Home / Opinion / Kush bie?

Kush bie?

(parashikim i rezultatit zgjedhor të 15 korrikut)
Një javë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në MV ku me një parashikim pak a shumë të përafërt në garën e ngushtë mes SDSM -VMRO dhe partive shqiptare kam parashikuar rezultatin e ngushtë të 15 korrikut, të cilin me një gabim maksimal ± deri në 3 mandate lart – poshtë që kam paraqitur në radhitjen e mëposhtëme duket se do jetë rezultati final.
Sido që të jetë shqiptarët edhe në këto zgjedhje do të dalin humbësit më të mëdhenj të kësaj gare të pabarabartë që në start. Kampi sllavo-maqedonas është i favorizuar përmes ligjit të vjetër zgjedhor dhe kontrollit që kanë në komisione si dhe për shkak të shkapërderdhjes së votës shqiptare në disa grupime.
As nga këto zgjedhje shqiptarët nuk mund të çajnë përpara me 22-23 mandate, pasi ata shumë lehtë do t’i binden ”votës së shumicës” sllavo-maqedonase, e cila do të arrijë t’i shpartallojë shqiptarët me më shumë se 95 mandate në një parlament me 120 ulëse, mandate këto të ”fituara” nga votues fantom në të gjitha zonat zgjedhore të vendit.
Gjithsesi, pas 15 korrikut partitë politike shqiptare do të presin në radhë për të ta lutur mandatarin e formimit të qeverisë së re për t’i futur në koalicionin e ri qeverisës duke hequr dorë nga çdo zotim të çështjes kombëtare, ashtu siç ka ndodhur me partitë shqiptare në këto tridhjetë vjet të vendosjes së demonkracisë në ”dërzhavën” tonë të dashur MV.
Ky duket se do jetë rezultati final në këto zgjedhje:
SDSM-BESA= ±49-52
VMRO= ±48-50
DUI= ±12-14
ASH-AAA= ±6-7
PDSH= ±1-2
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe tekst

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...