Home / Të ndryshme / Romani: “Mërgata e qyqeve” të autorit Nasho Jorgaqi!

Romani: “Mërgata e qyqeve” të autorit Nasho Jorgaqi!

Vështrim libri
Romani: “Mërgata e qyqeve” të autorit Nasho Jorgaqi
Personazhi kryesor i këtij romani është Manush Kelmendi alias Isuf Mullai zbuluesi i mirëpërgaditur nga oficer të shtetit shqiptar i derguari i Enver Hoxhës te “mbreti” Ahmet Zogu I, në megrim.
Në romanin e shkruajtur është paraqitur “I derguari i Enver Hoxhës te “mbreti” Ahmet Zogu I, në megrim”, kemi të bëjmë me Isuf Mullain zbuluesin e mirëpërgaditur nga SIGURIMI i shtetit shqiptar të Shqipërisë në vietet e ’50, i cili u arratis nga Shqipëria dhe pas shumë peripecish arrin në Bruksel, më vonë të bëhet edhe Kryetar i Legalitetit të Degës së Belgjikës dhe i besuar i mbretit Zog I.
Sherbimi intelegjent i spiunazhit është një nga profesionet më të vjetra të botës. Shekujt kanë treguar histori nga më të ndryshme, në popujt e botës kanë ndodhur ngjarje të ndryshme që lidhën me pusi, kurthe, komplote, grumbullim informacionesh të një populli në popullin tjetër, vëzhgime sekrete, infiltrime spiunësh, tradhti nga më të ndryshme, për të pushtuar toka e për të sunduar popuj.
Çuditërisht, në artin e spiunazhit u përfshin njerëz të talentuar të dy gjinive, në këtë rast kemi të bëjmë me shqiptarin intelegjentë Isuf Mullain, që për interesat e shtetit shqiptar qëndroi besnikë të normave ligjore dhe njerëzore, por jo pasioneve, ai diti të zbatonte me korrektësi dhe fanatizëm rregullat e këtij arti profesionist dhe në asnjë mënyrë të mos lëkundej nga emocionet dhe rreziqet që i dilinin gjatë misionit të tij. Ky njeri i rrexhur në shërbimin sekret me vizione të thella dhe të përpunuara nga oficer spesialistë të shtetit shqiptar, që dinin të parashikonin situata të ndërlikuara të tragjedive e dramave njerëzore të luftrave pushtuese të atyre shteteve që donin të sundonin mbi popujt dhe shtetet e tyre për qëllime strategjike ushtarake dhe shfrytëzimin e pasurive të tyre kombëtare, pra në rrjetin e spiunazhit përfshiheshin ata njerëz që ishin të vendosur për të kapërcyer situata të rënda, që do të dinin të përballonin punë, ngarkesa, tallaze, dhimbje dhe stërmundime mbinjerëzore.
Isufi me durim hap pas hapi, me fantazi, abstragime, pritje, këmbëngulje, studjoi situatat, gjithë ç’plekset brenda tyre, qëmtojnë individët me tipare dhe prirje të veçanta dhe të përshtatshme, i afrojnë, drejtojnë, dhe i frymëzojnë, i ngarkojnë me mision drejt shtigjeve asnjëherë të lehta për t’u arritur, ata përpiqen të gjejnë fije, mpleksje, damarë të nëntëshëm, të heshtur, që të çojnë në vatrën e ndezur të krimit. Përmes tyre, ai përzgjedh dhe përgaditë për të çuar në vatrën e krimit gjetjen e përshtatshme. Por, kjo gjetje, -krijesë nuk mjafton të hyjë mes zjarrit, ai duhet të qëndrojë dhe të largohet, të dale prej tij pa u djegur.
Për këtë mision të tij të rëndësishëm kombëtar, shkrimtari Nasho Jorgaqi autor i librit “Mërgata e Qyqeve”, ku kryepersonazhi i veprës Isuf Mullai, na paraqitet me emrin (Manush Kelmendi), kjo vepër e thurrur me aq mjeshtri nga Jorgaqi lexohet me një frymë nga lexuesi, ky akt i madh spiunazhi për dobi të çështjës kombëtare shqiptare nxit kërshërin e krijuesit se ky sherbim intelegjent, njëkohësisht profesion, lindi së bashku me njeriun, fillimisht si instikt, si nevojë, kërkesë e qenësishme e jetesës dhe mbijetesës së popullit shqiptar dhe vetë shtetit, për të përballuar zezonat e armiqve tradhtarëve të vendit dhe pushtuesve të huaj.
Lexues të nderuar ju sugjeroj ta lexoni romanin dokumetar të Nasho Jorgaqit “Mërgata e Qyqeve”, i ndarë në dy pjesë I, II, për ata lexues që nuk e kanë lexuar.
Nga: Avdi Ibrahimi.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...