keni 20 vjet që plaçkisni e dhjamoseni në emër të luftes, nuk u ngopët gryksa, ëë këpusha gjakpirëse, ju krimba kërrme..
E çlufte bëtë ju, ke çliruat, përveçse spiunuat njēri tjetrin tek shkjau, e vràtë me të pabesë dhe në pritë vëllaun tuaj, e përse, për pushtet e pasuri ??!! Ju horra na dolët trima vërtet, por pas lufte ama ,këtë e keni bërë mirë, këtu po që treguat trimëri duke injoruar çdo ligj dhe pērligjur çdo normë.Tek ju gjen më shumë vënd shprehja:
“Luftën e bëjnë Heronjtë, por përfitojnë horrat dhe maskarenjtë”. Aq mosmirënjohës jini treguar saqë, pushtetin e kthyet në pronën tuaj private,duke përdhosur gjakun e Heronjëve e turpëruar popullin tuaj, turpëruat ata që u sollën lirinë, DËSHMORËT,USA, dhe krejt KOMBIN. E sa për luftëtarët,nuk u lidhët një pension për të patur një jetë normale, dhe as u gjetët një vënd pune, përkundër kësaj, i vodhët, i përndoqet nga toka e tyre, hytë në pazare me sërbet per ta n’da Dardaninë, e falet truallin tek shkau Malazes ,donit ta falinit dhe te sërbi, por su la kush…Ju hajna, matrapazë antishqiptarë, një gjë e bëni mirë, luftën e brendshme, për pushtet e pasuri. Ju vërtetë jeni luftëtarë,,, po, po,po e vrisni të ardhmen, e vratë njeri tjetrin, shokun e vëllanë tuaj, gjithë shqiptarët i pretë në besë, e përse, për pushtet, për lek e pasuri, per jetët tuaja lluksoze ; po populli,,,? Ai le të mbytet, le të vuaje, se ska me hangër ANI, se ska shërbim shëndetësor ANI, se po braktis trojet prej jush, prej politikave kriminale antishqiptare ANI, e pra juve, nuk ua ndjen për askënd…Kujt po i beni moral ju “zotërinj; Thaći ,Veseli, Mustafa,Haradinaj,Limaj e gjithë shërbetorët tuaj me pushtet, ju që e ropët vendin dhe shqiptaret..këtij popullit që u njihte dhe dhëmbët apo brekushet, që këmbë sbathur ja hypët Kalit, ndërsa tani u janë çakërryer sytë nga milionat e eurove..?!
E pra aq sa është nje kurve burdello e virgjër,
po aq jeni dhe ju të pafajshëm, e sa për atdhedashës siç doni ta paraqesni vehten, asnje lidhje nuk keni me ata Burra sepse: Të duash Atdheun, Popullin, gjakun tēnd, dhe të respektosh identitetin e të parëve të t’u, duhen sakrifica për dy-tre a më shumë breza,,, që të punosh e luftosh për t’u afruar
bashkombasve të t’u një jetë me të mire, t’u ngresh moralin, t’u japesh dijen, të veprosh me ndërgjegje, dhe që të krijosh shtetin e së drejtës, duhet të jesh BURRË-ZAKONI, ashtu si ishin të parët tanë, e sa për ju, nuk i duheni ma askujt, ndaj prishni e shpenzoni ato pasuri e pare të grabitura, e buka u zëntë sytë, dhe gjaku i derdhun u mallkoftë… Po për çfarë shteti mburreni ju ZUZARË që keni ngritur..?!
Pa më thoni, si e zhduket papunesinë, po varfërine me se po e luftoni, cila ishte drejtësia juaj, e pra,,, të bëni dhe moral ,sa MARRE e (TURP) për ju….?!
E sa për shtetin tuaj, e panë mire të gjithë shqiptarët, e pane edhe bota mbarë, aq sa po qeshen me ju, po po, me te gjithe ju hajna, të pa’afte, të inkriminuar, dhe antishqiptarë…
E po mësojeni mirē pra, buka e thyer nuk ngjitet ma, më mashtrove njëherë bravo të qoftë, edhe pēr tē dytën herë ishte aftësia juaj, por tani jo më, përgjegjësia dhe faji mbetet i imi, kështu thotë populli. Në demokraci pushteti fitohet me votë, dhe duke mbajtur premtimet elektorale, cilin premtim e mbajtët ju..? Asnjë , po atëhere çfarë dreqin kërkoni..?! Populli e dha verdiktin e tij, VV e votoi dhe Albinin e votëbesoi, lereni të punojë ,por jo,,, ju nuk doni sepse: Ju preken interesat ,nuk kënaqeni me ulje rroge, nuk e doni këtë sepse, nuk fitoni miliona euro si me pare, doni të hani me lugën e madhe të pushtetit, pasi ashtu u mësuat, kështu j’u mēsuan politikanët e Tiranës, një surrat e shembëlltyrë jeni, të njejtat vese e të njëjtat sjellje kini.. Ju gryksa të pa’ngopur,si këtej dhe andej Drinit nuk u ka mbetur asnje fije morali, nuk u ka mbetur aspak Burrëri sepse; kurrë nuk e kishit; ju në ÇINGIE jini katandisur, të gjitha i konsumuat, çfarë dreqin kërkoni më…?! Prisni se ka radhë, bëni durim, tani e ka fjalën populli, e më pas drejtësia.. Ju në opozitë, bëni opozitën po t’ju ndijē e t’u ndjeki kush, por me rregulla e brënda kornizēs ligjore, duke respektuar qoftë edhe njëherē të vetme Kushtetutën, atë që ju e keni kthyer në PROSTITUTË: E hartuan grekët në Tiranë ,e hartuan dhe sërbët në Prishtinë…!Mēsojeni mirë pra se:
Demokracia është kontratë, dhe këtë kontratë ajo e bën me popullin, mbaj premtimet qeverris e drejto, në të kundërt hape krahun dhe largoju. Pra në rast se, nuk qeverris si duhet, brenda rregullave dhe Kushtetutes, është populli ai që vendos se kush do ta drejtojë, dhe populli ka folur, e përsëri do të flasë, ai i ka besuar VV, Albinit. Kjo është e vërteta, kjo është Demokracia…!!!
+2
Afrim Caka, Selatin Maleta dhe 264 të tjerë
139 komente
183 ndarje
Pëlqej

Komento

Ndaj

Komentet

Shiko komentet e mëparshme

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...