Home / Opinion / TRADHËTIA E SHEKULLIT!

TRADHËTIA E SHEKULLIT!

Pas grushtshtetit që iu gatua qeverisë Kurti nga Isa Mustafa dhe maskarenjtë e tij (të mbështetur edhe nga sahanlëpirësit e pushtetarëve, Gjyqtarët e mjerë të Gjykatës Kushtetuese), nuk është ndonjë befasi kërkesa e të njejtit Isa për shkarkimin e nënkryetarës së partisë dhe largimin e saj edhe nga kryesia e LDK, zonjës Vjosa Osmani, e cila shumë herë tregoi burrëri më të madhe se sa qyqarët e rrethit të Isa Mustafes dhe mbajti qëndrim dinjitoz sa herë që bashkëpartiakët e saj tregoheshin dështak të padije dhe të pa dinjitet!
Grushtshteti që iu bë qeverisë Kurti, nga shumë intelektualë, analistë politik dhe historian të njohur anë e kënd trojeve shqiptare, u quajt TRADHËTIA MË E MADHE E PASLUFTËS QË IU BË SHQIPTARËVE e deri te TRADHËTIA MË E MADHE E SHEKULLIT!
Por, tradhëtitë e llojit të këtillë, mund lirisht të thuhet se janë pritur duke marrë parasysh sjelljet e pashembullta të plackitësve të pasurisë shtetërore dhe të tradhëtive të panumërta që iu bënë atdheut (sidomos nga paslufta e deri në ditët e sotme) dhe të kaluarën e Isa Mustafës që mbante postet e dhuruara nga komunistët sërb dhe vjellte zjarrë duke i dënuar demonstrat studentore të vitit 1981, që nga Prishtina e deri në Geteborg të Suedisë, sic na e kujton veprimtari Avni Ajdini i cii asokohe vepronte në Suedi së bashku me të ndjerin Kosovë Rexha-Bala.
Por, nëse këto të palara të Isës dhe të klyshve të tij nuk sjellin ndonjë befasi, e njejta gjë nuk mund të thuhet edhe për popullin tim!
Është vështirë të kuptohet se me cfarë qyqarllëku po sjellet një popull i cili para ca vitesh i dhuroi atdheut djelm e vajza që, me armë në dorë, i dolën zot atdheut duke sakrifikuar jetën dhe gjymtyrët… E dëshmuan se s´ka gjë më të vlershme se liria e atdheut!
Ku është sot ky popull? Iu ngulit shumë shpejtë shpirti i robit dhe nuk ndërmerr gjë. Pse dikurë (në borë e fërfëllazë, shpeshherë edhe këmbë, nga mbarë Kosova) u tubuan në Prishtinë rreth gjysmë milioni njerëz për të protestuar kundër dhunës pushtetare dhe për të kërkuar më shumë liri? Pse sot nuk e bëjmë të njejtën, dhe me dhunë (sic edhe u muar pushteti) të largohen ndyesirat e kombit nga kolltuqet e kapura me tradhëti, dhe të sjellen para drejtësisë së popullit dhe ta marrin dënimin e merituar? E dënimi për tradhëti kombëtare dihet se cili është!!!

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...